PLUG/ Rama marrëveshje me kompaninë e hetuar nga NATO, a ka gisht Ron Yeffet?

21:43, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni investigativ ‘Plug’ në Syri Tv, 21 janar 2026

Pjesa e parë

Mirëmbrëma! Po fillon Plug! Do të ndalemi sot në një skandal që ka përfshirë edhe NATO-n, ku një kompani izraelite po hetohet për korrupsion, e drejtuesit e saj bashkë me zyrtarë të aleancës akuzohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Pas në këtë histori nuk mbetet edhe Shqipëria, pasi kudo ku ka anë të errëta korrupsioni në glob, çuditërisht shfaqet edhe emri i vendit tonë apo kryeministrit Edi Rama. Do tju njohim fillimisht me një prezantim të shkurtër të temës, dhe më pas marrim faktet me radhë.

Për herë të parë me zë e figurë, përfshirja e shtetasve izraelitë në Shqipëri, fal marrëveshjeve të Edi Ramës, u përmendën nga ish-zëvenëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Ramës, për shkak të pozicionit, e sot në azil, për shkak të përndjekjes politike.

Por duket se plani i kryeministrit Edi Rama, me mikun e tij izraelit u realizua edhe pas largimit të Ahemtajt, vetëm, se jo në fushën e financave e të borxhit publik, por në një sektor po aq të rëndësishëm, atë të armatimit dhe ushtrisë.

Në dy vitet e fundit, kryeministri Edi Rama shfrytëzon thuajse çdo dalje për të treguar se Ushtria shqiptare po rilind, e madje, siç dikur me satelitët Albanian one dhe Albanian Two, këtë herë mori përsipër të deklaronte se tashmë flamurin shqiptar do e kishin edhe dronët e prodhuar, falë këtyre marrëveshjeve sekret. 

Kjo është deklarta e kryeministrit Edi Rama pak muaj më parë, pasi kishte firmosur marrëveshje për të kaluar ushtrinë dhe armatimin e ushtrisë shqiptare në dorë të disa kompanive izraelite. E 7 muaj më parë, nga Vlora, kryeministri Edi Rama, sëbashku me zv. kryeministren Belinda Balluku dhe Ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu, do të firmosjen memorandumin e bashkëpunimit, që do ti hapte më pas rrugën për qindra miliona euro pagesa për kompaninë izraelite Elbit Systems.

Kryeministri Edi Rama do të deklaronte se kjo ishte një kthesë historike për ushtrinë shqiptare, e sipas tij falë marrëveshjes me kompaninë izraelite Elbit System.

Në rresht të parë, në këtë takim qëndronte i ulur edhe Ron Yeffet, izraeliti i cilësuar si miku personal i kryeministrit Edi Rama njëherësh edhe këshillues i tij, e që sëfundmi u përfshi edhe me kompaninë e tij në sektorin e mjeteve ushtarake, që po ashtu e kontraktuar dhe e paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e cilëson histori suksesi marrëveshjen me Elbit System, me këto marrëveshje e futi Shqipërinë, në analet më të errëta të korrupsionit të Aleancës së NATO-s.

Një skandal ka plasur sëfundmi në NATO, ku miqtë dhe bashkëpunëtorët e Edi Ramës të Elbit System akuzohen për korrupsion në fushën e armatimit, e sipas autoriteteve belge, kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal. Firmat e mbrojtjes, përfshi Elbit System dyshohet se kanë paguar ryshfete me vlerë miliona euro për të siguruar kontrata përmes Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s për të furnizuar aleancën ushtarake dhe 32 shtetet e saj anëtare. Si vendim paraprak, Kompania, Elbit Systems është pezulluar nga agjencia e prokurimit të NATO-s për shkak të skandalit të korrupsioni që përfshin akuza për ryshfet dhe praktika të sanksionueshme.

Media prestigjoze Follow the Money (FTM), e cila raporton se ka siguruar dokumente, raporton se  Agjencia e Prokurimit Publik në NATO, pezulloi kompaninë izraelite Elbit Systems dhe degën e saj Oruion Advanced Systems prej 31 korrikut.

Pas pezullimit, hetimet u thelluan për akuza serioze që tregonin përfshirje të mundshme në praktika korruptive nga kompania izraelite. Disa muaj më parë, u lëshuan disa urdhër arreste për vendet anëtare të NATO-S, përfshirë Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u vunë në pranga disa ish-gjeneralë të NATO-s, të cilët më pas u kthyen në bashkëpunëtorë.

Ata dyshohet se ishin pikërisht njerëzit që ndërmjetësonin kontratat e majme financiare për blerjen e armatimeve me kompaninë Elbit Systems. Dyshimet janë se kompania izraelite, pa paguar ryshfete me vlerë potencialisht miliona euro për të siguruar kontrata përmes NSPA-së për të furnizuar aleancën ushtarake dhe shtete të saj anëtare.

Hetimet janë duke u zhvilluar në Belgjikë dhe Luksemburg, ku ndodhet selia e agjencisë, ndërsa mes urdhër arresteve është dhe ai për një konsulent të dyshuar që vepronte në emër të kompanisë Elbit Systems, i quajtur Eliau Eluasvili. Hetuesit dyshojnë se gjatë një periudhe disavjeçare Eluasvili i mundësoi Elbit Systems të siguronte kontrata të shumta, kushtet e të cilave u manipuluan.

Akuzat e ngritura deri më tani, janë për "korrupsion aktiv dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale". Vetëm për vitin 2025, sipas mediave që kanë kryer investigimin, janë kryer rreth 10 miliardë euro porosi në fushën e armatimeve. NATO vendosi këtë verë të pezullojë disa programe të lidhura me grupin Elbit Systems, i cili pati një xhiro prej 6.83 miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Lista përfshin pesëmbëdhjetë kontrata të pezulluara nga NATO. Trembëdhjetë janë kontrata të dhëna për Elbit Systems dhe degën e saj Orion Advanced Systems. Ato ishin kontrata për furnizimin e siguresave ajrore dhe bombave siguresash, fishekzjarrëve për avionë dhe predhave 155 mm për forcat e armatosura të NATO-s.

Një nga kontratat në listë dallohet për madhësinë e saj: programi i përmirësimit të jetës së mesme për anijet patrulluese në det të hapur të marinës portugeze me një buxhet total prej 100 milionë eurosh për periudhën 2016-2024, një pjesë e të cilit NATO ia dha Elbit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco