Kjo situatë tregojnë banorët nuk ishte parë kurrë më parë. Në kohët më të keqe të motit, përmbytjet kanë qenë në rrugë apo oborre, por këtë herë, niveli i ujit shkoi deri në 1 metër në zonën e ish-kënetës, apo lagjeve të ndryshme të qytetit. Kryeministri Edi Rama fajin ja vuri banorëve të përmbytur, duke i akuzuar se kanë hedhur mbetjet dhe plastikë kudo, e sot po vuajn pasojat e kësaj sjellje. Por njohësit e asaj zone, siç dhe ekspertët e fushës, fajin e kanë gjetur tjetërkund. Tek Hidrovori i ri, vetëm ajo vepër kushtoi 19 milionë euro, e bashkë me të totali i fondeve për të shmangur këto përmbytje përllogariten në mbi 32 milionë euro.
Por pse me 32 milionë euro të avulluara, uji pushtoi Durrësin?
Emisioni Plug, që një vit para kësaj situate, ka denoncuar se me këto para nuk janë bërë vepra infrastrukturore, por janë abuzuar nga persona me pushtet, vartës të Belinda Ballukut. Jo vetëm Hidrovori jo efikas, por edhe miliona euro të tjera, në vend që të shkonin për investime, kanë shkuar në xhepat e Drejtorëve të Belinda Ballukut. Të cilët nga njera anë bënin projektet sëbashku me Emrijana Sakon, dhe nga ana krijonin kompani për ti marrë vetë këto fonde. Ndjekim atë që Plug, por më herët edhe emisioni Piranjat, kanë paralajmëruar dhe rikthehemi sërish!
Pas kallëzimit të dorëzuar nga juristja Adriana Kalaja, SPAK ka njoftuar kallëzuesen se për këtë çështje ka regjistruar dhe po kryen hetimet përkatëse. Por teksa Durrësi vijon të përmbytet ende nuk ka një sqarim apo informim publik nga SPAK se cili është fati i këtij procedimi. Për hetimet që po kryhen tashmë nga prokurorja Dorina Bejko, e emëruar nga kryeprokurori Klodian Braho në krye të njësisë antikorrupsion, SPAK ka njoftuar zonjën Kalaja se materiali kallëzues shtesë të ardhur në datë 16. 09. 2025, është administruar në kuadër të procedimit penale Nr. 95 kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi, etj.
© SYRI.net