Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

Plug/ Rrjeta e SPAK kap '4-AM', kompania e 'përkëdhelur' me fonde publike nga Belinda Balluku

21:36, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni 'Plug' transmetuar në Syri TV më 7 janar 2026

Pjesa e parë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon arrestimin e zv. Kryeministres njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për aferat korruptive të Tunelit të Llogarasë si dhe për aferat korruptive të Unazës së Madhe të Tiranës.

Janë të paktën 7 episode për lotet e Tiranës, ku fituesit e tenderave janë përcaktuar ose direkt nga Belinda Balluku, sipas negociatave paraprake me biznesmenët e lidhur me të. E në disa raste, sipas përgjimeve rezulton se ndarja e tortës 450 milionë euro të Unazës është bërë sipas urdhërave dhe dakordësisë së këtyre bizneseve me Edi Ramën.

Belinda Balluku: Për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramen. E dyta pse ja ke bërë për 3 vite? Se është çmenduri. Merru me këto se do me çmendesh. Sqaroji atij kurvë që nuk do hapen procese të reja se nuk lejojnë financat.

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda Balluku: Ça janĂ« kĂ«to supervizione qĂ« paske hap ti???

Evis Berberi: Po pba për tre vite. Janë të mirëmbajtjes.

Belinda Balluku: KanĂ« mirĂ«mbajtjet supervizion? I ke hapur ti? E po njĂ« do ta marr ky super k
 se ia ka premtuar R?”

Evis Berberi: Po bb i kishte një të madhe unë i ndava që të akomodohesh më shumë.

Belinda Balluku: S’mĂ« pĂ«lqen fare qĂ« unĂ« nuk di çfarĂ« bĂ«n ti.

Evis Berberi: Po kë të doje

Belinda Balluku: Jo kë të doje jo

Evis Berberi: Të vi në mije

Në një nga episodet, për një nga lotet, SPAK ka arritur të sigurojë prova për abuzim, e pjesë e abuzimit janë personazhe me lidhje të forta me Belinda Ballukun.

Kompania 4 AM e Ardit Metaliaj, tĂ« cilĂ«n Plug e ka denoncuar edhe pak kohĂ« mĂ« parĂ«, rezulton si pĂ«rfituese e njĂ« prej kĂ«tyre loteve nĂ« bashkĂ«punim me kompanitë  ED KONSTRUKSION sh.p.k dhe IDK KONSTRUKSION sh.p.k”.

Kjo zbulohet nga hetimi i SPAK, që për tenderin e dhënë kompanisë 4 AM, Belinda Balluku ka konsumuar të paktën  4 vepra penale.

Emisioni Plug ka mësuar se bëhet fjalë për lotin e dytë të Unazës dhe vlera e tenderit ishte 28 milionë euro, ku të gjitha kompanitë e tjera janë skualifikuar.

Teksa është në hetim për tenderin 28 milionë euro në Unazën e Tiranës, Belinda Balluku ka vijuar dhënien e të tjerë tenderave. Në 2 shtator të këtij viti, kompania 4 AM ka fituar gjithashtu tenderin 33 milionë euro për ndërtimin e Unazës Kashar-Vaqar, loti i parë. Madje kjo kompani ka marrë tenderin 3 milionë euro për mirmbajtjen e Tunelit të Llogarasë apo 29 milionë euro për ndërtimin e një prej loteve të rrugës Elbasan-Qafë Thanë.

Pra vetëm gjatë hetimit nga SPAK kompania 4 AM me 3 tendera ka marrë plot 83 milionë euro.
 
Ndërkohë që në 5 vitet e fundit, për llogari të 4 AM, Belinda Balluku ka firmosur tendera dhe projekte që përllogariten në mbi 150 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco