Emisioni investigativ 'Plug' në Syri Tv, 12 nëntor 2025
Pjesa e parë
Emisioni investigative ‘Plug’ vijon sot me zbërthimin e aferës korruptive 190 milionë euro e Tunelit të Llogarasë.
Megaafera e denoncuar nga emisioni ‘Plug’ në Syri Tv u faktua edhe nga dosja hetimore e SPAK për Belinda Ballukun e marrë e pandehur me akuzën e “Shkeljes së barazizë në tendera” në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Në emisionin e kaluar ‘Plug’ publikoi të dhëna që faktojnë, se jo vetëm tenderi 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit, por edhe tenderi 7.4 milionë euro për projektimin dhe tenderi 2 millionë euro i supervizimit kanë qenë abuziv. Po kështu Plug zbardhi fakte që tregojnë se tuneli i Llogarasë u ndërtua pa leje ndërtimi, ndërsa kolaudimi i punimeve nuk u krye kurrë.
Një tjetër skandal në këtë aferë, është dhe mos ndërtimi i një ure 110 metra të gjatë, e cila duket se është zëvendësuar me mbushjen me inerte të kanionit në malin e Llogarasë. Kjo aferë mban jo vetëm firmën e Belinda Ballukut por edhe të kryeministrit Rama. Denoncimet e emisionit investigative u faktuan dhe nga hetimet e SPAK.
Për më shumë shikoni videon.
© SYRI.net