Emisioni investigativ Plug zbardhi disa nga abuzimet financiare që ka kryer kryetari i bashkisë së Kolonjë Erion Isai. Plug ka hedhur dritë mbi disa afera që lidhen me ndërtim ujësjellësash dhe rrugën Korçë-Ersekë, ku shpenzimet totale llogariten që kapin shifën e 100 milionë eurove. Në emission u transmetua vetëm një pjesë e investigimit, që tregon se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Erion Isai ka shpërdoruar mbi 10 milionë euro për ndërtim ujësjellësash apo rezervuarësh. Gjithashtu, Erion Isai dyshohet se ka krijuar një skemë “5D” duke u dhënë tendera kompanisë së drejtorëve, apo lejuar ndërtime të paligjshme të drejtorëve të tij.
Emisioni investigativ Plug ka zbardhur detaje nga aferat e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai. Pak javë pasi SPAK e mori të pandehur, Plug ka hedhur dritë mbi disa afera që lidhen me ndërtim ujësjellësash dhe rrugën Korçë-Ersekë, ku shpenzimet totale llogariten që kapin shifën e 100 milionë eurove. Në emisionin e kësaj të mërkure, u transmetua vetëm një pjesë e investigimit, që tregon se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Erion Isai ka shpërdoruar mbi 10 milionë euro për ndërtim ujësjellësash apo rezervuarësh.
Në dosjen e SPAK, rezulton se Erion Isai ka një marrëdhënie të ngushtë miqësore me Entela Çanon, një ish drejtuese e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që sot ka një kompani private në fushën e supervizimit të punimeve. Nga hetimet janë zbardhur mesazhet dhe telefonatat e Erion Isait me Entela Çanon, ku kjo rezulton se kjo e fundit në këmbim të dhurimit të projektit të rrugës Korçë-Ersekë, përfiton disa tendera nga bashkia Kolonjë. Jo vetëm kaq, por Erion Isai i lë dorë të lirë mikeshës së tij Entela Çano, që ajo të përcaktojë kriteret por edhe rivalët në tenderat që do të merrte pjesë në bashkinë Kolonjë. Dhe pas procedurave fitikve, rezulton se Entela Çano shpallet fituese e disa tenderave me vlerë dhjetëra mijëra euro nga Erion Isai.
Sipas SPAK, Erion Isai dhe gjashtë vartës të tij, përfshi drejtorin e fondeve ipard Armand TAfili, kanë kryer vepër penale të shkeljes së barazisë në tendera duke u marrë të pandehur. Plug ka shkuar përtej hetimit të SPAK. në emision u publikuan të dhëna disa raporte auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që tregojnë se Erion Isai ka kryer shpërdorim të fondeve publike, ku për ndërtimin e ujësjellësit të Ersekës apo dhe projekte të tjera, ka paguar fatura të majme ndaj kompanive, për punime që nuk u kryen kurrë në vlerën e më shumë se 80 mijë eurosh. Skandali është dhe më i madh pasi po sipas një hetimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryer në vitin 2024, Erion Isai dhe drejtorët e tij, kanë abuzuar me rreth 7 milionë euro tendera vetëm për ujësjellësat.
Abuzimet e Erion Isait në bashkinë e Kolonjës nuk ndalen me kaq. Plug publikoi edhe një skemë të ngjashme si ajo “5D”, ku rezulton se Erion Isai ka firmosur tendera për kompaninë e drejtuesit të njësisë administrative Qendër Ersekë. Kryebashkiaku i Kolonjës i dha një tender me vlerë 210 mijë euro kompanisë Rehovari, e cila ishte në pronësi të vartësit të tij Spiro Zoto. Skandali më i madh është se kompania mori të gjitha pagesat nga Erion Isai dy javë pasi lidhi kontratën, ndërsa sipas një hetimi të KLSH rezulton se kompania nuk kreu asnjë punim për ndërtimin e rezervuarit.
Plug u rikthye edhe njëherë të drejtori i Erion Isait, Armand Tafili, i cili përfitoi 234 mijë euro nga IPARd për të ndërtuar agroturizëm ROhan. Nga një hetim i Kontrollit të lartë të shtetit, rezulton se Armand Tafili, ndërtoi agroturizmin me të paktën 8 shkelje ligjore. Dhe sipas KLSH Erion Isai është përgjegjësi kryesor, ku me vendimmarje të jashtëligjshme ka lejuar ndërtimin e agroturizëm Rohan, që rezulton në pronësi të drejtorit të tij Armand Tafili, por që në fakt ky i fundit nuk ka deklaruar kurrë të ardhura për të kryer një investim të tillë, duke lënë të kuptohet se pas tij mund të fshihen persona të tjerë.
© SYRI.net