VIDEO - Landfilli Sharrës drejt emergjencës mjedisore/ Qeveria pranon dështimin e inceneratorit të Tiranës

21:32, 18/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mirëmbrëma Miq. Po fillon Plug. Sonte do t`ju tregojmë një anë tjetër të medaljes, të aferës së inceneratorëve dhe menaxhimin e plehrave në përgjithësi. Në pak vite, për tre inceneratorë inekzistent dhe për landfillin e Sherishtës në Vlorë, shqiptarët kanë paguar më shumë se 200 milionë euro nga taksat e tyre. Ta nisim nga Tirana. Plug ka siguruar një document që tregon se landfilli I Sharrës në Tiranë shumë shpejt do të jetë në emergjencë mjedisore, pasi në Sharrë nuk ka më vend për të depozituar plehra. Qeveria u kërkon për herë të parë bashkive të shkelin kontratën me koncesionarin e landfillit të Sharrës, pavarësisht se vet një gjë të tillë nuk e bën.

Arrestimi I Erion Veliajt në muajin shkurt por edhe zgjedhjet e 11 majit, shpërqëndruan disi vëmendjen e qytetarëve nga afera e shekullit, inceneratorët. Teksa SPAK bënte gati fletë  arrestin për kryebashkiakun e Tiranës në 10 shkurt, njëkohësisht nën zë ndlodhte dhe një zhvillim tjetër. Në datën 4 shkurt 2025, Drejtori I Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Indrit Karaj firmoste këtë shkresë që shihni në ekran, drejtuar pesë bashkive të qarkut të Tiranës dhe bashkisë së Durrësit. Shkresa, ishte më shumë se një njoftim zyrtar, por një alarm për situatën me landfillin e Sharrës. Që në fillim, Indrit Karaj tregonte se zona e trajtimit të mbetjeve, pra Landfilli I Sharrës ndodhet në një situatë të vështirë për menaxhimin e mbetjeve për shkak të ezaurimit të kapacitetit depzitues të mbetjeve të ngurta urbane.

Administratori I IEBV

Sjellim në vëmëndjen Tuaj se Zona e Trajtimit të Mbetjeve, Tiranë ndodhet në një situatë të vështirë për menaxhimin e mbetjeve, pasi është drejt ezaurimit të kapacitetit depozitues të mbetjeve në landfillin e mbetjeve të ngurta urbane. Sqarojmë se, nga ana e shoqërisë "Integrated Energy BV SPV" Sh.p.k., është duke u ndërmarr çdo veprim i mundshëm për vijimin e pranimit të mbetjeve për depozitim.

Ndërsa shtonte më tej, se për shkak të ezaurimit të kapaciteteve depozituese, qeveria kishte miratuar ndërtimin e një qelize të re për depozitim të mbetjeve, por që ende nuk ishte përfunduar procedura e zbardhjes së lejes.

Administratori I IEBV

Për të evituar çdo problematik të pranimit të mbetjeve që gjenerohen nga bashkitë një zgjidhje efektive është ndërtimit i një qelize shtesë në landfillin e mbetjeve urbane, për të cilën janë ndjekur procedurat ligjore për ta vendosur në operim. Aktualisht, shoqërisë "Integrated Energy BV SPV" sh.p.k., i është miratuar Vendimi me kusht Nr. 12, datë 02.04.2024 "Për miratimin e lejes së ndërtimit për objektin: Zgjerim i kapacitetit të depozitimit të mbetjeve të ngurta zona 13, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë", si dhe ka vijuar me plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, por nuk janë çelur dritaret në portalin e-albania për ngarkimin e tyre, e për pasojë ende nuk është zbardhur leja e ndërtimit.

Në përfundim, Indrit Karaj që administron kompaninë Integrated Energy Bv Spv, u kërkonte bashkive të qarkut të Tiranës dhe asaj të Durrësit, të shkelnin edhe kontratën që këto njësi kanë me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Administratori I IEBV

Ezaurimi i kapacitetit do të sillte pamundësinë e pranimit të mbetjeve dhe do të përballeshim me një situate kritike e cila do të kërkonte zgjidhje alternative nga ana juaj për të garantuar depozitimin. Për sa më sipër, të ndodhur përballë kësaj situate problematike, lutemi lashkëpunimin tuaj për të nisur me zbatimin e praktikave për ndarjen e mbetjeve në burim, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për menashimi e integruar të mbetjeve, me qëllim uljen e sasisë së mbetjeve që asgjësohen nëpërmjet depozitimit në lendfillin e mbetjeve urbane dhe rritjen e sasisë së mbetjeve që mund të riciklohet.

Sipas kësaj shkrese, Agjencia e Pronave të Sekuestruara, një institucion në varësinë e Ministrit të Brendshëm e për rrjedhojë të Kryeministrit, për herë të parë që nga nisja e aferës së inceneratorit të Tiranës, pranon zyrtarisht dështimin e kësaj vepre. Nëpërmjet kësaj shkrese, qeveria u kërkon bashkive të gjejnë zgjidhje alternative për menaxhimin e mbetjeve urbane, siç është ajo e riciklimit. Mirëpo, kontrata koncensionare, në pikën 5.4.2, përcaktonte pikërisht atë që është cilësuar shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore. Në pikën 5.4.2 të kontratës mes kompanisë së Inveneratorit Integrated Energy BV SPB, u përcvaktua se bashkitë e qarkut të Tiranës zhvisheshin nga çdo e drejtë që për 30 vitetet e ardhshme të bënin menaxhim individual të mbetjeve, pasi këtë eksluzivitet qeveria ia dha privatit.

Kontrata

Përgjatë të gjithë Kohëzgjatjes së kësaj Kontrate, Autoriteti Kontraktues dhe as ndonjë Entitet tjetër Shtetëror, qoftë ky në nivel qëndror, apo vendor, nuk do të japë askujt të drejta të shfrytëzojnë, të përdorin dhe përpunojnë Mbetjet Urbane të Qarkut Tiranë si dhe të drejtën e administrimit, përdorimit, apo ngritjes së Venddepozitimeve të Mbetjeve Urbane apo ndërtimin e Impianteve në këtë zonë që do të sillte si pasojë rënien e Sasisë Minimale të Garantuar të Mbetjeve.

Në pamje të parë, kjo sa thamë më sipër duket thjesht një procedurë buroktratike që tregon emergjencën mjedisore që pritet të shpërthejë në landfillin e Sharrës, e ku tashmë shtetit I duhet të shkelë mbi veten për t`iu lejuar bashkive gjetjen e zgjidhjeve për menaxhimin e mbetjeve. Por në thelb, shkresa e drejtorit të Agjencisë së PAsurive të Sekuestruara gërshetuar me kontratën koncensionare të inceneratorit të Sharrës, zbulon pasojën e rëndë jo vetëm mjedisore tashmë, por edhe financiare për të paktën pesë bashki të qarkut të Tiranës. Nga viti 2019 e deri më sot, bashkitë Tiranë, Durrës, Kamëz, Vorë dhe Kavajë, kanë paguar polotë 8,2 miliardë lekë, apo më shumë se 82 milionë euro vetëm për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, që nuk u bë kurrë incinerator.

pagesat e bashkive

Bashkia                 Pagesa

 

Tirana                    6,760,437,764.00

Kamez                  116,330,162.00

Vore                                      83,320,763.00

Kavaje                  359,815,428.00

Durres                  952,839,860.00

Totali                     8,287,480,480.00

Kjo është vetëm pagesa, që vetëm pesë bashki kanë kryer për depozitimin e mbetjeve urbane në landfillin e Sharrës. Pagesa është kryer për një shërbim që nuk ndodhi kurrë, incenerimin e mbetjeve urbane. Për këtë arsye, në vitin 2022, Kontrolli I Lartë I Shtetit, në një raport, që tashmë nuk gjendet më as në faqen e tij në internet, auditonte pikërisht inceneratorin e Tiranës duke kërkuar anulimin e tarifës 29 euro për ton. Sipas KLSH, Tarifa 29 euro për ton, që bashkitë paguanin për çdo sasi mbetjesh që dërgonin në Sharrë ishte abusive, ndaj KLSH kërkonte që në vitin 202, kohë kur SPAK ende flinte mbi dosjen e inceneratorëve, që  kjo tarifë të anulohej.

KLSH

Të nisin bisedimet së bashku me Koncensionarin me qëllim që Brenda kuadrit ligjor në fuqi të shikohet mundësia e ngritjes së një grupi të përbashkët mes Autoritetit Kontraktor, Bashkisë Tiranë dhe Koncensionarit për të identifikuar, saktësuar dhe rakorduar mes tyre pjesën e tarifë/ton që I takon veçmas porocesit të incenerimit që ende nuk është kryer.

Dhe KLSH shkonte më tej, kur deklaronte se deri në vitin 2020, pagesa e një tarife abusive për inceneratorin, I kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 3.2 miliardë lekësh, apo 32 milionë euro.

KLSH

Prej vitit 2018 deri aktualisht, prej MIE është paguar tarifa 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim jo I plotë, duke qenë se inceneratori ende nuk është përfunduar si object indrustrial për djegiene mbetjeve urbane. Pavarësisht Kostos së pastrimit të qytetit të Tiranës prej 3.8 miliardë lekësh për periudhën 2018-2020, depozitimi dhe incenerimi I tyre ka shtuar koston për buxhetin e shtetit edhe me 3.2 miliardë lekë të tjera për një shërbim ende të pa ekzekutuar përfundimisht.

Në total, deri më tani, inceneratori i Sharrës në Tiranë u ka marrë qytetarëve por edhe bizneseve private më shumë se 130 milionë euro. 83 milionë euro nga këto janë pagesa që bashkitë kanë kryer për depozitimin e mbetjeve në Sharrë, ndërsa pjesa tjetër janë pagesa që bizneset ndërtuese në Tiranë, kanë paguar për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco