Fundi i ‘ëndrrës’ turke?

Fundi i ‘ëndrrës’ turke?

Nga Çim Peka - 02/10/2017

Në përfundim të referendumit për pavarësi të kurdëve të Irakut, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan reagoi me një nerv të kuptueshëm. Në deklaratën e tij, duke u munduar të zhbëjë përpjekjet e kurdëve në Irakun e veriut, ai ju referua Kosovës, ku sipas mediave u shpreh se ‘114 vende pranuan Kosovën, por fatkeqësisht nuk mund të jetë shtet, pasi është ende vështirë. Iraku i Veriut, ju do të merreni vetëm me Izraelin?’

 Ky qëndrim i Presidentit turk, në fakt bie ndesh me qëndrimin e tij të shprehur me plot emocion në Kosovë në vitin 2013 ku vetë Erdogan pati thënë: ‘Ne të gjithë i përkasim të njëjtës histori, kulturës së përbashkët, qytetërimit të përbashkët, ne jemi popuj të vëllazëruar nga kjo strukturë. Mos harroni, Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi’.

Në të dy rastet presidenti turk është gabim. Kosova është shtet, pavarësisht rrethanave të reja gjeostrategjike të Turqisë, si dhe Kosova nuk është Turqi. Kosova nuk është as Serbi, e as Shqipëri, pavarësisht se kush e thotë. Kosova është thjeshtë Kosovë. Një shtet i ri, Sovran, i pavarur, me problemet e saj në shtet-formim si çdo shtet i ri. Nuk është ndonjë hata e madhe pse presidenti turk e sheh si problem numrin e njohjeve të Kosovës nga shtetet anëtare të OKB-së, problem i vërtetë qëndron në faktin se ai e lidh shtetësinë e Kosovës me anëtarësimin në OKB, duke e sjellë Turqinë zyrtare në pozicionin e Moskës dhe Beogradit në raport me Kosovën. Mund të shihej si një çedim i padëmshëm nëse një deklaratë e tille nuk do te vine në kohen kur shohim një largim të Turqisë nga Euro-Atlantizimi 70-vjeçar dhe afrim i saj me Rusinë. Gjithsesi, do t’i ngelet Turqisë që të shpjegojë raportin e saj me Kosovën në periudhën afat-shkurtër.

Që të jemi realistë, nuk është ky raporti i vërtetë mes Kosovës dhe Turqisë. Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, pavarësisht problemeve të saj të brendshme me minoritetin kurd. E ka mbështetur, dhe ka lobuar për njohje të mëtejshme. Ka ndihmuar institucionet e Kosovës, ekonominë e saj dhe Trupën Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Porse ne duhet të jemi të qartë se këtë nuk e ka bërë se pse shqiptarët e Kosovës janë vëllezër të turqve, as se pse “Kosova është Turqi e Turqia, Kosovë’. E ka bërë thjesht në zbatim të interesave të veta shtetërore. Pikërisht këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë e ku do janë. Raportet midis tyre dhe Turqisë janë raporte që diktohen nga interesat shtetërore të secilës palë. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Interesat reciproke janë shtylla kurrizore e marrëdhënieve midis shteteve dhe popujve. Shqiptarët thjeshtë duhet ta kuptojnë këtë dhe të largohen nga folklorizmat.

Duke i thënë këto, duhet të pranojmë se në historinë e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe Turqisë, që nga rënia e Perandorisë Otomane, raportet kanë qenë të forta, miqësore, deri diku edhe vëllazërore, me ulje-ngritjet e veta, por prapë Turqia mbetet një fuqi ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake rajonale me ndikim pozitiv karshi shqiptarëve. Nga ana tjetër as nuk kemi mundur dhe as nuk mundemi që ne të ndikojmë në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Serbisë, pikërisht për hir të interesave shtetërore të Turqisë. Raporte këto, që pavarësisht Kosovës, Turqia e i ka patur të shkëlqyera (përjashto ndërhyrjen e NATO-s në Kosove në vitin 1999). Edhe sot i ka të shkëlqyera, sidomos ato ekonomike. Madje më të mira se me shqiptaret në shtetet e tyre respektive.

Qëndrimi i çdo lideri apo shteti të huaj ndaj Kosovës, është automatikisht edhe qëndrim ndaj shqiptarëve në tërësi. Raportet e zotit Erdogan me shqiptarët deri në deklaratën e fundit të tij, kanë qenë miqësore. Raportet e tij individuale me lidershipin shqiptar kanë patur ulje ngritjet e veta. Që nga vitit 2013, raportet e tij personale me Kryeministrin e Shqipërisë kane qenë më shumë se miqësore. Hyrje-daljet e Ramës në shtëpinë e Erdogan tashmë janë rutinë. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, për sa kohë që këto marrëdhënie midis liderësh, përkthehen ne marrëdhënie të mirë midis shteteve të cilët përfaqësojnë. Ndërhyrja brutale e Erdogan në krah të Edi Ramës në fushatën e fundit elektorale, pavarësisht faktit që e kemi kritikuar, do të ishte e falshme nëse këto raporte individuale do ti kthente në raporte të konsoliduara institucionale midis dy vendeve.

Për arsyet e veta, dhe në kushtet e izolimit të Edi Ramës, propaganda e tij është munduar të na mbushë mendjen se Turqia është shpëtimi i shqiptarëve. U trumbetuan me të madhe dy projektet individuale të Erdogan për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines. Ndërkohë që kjo është një gjë e mirë, nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe ngritja e një aeroporti në jug të vendit është pozitive, por suksesi i tij nuk varet nga ndërtimi i një piste avionësh, por nga shfrytëzimi i tij për zhvillimin ekonomik të vendit. Nëse ai ndërtohet, por lihet ashtu si aeroporti i Kukësit, ato janë para të çuara dëm.

Duke ju rikthyer deklaratës së Erdogan, i takon atij të qartësojë se cili është raporti i tij dhe qeverisë së tij në lidhje me shtetësinë e Kosovës. Por nga ana tjetër, shërbeu që entuziastët e Turqisë ti kthejë me këmbë në tokë, dhe të kthjellohen se në marrëdhëniet ndër-shtetërore nuk ka vëllazëri të përjetshme, por përputhje ose mos-përputhje interesash. Po ashtu, i hoqi edhe maskën e fundit Edi Ramës në të ashtuquajturën ‘ëndërr turke’. Dhe së fundi, u heq edhe një argument sharlatanëve politike, siç ishte ai politikani i ‘Besës’ në Maqedoni, i cili shprehej ‘se kam biseduar me Edi Ramën për investimet turke në Maqedoni’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fcds03/10/2017 13:17

@ Loran shehu, qetesohu o thi, se paske dhe mbiemer aziatik te prapambetur dhe barbar

Respekte02/10/2017 22:36

Bravoooo , shum domethenes shkriimi !!!!!!!!!!!!!! Mos u limito ketu z Peka....po behet nami ne Shqipri...nuk kuptoj pse nuk flisni me shum.Shumica e "gazetarve" kan frik ose jan te blere....Per hir te Zotit ...angazhohuni me shume se njerzit po vdesin per buken e gojes.Pergezime stafit..flm.

ORE CIMKE PEKA, DERVISHI ETJ02/10/2017 18:44

I nderuar Z Peka, ky shkrim ne stilin dhe formatin gazetaresk eshte per tu vleresuar. Pjesa derrmuese e ketyre fakteve qendron. E para, une besoj se Erdogani me shume do shqiptaret sesa Ramen. E dyta, eshte me se e vertete qe jo vetem Kosova por edhe Shqiperia nuk kane arritur te jene shtete tamam. E treta, nuk mendoj qe eshte gabim qe Erdogani ta quaj popullin tone popull vella ndofta per metafore, pozita dhe interesa gjeopolitike apo per nje 500 vjecar bashkejetese. E katerta, "dashuria" e Erdoganit per popullin tone eshte pertej areporteve apo rruges Durres-Morine. Nuk e shikojme me vend qe keni nje urretje te shfrenuar kundrejt Erdonganit vetem sepse Ai mbeshtet Ramen. Nuk mbeshtet Ramen por popullin shqiptare, dhe ketu argumenti, filozofia jote bie poshte. Ketej e akuzon Erdoganin si nje fundamentalist, Islamist apo iziolonist e ketej na mbeshteska nje te pa fe, katolik, kristjan apo budist, crendesi ka kur eshte individ. Por asesi, nuk mund te heqesh paralele marredhenieve shtetore mes Turqise, Serbise dhe Shqiperise. Per kujtese dhe retrospektive, kur flitej qe Nato te nenshkruante ne Kumanove 1999 me gjeneralin Anglez Mike Xhakson dhe serbet u terhoqen. Mendoj se ishte presidenti Turk me Mejdanin qe bene nje vidieo-link deklarate qe ne rast se nuk firmoset marreveshja Turqia hyn kembesorisht ne Serbi. Treni qe u nis nga Beogradi per ne kosove ishte telefonata e Erdoganit qe I thote: po vazhdove edhe njezet minuta udhetim, avionet Turk jane mbi Beograd. Pra Z Peka, nuk mendoj qe mund te godasesh interesat tona me Turkun duke sulmuar Erdoganin vetem e vetem qe urren Ramen. Sikur neve shqiptaret qe si kope delesh qe jemi te prodhojme qofte ndonje udheheqes Grek, Erdogani do e respektonte verdiktin e sovranit. Neser iken Rama-ky I cmendur dhe lapanjos por Erdogani do presi edhe Bashen si mik, vella apo byrazer. Andaj, te jemi zhveshur nga inatet tona personale dhe te godasim miqte me te forte te kombit. Uroj shkrime te tjera me me pak kolor.

Buki02/10/2017 18:32

Kam rrespekt per ty Peka, por ja ke fut kot në shume gjera.

Erdogani e ka mbeshtet fuqishem Kosoven. Nëse Europa do e lerr Kosoven, Turqia do ta mbroj nga pushtimi eventual serb, ashtu siç beri me Shqiperine kur Greqi deshti ta pushtonte.

Askush nuk foli atëhere perveç Turqise.

Sa per Ramen, ato jane interesa partiake personale, edhe Basha do bente mire ta takoj Erdoganin ashtu siç beri Rama perpara se të behej kryeminsiter.

Erl Kodra02/10/2017 17:19

Pavaresisht se kush eshte Edi Rama, qe per mendimin tim ka aftesi diabolike si demagog i dores se pare, pavaresisht se kush eshte Erdogan qe i ka tronditur raportet e Turqise me perendimin, Turqia ne vetvete ka qene dhe mbetet aleati me i madh i shqiptarve ne bote. Dekleratat e Erdogan per Kosoven jane thjesht perdorim per interesa imediate te presidentit Erdogan. Por kjo nuk e zhben ose nuk mund te prish raportet shteterore mes Turqise dhe Shqiperise. Turqia nuk eshte thjesht "fuqia me e madhe rajonale", ajo eshte shume me teper se aq; eshte nje nder fuqite ushtarake, ekonomike dhe politike me te medha ne bote, padyshim krahas Anglise, Frances dhe Gjermanise. E pozicionuar ne piken me strategjike te globit tokesor, me nje fuqi ushtarake te jashtezakonshme, fuqi berthamore, aty ku ndodhen bazat me te medha ushtarake amerikane ne rajon. Ne kete kontekst, Turqia mbetet lojtari kyc ne Mesdhe dhe me gjere. Raportet e Shqiperise me Turqine nuk mund te vihen ne dyshim, pavaresisht se kush eshte kryeminister ne Shqiperi ose President ne Turqi. Edi Rama dhe presidenti Erdogan jane te perkoheshem, ndersa Turqia dhe shqiptaret ne Ballkan do te jene te perjetshem.

gjykimi02/10/2017 17:19

Cimo!Nuk me pelqe te te kundershtoj pornuk jam dakort me Ty;Ed rama eshte fare i blinduar nga miqesia me Erdon dhethenjet e ketij te fundit per afersine vellazerore ndermjet dy popujve tane jane korekte. Berisha e ka humbur kete shans ndaj''endet rrugeve'' pa perkrahjen shume te nevojeshme te tija . Ky eshte dallimi , dallim i cili do vulosi ende per nje kohe jo te shkurter qendrimin ne pushtet te ER.

Loran shehu02/10/2017 15:41

Z Cim Peka megjith se kto kohet e fundit nuk ke mbajtur no nje qendrim shum te mir ne pergjthsi por kete artikull e ke ber sic duhet hallall esht shum e vertet kjo qe ke then tamam boll me me aziatiket e te prapambeturit qe po na conin ne gremin bile kjo tuf barbaresh deshi dhe te perdhosi figuren ton kombetare Skenderbeun

Shto koment

Denonco