Debati Berisha – Gonzato, të cilit fatkeqësisht iu dha status heretik

Debati Berisha – Gonzato, të cilit fatkeqësisht iu dha status heretik

Nga Ndriçim Kulla - 14/05/2026

Debati mes Sali Berisha dhe Silvio Gonzato nuk është thjesht një përplasje nervash politike, as një episod i zakonshëm mes opozitës dhe diplomacisë evropiane në Tiranë, por një nga ato çarje të heshtura ku duket sikur realiteti shqiptar ndahet në dy korridore të ndryshme, njëri i ndriçuar nga gjuha ceremoniale e burokracisë evropiane dhe tjetri i mbushur me një mjegull mosbesimi ku opozita sheh një rend që flet për demokraci ndërsa sillet si administrator i një paqeje artificiale. Në këtë përplasje nuk ka dramë të jashtme, nuk ka ton revolucionar, nuk ka britma ideologjike; ka më shumë një atmosferë të ftohtë dhe të rëndë, pothuaj administrative, ku fjalët ecin si dosje të stampuara nëpër korridore institucionesh dhe ku vetë e vërteta duket sikur humbet në procedura.

Në Shqipëri është krijuar prej kohësh një zakon i çuditshëm që çdo kritikë ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë të trajtohet si një formë devijimi moral dhe  i pa pranueshëm, pothuaj si një mungesë qytetërimi, sikur diplomati të mos jetë më funksionar i një strukture politike demokratike  por një figure e paprekshme  e veshur me çelik  , që rri mbi debatin publik. Kjo është arsyeja pse reagimi ndaj deklarimeve të Berishës për Gonzaton mori menjëherë trajtën e një alarmi moral dhe jo të një debati politik. Në vend që të diskutohej nëse ambasadori kishte apo jo të drejtë kur fliste për orientimin e Partisë Demokratike drejt frymës MAGA dhe jo drejt integrimit evropian, debati u zhvendos menjëherë tek e drejta për ta kritikuar atë ose për të shprehur të vërtetën. Nuk e di në cilin vend evropian mund ta gjeshë një fenomen të tillë?! Kjo është ndoshta pika më shqetësuese e gjithë klimës shqiptare, sepse aty ku përgjigja ndaj diplomatit trajtohet si herezi, si mit  mesjetar dhe i pa prekshëm demokracia fillon të duket më shumë si ritual sesa si sistem i gjallë mendimi.

Dhe megjithatë pyetja përsëri  mbetet e thjeshtë. A e ka thënë apo jo Gonzato këtë gjë ? Nëse po, atëherë ai hyn në një territor shumë delikat politik, sepse një ambasador i Bashkimit Evropian nuk është analist partie dhe as komentator televiziv dhe në këtë pike ka shkelur statusin diplomatik. Ai përfaqëson një institucion që teorikisht duhet të ruajë një distancë të ftohtë ndaj konflikteve të brendshme politike dhe ti monitoroj  me pa anësi  të plot ato. Nëse jo, atëherë lind nevoja për një sqarim publik, sepse në atmosferën shqiptare edhe heshtja fillon të marrë formën e një pohimi indirekt. Pse nuk e ka bërë apo pse ende nuk e bën që tashti diplomati Gonzato ?

Problemi më i madh në këtë histori është se opozita shqiptare, sidomos Partia Demokratike e Shqipërisë, e sheh veten si forca që historikisht e ka hapur horizontin evropian të vendit dhe jo si një pengesë ndaj tij. Ajo kujton se ishte lëvizja antikomuniste e viteve ’90 që e lidhi Shqipërinë me Perëndimin dhe se integrimi evropian nuk lindi nga burokracitë aktuale të Tiranës por nga një frymë politike që vinte kundër izolimit. Kjo krijon një kontradiktë të fortë psikologjike kur burokratë evropianë në Tiranë japin përshtypjen sikur dyshojnë mbi evropianizimin e opozitës ndërkohë që, sipas perceptimit të saj, pushteti aktual po përdor vetë procesin e integrimit si dekor propagandistik.

Në këtë pikë debati bëhet pothuaj kafkian sepse gjithçka fillon të funksionojë me dy realitete paralele. Në njërin realitet Shqipëria paraqitet si histori progresi institucional, si vend që ecën drejt standardeve evropiane, si demokraci funksionale me reforma dhe stabilitet. Në realitetin tjetër, opozita sheh një sistem ku zgjedhjet grabiten, drejtësia perceptohet si politike  dhe administrata ndërkombëtare duket më e shqetësuar për ruajtjen e mbulesës  sesa për të vërtetën konkrete të pushtetit që zien brenda. 

Kur Gonzato u thotë deputetëve të opozitës se në Bruksel askush nuk beson se në Shqipëri ka diktaturë, ai në fakt nuk po bën vetëm një deklaratë politike; ai po shpall distancën midis perceptimit evropian dhe ankthit të opozitës shqiptare sot . Por opozita nuk kërkon domosdoshmërisht që Evropa ta quajë Shqipërinë diktaturë. Ajo kërkon që Evropa të pranojë se ekziston një deformim serioz i sistemit demokratik ose i bën ftesën për ta verifikuar me transparencë gjendjen. Këtu lind edhe nervozizmi i madh ndaj burokracisë evropiane në Tiranë, e cila shpesh perceptohet si një strukturë që monitoron më me kujdes reagimet e opozitës dhe jo  sjelljen e pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco