A po e tërheq Rama, Bashën drejt Berlinit e larg Uashingtonit?

A po e tërheq Rama, Bashën drejt Berlinit e larg Uashingtonit?

Nga Çim Peka - 31/05/2017

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee, i ashtuquajturi ‘Buldozeri’, pritet të vizitojë vendin tonë përsëri në ditët në vijim. Vizita e tij vjen pak çuditshëm, kur pikat e nxehta të konflikti politik si bojkoti i zgjedhjeve nga ana e opozitës, çadra e lirisë dhe vettingu tashmë janë zgjidhur. Aq më tepër kur vetë zoti Yee është në detyrë vetëm edhe për 3-4 javë. Duke ditur që vizita e tij nuk është ndonjë tur falënderimesh, arsyet e ardhjes se tij me nxitim para se të lërë detyrën dhe para datës së zgjedhjeve në Shqipëri janë shumë intriguese, megjithëse jam i sigurtë që zoti Rama dhe zoti Basha i dinë paraprakisht këto arsye.

 Me datë 17 maj të këtij viti, Komiteti i Politikës së Jashtme në Kongresin Amerikan mbajti një seancë dëgjimore mbi situatën ne Ballkan. I thirrur për të dëshmuar, ZëvendësNdihmës Sekretari Hoyt Yee bëri një deklaratë të çuditshme dhe të pa precedentë; ai u shpreh se Byroja e Euro-Azisë në Departamentin e Shtetit nuk kishte koordinuar politikat e saj për Ballkanin me Administratën e Presidentit Trump!

Me poshtë linku i seancës dëgjimore:

 https://foreignaffairs.house.gov/hearing/subcommittee-hearing-balkans-threats-peace-stability/.

Në një ngjarje pa asnjë lidhje me çfarë thamë më sipër, Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh në një tubim elektoral se Gjermania dhe Europa nuk mund të mbështeteshin më tek fuqitë e jashtme, duke nënkuptuar SHBA-të, porse Europa do të duhej të merrte vetë fatin e saj në dorë. Pavarësisht, se Kancelarja Merkel po i referohej takimit të G7 në Siçili, pavarësia të cilës i referohet Mekel nuk është ajo politiko-ekonomike, por ushtarake, dhe lidhet drejtpërsëdrejti me NATO-n, dhe mbrojtjen europiane. Fakti që Aleanca e NATO-s është 70-vjeçare dhe Presidenti Trump ka vetëm 4 muaj në detyrë, tregon qartë që nuk janë amerikanët ata që po braktisin Europën, por është Kancelarja Merkel ajo që po shtyn Europën të braktisë NATO-n.

Kjo bëhet edhe më evidente, tani që Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian duke humbur veto-n e saj ndaj krijimit të një force mbrojtëse europiane jashtë NATO-s. Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Hastings Isamy (vitet 1952-57) ka qenë shprehur se “NATO ishte krijuar për ti mbajtur amerikanët brenda, ruset jashtë, dhe gjermanët poshtë”. Çuditërisht ose jo, në mbështetje të tezes së Merkel u shpreh edhe kundërshtari i saj social-demokrat Martin Schulz. Me një gjerman (me origjinë) në Shtëpinë e Bardhë, duket se bota është e vogël për dy gjermanë. Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe SHBA-ve kane qenë për 70 vite shtylla kurrizore e marrëdhënieve euro-atlantike. Duket se urrejtja reciproke midis Trump dhe Merkel ushqehet edhe nga miqësia midis Merkel dhe Obama (marrëdheniet më miqësore të dy liderëve në historinë e marrëdhënieve SHBA-Gjermani). Nuk është vetëm urrejtje midis dy individëve, por përplasje edhe midis dy filozofive të ndryshme. Marrëdhënie që si pasojë do të ketë distancimin e këtyre dy vendeve nga njëri-tjetri.

Duke u rikthyer në Shqipëri dhe rajon, duhet të theksojmë se gjatë dy mandateve të Presidentit Obama, prania politike dhe diplomatike amerikane në Ballkan ishte shume e vakët dhe erdhi duke u shuajtur, duke i lënë vend rritjes se influencës gjermane. Vetë Kancelarja e mori si nisme personale të veten, marrëdheniet me Ballkanin duke synuar që nëpërmjet të ashtuquajturit ‘Proces i Berlinit’ vendet e rajonit të mbaheshin të angazhuara në marrëdhëniet me Unionin, por edhe me njeri-tjetrin si mekanizëm i shuarjes së konflikteve. Në funksion të kësaj politike, por edhe me synimin afat-gjatë që këto vende një ditë të anëtarësoheshin në Bashkimin Europian, Gjermani e Merkel ndërmorri një nismë konfidenciale  dhe nën tavoline për krijimin e një hapësire doganore (fillimisht) pan-ballkanike, që më vonë do të çonte në krijimin e një njësie politike ballkanike –Jugosllavinë e Re- e cila më pas do të mund të anëtaresohej në BE, kur dhe nëse vetë BE-ja të ishte në gjendje ti pranonte. Deri atëhere, këto vende do të ndërmerrnin një sërë hapash të brendshëm, në fushën e ekonomisë, rendit dhe sigurisë, luftës ndaj krimit dhe kriminalitetit dhe në veçanti luftën ndaj korrupsionit, nga ku mori shkas edhe e ashtuquajtura Reforma e madhe në Drejtësi. Në Shqipëri u quajt një herë Reforma në Drejtësi, pastaj Vetting, në Maqedoni nisi të realizohej nëpërmjet Prokurorisë Speciale, ndërsa në Kosove pritet të realizohet nën ombrellën e Gjykatës Speciale. Për të bërë të mundur të gjitha këto, Berlini dhe si pasojë edhe Brukseli insistuan në krijimin e një konsensusi të gjerëlokal për realizimin e të ashtëquajturave reforma të mëdha, dhe si pasoje çuan në qeveri me bazë të gjerë në Serbi midis Vuçiç dhe Daçiç, në Kosovë midis LDK dhe PDK, si dhe në Maqedoni në mënyrë të sforcuar me qeverinë teknike të pas skandalit të përgjimeve. Është krejt evidente se të tre këto projekte dështuan. Rasti me tipik është ai i Kosovës, ku për shkak të koalicionit të sforcuar, jo vetëm që nuk u arritën objektivat e caktuara nga Berlini dhe Brukseli si

i) marrëveshja e asociim-stabilizimit,

ii) liberalizimi i vizave,

iii) demarkacioni,

iv) gjykata speciale, por vendi ka shkuar në zgjedhje të parakohshme, dhe partia e madhe e Ibrahim Rugovës rrezikon të dalë forcë e tretë.

Kur Hoyt Yee planifikoi vizitën e majit në Shqipëri, synimi i tij ishte të kuptonte se çfarë po ndodhte dhe nuk pretendonte të futej në brendësi të konfliktik politik. Pasi i deleguari i Kancelares Merkel, McAlister dështoi të binde Bashën të pranojë ofertën e tij të zgjidhjes, vizita e Hoyt Yee mori një rëndësi të veçantë. Ai mori avionin për Tiranë ‘me shkopin dhe jo karrotën’ ndaj Bashës. Situata ndryshoi kur në mënyrë të papritur, ndërkohë që kishte zbritur në Tiranë, i erdhi një telefonatë e gjatë nga kati i 7 i ‘Foggy Bottom’. Jo vetëm që Basha nuk u ndëshkua, por me ndërhyrjen dhe kërcënimet e njerëzve të Administratës së re të Presidentit Trump, Kryeministri Rama u detyrua të pranonte marrëveshjen McAlister +.

Rama u detyrua të pranonte marrëveshjen që tashmë e njohim të gjithë, me shpresën se lobistët e tij të rinj dhe shumë të fuqishëm (të cilët paguhen 11 herë më shumë se kontrata e bërë publike) do të mund ti siguronin një takim të shkurtër me Presidentin Trump gjatë samitit të javës së shkuar të NATO-s. Pavarësisht lidhjeve të fuqishme të lobistëve të Ramës me administratën e re, përgjigja zyrtare që u erdhi ishte ‘not in a million years-jo në nje million vjet’! duke shtuar se deklaratat e Ramës kundër Presidentit Trump ishin transkiptuar dhe bërë pjesë e dosjes personale të Presidentit me informacione për liderët pjesëmarrës ne samitin e NATO-s.

Ndërkohë që është e qartë dëshira e Kancelares Merkel si protektore e deritashme e Ballkanit, për një koalicion pas-zgjedhor midis PD dhe PS, zyrtarët e lartë të ardhshëm amerikane (të cilët presin konfirmimet në Senat në 2-4 javët e ardhshme), nuk kanë nguruar që të shprehen privatisht kundër një koalicioni të tillë. Takimi bilateral i Presidentit Trump me presidentin Italian Mattarella (jo ai me kryeministrin Gentiloni) pritet të ketë ndikim edhe në zhvillimet e ardhshme politike në këtë anë të Adriatikut.

Duke ju rikthyer, deklaratës së Hoyt Yee në Kongresin amerikan të cituar më lart, dhe në këtë situatë, vërtet që vizita e tij me ngut ngre shumë pikëpyetje: A ka kërkuar njëri-ndonjë vulë amerikane për marrëveshjen e madhe??

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

dikush01/06/2017 17:15

Plotesisht dakort me ju dikush. Me kujtoni Prof. Fugen...

dikush01/06/2017 15:04

Ka ne kete analize te gazetarit Peka, mjafte llogjike realiste edhe jashte politikes se mbrendeshme shqiptare duke prekur faktoret e politikes se jashteme te Europes e SHBA. Por ndryshe nga kjo llogjike realiste, jam befasuar kur e degjova ne oponionin e Fevziut qe sebashku me kolegun e ti Shkullaku, flisnin me ze te larte e te revoltuar se perse Basha paskej bere "gabimin e madh" qe paskej hequr Majlinden, nje flirtuese e politikes se Rames dhe e politikes gjermane, qe ju kundervu hapur ne publik atij. Nuk po ju besoja vesheve !
Ku e kishin gjithe kete merrak te madh per listat e Bashes ? Se po demtohej PD duke ndryshuar kryesimin e meparshem apo se u realizua ky ndryshim qe do te qetesoje zerat kritike kunder PD. I degjoja perballe z.Marku e z.Hoxha, qe te dy intelektuale e politikane qe edhe mund te ishin perfshire ne keto lista te PD, qe flisnin qete e me argumenta se e miratonin kete ndryshim, e Shkullaku me Peken gati ulerinin sikur te ishin keta qe jane hequr nga listat. Mund te jem i gabuar, por mendoj se jo vetem ne elektoratin e djathte, por edhe per shumicen e shqiptareve, asnjeri nga te larguarit, perjashtuar ndoshta disi znj.Topalli, nuk mund ti afrohet z.Basha per performancat e tij menazhuese politike e qeverisese. Bindja ime eshte se nese do te behej nje mbledhje e asamblese se PD e do te viheshin kandidaturat e Bashes e te gjithe te larguarve me vota te fshehta, ai do te dilte me vota me diferenca te medha me keta. Ndoshta ne vitin e pare te zgjedhjes se tij, edhe nuk do ta kishte kete diferencim te madh, nen trysnine e propogandes se ai eshte hija e Berishes. Por zhvillimet politike te vitit te kaluar e vecanerisht te ketij viti, e kane ekspozuar ate si nje lider zeplote te PD, qe me kembenguljen e me stilin paqesor te te berit opozite, eshte distantuar nga te gjithe politikanet e tranzicionit shqiptar. Qe te kerkohet dorheqja e tij nga Imami e cuditerisht edhe nga Topalli e qe ti perveshen atij gazetare me bindje te djathta si Peka e Shkullaku, demi mi i madh i behet opozites e i shkohet ne ndihme Rames e Metes..

Gjermani31/05/2017 21:52

Merkel është ne mes të fushatës elektorale per zgjedhjet parlamentare që mbahen pas 3 muajsh. Me keto prononcime Merkel terheq të pavendosurit. Gjermanet ne pergjithsi nuk i kan qef amerikanet, prej Trump akoma edhe me shume. Kur Merkel te jete zgjedhur per here te katert Kancelare, e kthen pllakën.

Artion31/05/2017 20:39

Analize e sakte. Vetem se Cim e ke ruajtur Bashen sepse tashme ai e ka gelltitur lugen e corbes, per "Ish-Jugosllavia+Shqiper", qe eshte nje plan i udhehequr nga Merkel, nen maskimin e " procesit te Berlinit".

yp xhixhi31/05/2017 19:23

Ilir, e paske hashashin pa pare dhe nuk po perdor shkrepse.Berlini me iforte se Washingtoni???Fucking hell

Ajo31/05/2017 19:12

Gjermania nepermjet Merkel po perpiqet te shkepute Europen nga Amerika. Fakti qe aleati me natyral i SHBA-ve, Britania e Madhe, eshte jashte BU ia ben me te lehte Merkelit te synoje te luaje nje rol protagonist dhe ne kundervenie me SHBA. Po mos harrojme se nje fuqizim pa kufi i Gjermanise eshte gjithmone i frikshem. Kemi dy luftera boterore te na e kujtojne historine me te dhimdshme te njerezimit. Jo me kot Fuqite e Medha pas gabimit fatal te pas- Luftes se Pare Boterore qe lejuan Gjermanine e Hitlerit te armatosej dhe fuqizohej dhe shkaktoi miliona viktima, vendosen ta monitorojne me shume kujdes kete vend me fuqi rigjeneruese, ekonomike kulturore dhe etike te larta, por dhe ne te njejten kohe me tendenca dominimi me pasoja fatale mbareboterore. Eshte politika e shume e dobet si superfuqi e SHBA-ve nen administraten e Obames qe ia shtoi orekset Gjermanise. Shqiperia duhet te kerkoje gjithmone mbeshtetjen e SHBA te cilet e kane treguar per me shume se 100 vjet se mbrojne dhe garantojne te drejtat e shqiptareve, gje qe s'mund te thuhet gjithmone per fuqite europiane.

JURI31/05/2017 16:50

MERKEL DUHET TE KETE KOLUAR ANDEJ NGA ZURAT e kgb ne kohen qe ka marre te drejten per studime sepse keshtu ka qene rregulli per tu futur ne universitete duhet te kaloje nga zyrat e KGB NE KOHEN E RUSIT

Iliri31/05/2017 16:40

Po dhe po qe ashtu cim ku qendron e keqja ?.. Berlini eshte me i fuqishem se Washington... rri ne paqe tani.

Shto koment

Denonco