Të vërtetat e Raportit të Këshillit të ambasadorëve amerikanë dhe media eunuke shqiptare

Të vërtetat e Raportit të Këshillit të ambasadorëve amerikanë dhe media eunuke shqiptare

Nga Luçiano Boçi - 10/03/2024

Raporti i këshillit të ambasadorëve e thotë troç që shpallja non grata e Berishës u bë pa prova, me një proces in camera, larg traditës së të drejtës amerikane dhe u lobua nga njerëz me lidhje okulte me fondacionin Soros.

Raporti fakt-mbledhës për nga vetë përmbajta dhe rëndësia e insitucionit që e ka gjeneruar, duhet të ishte nga dje kryelajmi i mediave. Bëhet fjalë për një vendim i cili ka afektuar dhe ka përcaktuar të gjithë jetën politike dhe vazhdon të jetë përcaktues në degradimin e demokracisë shqiptare në një narko-regjim.

Raporti nxjerr në dritë lehtësinë dramatike të shpalljes non grata të Berishës, për hir të interesave imediate politike e ekstrapolitike dhe mungesën totale të fakteve.

Sikurse, konturon qartë simptomat e një demokracie të vdekur, në themel të së cilës qëndron deformimi i votës, pastrimi i parave të pista, kriminalizimi i shtetit e politikës, korrupsioni galopant, kapja e sistemit të drejtësisë, protagonisti i të cilave është Edi Rama.

Raporti impresionon me konkluzionet e tij dhe përshkrimin e rolit historik të liderit të Partisë demokratike në futjen e Shqipërisë në rrugën e demokracisë pas rënies së diktaturës.

Ai lehtësisht dhe pa ekuivok zbulon para shqiptarëve një të vërtetë të ditur, por ende të pambështetur nga institucionet ndërkombëtare:

Të vërtetën se Berisha u sanksionua vetëm e vetëm t’i hapej rruga sundimit të Ramës, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të krimit dhe vend jo demokratik. Si dhe në emër në emër të bërit shembull, koncept komunist dhe i rrezikshëm ky. Të një shembulli pa asnjë fakt dhe provë, por thjesht për të trembur të tjerët.

Raporti si i tillë imponon vëmendje dhe jehonë. Përkundër kësaj ai u përcoll sikur të ishte raport i një shoqate nga ato që rëndom financohen nga fonndacioni Soros si Aleanca për zhvillim gjinor, apo shumë të tjera të ngjashme.

Mediat eunuke shqiptare në shumicën e tyre duken qartë që e kanë humbur raportin me interesin publik dhe të vërtetën dhe me zell i shërbejnë me regji kryeministrore të keqes dhe regjimit.

Ndërkohë duket sa dramatik dhe qeshrak fakti se lajmin e ardhjes së delegacionit të Këshillit gati një vit më parë, këto media e kanë pasqyruar.

Por për raportin nuk guxojnë të thonë qoftë dhe një fjalë.

Sepse përmbajtja e tij hedh poshtë të gjithë narrativën e tyre anti-berishiane përgjatë tre viteve dhe njëherazi dëshmon gjendjen e tyre mjerane nën kotrollin total të Ramës dhe zyrës së propagandës së tij.

Këshilli i ambasadorëve amerikanë është një organizatë reputative e pavarur me 200 anëtarë dhe që mbështet veprimtarinë e DASH.

Ai herë pas here realizon misione fakt-mbledhëse në shumë vende dhe i pasqyron ato si problematika që duhet të korrigjohen.

Gjetjet e këtij raporti duhet të ndryshojnë nga sot e tutje çdo interpretim politik dhe mediatik në hapësirën tonë të debatit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco