Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Pse drejtësia ‘amerikane’ e qeverisë, nxitoi me Belerin dhe vonon me Berishën

Pse drejtësia ‘amerikane’ e qeverisë, nxitoi me Belerin dhe vonon me Berishën

Nga Alfred Lela - 09/03/2024

Pra, dreqtësia fringo e re, si golf i dikurshëm akriliku komunist, seancat e Fredi Belerit, i bën fap e fap, pa kurrfarë shtyrje. Beleri duhet hequr qafe sa më shpejt, Bashkia duhet ‘pushtuar’ dhe ‘investitorët strategjikë’ duhet të fillojnë nga puna, se mos-o-Zot! na mbetet Himara pa resorte të mëdha, ku të fortët ndërtojnë e kurvat pushojnë.

M’anë tjetër, gjyqin e Berishës dhe Malltezit, shty e shty e shty.

Po pse, do thoni ju, o të dashur miq dhe armiq?!

Po se, po shtymë Berishën i vonojmë edhe Strasburgun, por sidomos e lodhim, atë dhe demokratët, e heqim edhe nga Parlamenti, siç e hoqëm nga lista zgjedhore si kre i koalicionit opozitar. Me këtë rast fusim edhe ndonjë nga ata të ‘opozitës sonë’ dhe kemi një deputet më shumë.

Po mire, se Beleri e ka kokën kshu e ashtu, siç thotë KMY-ja (Kryeministri Ynë), është dallkauk, nga ata të cilët Elisa nuk honeps, është bandit, nga ata të cilët Taulanti nuk i qas as mbi urë të Shkumbinit... po Berisha me Malltezin?

Njëri ish-president dhe ish-kryeministër, kardiolog i shquar, dhe tjetri mjedisor dhe profesor Universiteti.

Drejtësia hiç. Ku pyet ajo. Është e pamvarme si një palë brekë që nuk i nxjerr në tel se janë firuar pak në vende të papërshtashme. Është e drejtë dreqja, si litari në thes. Është e re, si një Fiat Ritmo, karakatinë e hedhur varrezash italiane, dhe që shqiptarit të shkretë të fillimviteve ’90, i dukej ‘Ferrari’.

Ç’të thuash për këtë sqoll politik kur ai të ndihmon duke thënë gjithçka për veten?!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco