Ndjeshmëria e munguar e Europës për demokracinë e rrezikuar në Shqipëri

Ndjeshmëria e munguar e Europës për demokracinë e rrezikuar në Shqipëri

Nga Ndriçim Kulla - 07/02/2024

Zhvillimet politike në Shqipëri janë bërë më  dramatike nga çfarë kanë qenë edhe një vit më parë. Pluralizmi politik shqiptar thuajse  përpëlitet  dhe përveç një grup idealistësh të pa përkulshëm ai tashmë  ka përball tërë shtetin me të gjitha insticionet e tij, bashkuar me një hordhi dezinformuesish dhe opinon keqbërësish që të vërtetës i thonë gënjeshtër dhe anasjelltas, kundrejt pagesave të majme të përfituara nga inceneratorët dhe aferave të pa fundme kriminale.

Ku po shkon kështu demokracian në Shqipëri  ?

Kur depudetët e opozitës me pamje të qarta me zë dhe figure ndalohen  dhunshëm të hyjnë në sallën e parlamentit për seanc plenare!

Ndërsa opozitës i ndalohet me urdhër të prerë të jetë pjese aktive e reformës zgjedhore sipas të gjitha rregullave dhe historive partiake.

Kur lideri opozitës Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie, duke kapërcyer çdo lloj arsye dhe ekstrimiteti juridik me qëllimin e vetëm që të mos e ushtroj aktivitetin politik.

Kur rrëfimi i ish-zëvendëkryeministrit Arben Ahmetaj para opinionit publik mbi tmerret e pa imagjinueshme të mafies së sotme qeveritare mbetet si një thes mielli që sa herë i bie me shkop aq herë nxjerr pluhur. Dhe fatkeqësisht ky pluhur që lëshon njolla  grabitjesh prej të ardhurave të taksapaguesëve shqiptar, janë krim, pasiguri, kërcënim ndaj kujtdo që u rrezikon pushtetin e përjetshëm që kanë dizenjuar.

 Kur - shpopullim i vendit  është më i madh se sa në vende lufte. Në një dekadë janë larguar 1.1 milion qytetarë ose 1/3 e popullsisë. Bilanci mund të jetë edhe më dramatik, por frika e së vërtetës po i mban shifrat e censusit ende në errësirë. Në këto përmasa mund të ndodhë vetëm një shpopullim sipas një strategjie të mirëstudiuar. A ka qenë ky shpopullim një strategji e Edi Ramës dhe PS për të dëbuar nga vendi pjesën më aktive (brezi i ri dhe i moshës së mesme) të elektoratit të djathtë? Fakt është se asnjë përfaqësues ndërkombëtar nuk ka folur për këtë shpopullim më të madh se në zonat e luftës!!

Kolera e rrënimeve  represive të regjimit ka pushtuar tërë Shqipërinë. A është e vetëdijshme Europa politike për këtë ecuri shkatrrimtare në Shqipëri ? Pse hesht? Ku është ndjeshmëria dhe energjia e dikurshme e saj për të ndihmuar  opozitën dhe demokracinë shqiptare?

Ne jemi fare afër Europës dhe pa asnjë mëdyshje jemi pjesë e rrënjëve të saj.

-Demokracia është rrënuar;

-Liria është zëvendësuar nga represioni i fshehtë dhe kontrolli politik i qeverisë në çdo fushë në nivel kapilar.

-Institucioni i Votës së lirë është asgjesuar me tolerancën e çuditshme të ndërkombëtarëve ,përkatësisht amerikanëve dhe me heshtjen europianeve. Shqipëria nuk bën dot më zgjedhje të lira që prej 2013.

- Opozita u shkatërrua nga qeveria me mbështetjen e ndërkombëtarëve sidomos prej një segmenti të lobuar të administratës së sotme amerikane. Ajo nuk lejohet të kontrolloj administrimin e qeverisjes me mekanizmat e saj ligjore?

-Europianët dhe amerikanët ndihmuan qeverinë disa here për të bërë zgjedhje moniste dhe pranuan rrënim të standarteve në kuadrin ligjor të zgjedhjeve megjithëse OSBE ka ngritur alarmin.

-Shqipëria u kthye në vendin e narkotrafikut me heshtjen e ndërkombëtarëve: Në kulmin e kanabizimit të vendit kryeministri dhe qeveritarët e tij u pritën në zyrën e njeriut më të fuqishëm të botës dhe liderit të SHBA.

 - Kur drejtësia është kapur plotësisht, për të paktën pas tre dekadave nga PS me mbështetjen e ndërkomvëtarëve me të ashtquajturë reformë soroniane. Militantët e PS, pasardhësit e kupolës së PPSH dhe organeve kriminale të diktaturës marshuan në të gjithë institucionet e sistemit të drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat e të gjitha niveleve, dhe tani po përdoren për hakmarrje politike që nga rrëzimi i etërve të tyre në krye të diktaturës staliniste. Ata kanë rikthyer në çdo qelizë të jetës shoqërore luftën e klasave dhe hakmarrjen e hapur.

-Reforma e sistemit të drejtësisë sot ka arritur  të përshkohet nga fryma dhe metodat e ish Sigurimit të shtetit dhe Revolucionit kulturor kinez.

-Në Shqipëri po aplikohen standarte të vendeve diktatoriale të hetimit dhe dënimit në shkelje të plotë të Kushtetutës.

-Gjykata Kushtetuese është në nivelin më të ulët profesional dhe më e kapur politikisht se kurrë ndonjëherë. De facto Shqipëria sot nuk ka gardian të Kushtetutës;

-Në Shqipëri është instaluar një model ekonomik tipik për vendet e pazhvilluara gjysëmdiktatura të Afrikës së zezë, i cili e ka bërë vendin të pajetueshëm edhe për shresën e mesme, nxit largimin masiv të të rinjve dhe i shërben vetëm oligarkisë, pseudoelitës politike të majtë të pasuruar dhe grupit të biznesit të lidhur me qeverinë.

-Në Shqipëri kanë ndodhur dukuri korrupsioni të përmasave që tejkalojnë madhësinë e një vendi të vogël si rezultat i bashkëpunimit të pushtetit me segmente të mafies ndërkombëtare, si inceneratorët, projekti  i Durrësit, kanabizimi etj .

Kur  sot "arritja" më e rëndësishme e qeverisë me mbështetjen e disa ndërkombëtarëve, është  pikërisht shkatërrimi  i opozitës nën pektun e largimit të liderit historik Berisha nga politika.

Me këto "arritjet" represive politikisht të orientuara të kësaj qeverisje mund të kënaqet vetëm diktatura ndërsa shqipëtarëve sot nuk i ka mbetur rrugë tjetër përveç përballjes me të, e cila  ndoshta do jetë edhe  më e vështirë se përballja me diktaturën komuniste 33 viteve më parë.

Por e përjetshme as nuk mund të mendohet se do jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco