Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

Prangat për opozitën dhe bashkimi antidiktaturë

Prangat për opozitën dhe bashkimi antidiktaturë

Nga Avni Nezaj - 15/01/2024

Riformulimi i një koalicioni opozitar si një forcë bindese që të rikthejë demokracinë në vend është edhe  i vështirë por edhe i kërcënuar nga falangat aspak miqësore të ushtrisë së njëpërdorimshëve të Edi Ramës.

Termi konfederata e opozitës. Kështu e kam dëgjuar. Ose federata nuk ka të bëjë më politikën e ditës me atë aktualen. Kupola që duhet të bashkojë opozitën duhet te gjejë një term tjetër me racional dhe më bashkëkohor. Opozita e bashkuar apo opozita kundër diktaturës, nuk do ishte keq. Apo opozita e të gjithë atyre që e duan Shqipërinë në BE.

Idetë përbashkuese duhet të jenë lajtmotiv për të gjithë ata që janë në opozitë, kanë qenë në opozitë dhe që vijojnë të jenë në opozitë me një regjim që opozitën e ka përdorur si mish për top dhe është tallur nën ison e melodiozit Basha për vite me radhë. Tashmë është qartësuar se ai nuk ka qenë ndonjë, sekondë, minutë, orë, ditë, jave apo muaj në opozitë.

Prandaj opozita e vërtetë duhet të përzgjedhë formulën më të qartë që revanshi qytetar të përballet pa dhunë me një pushtet që ka nxjerrë prangat për ta burgosur opozitën. I duhet në burg pasi nuk e kontrollon dot më. Kjo është krizë e madhe për Ramën por edhe për opozitën e bashinjëve që i tërheq nga veshi sa herë i duhet ndonjë gotë pije për shpëlarje pas ndonjë darke “me investitorë strategjike”. Kjo për rilindjen është seriozisht krizë e madhe pasi ka akoma për të vjedhur në këtë vend. Pasi ju turren bregdetit dhe e copëtuan. Mbajeni mend që Rama me investitorët e tij strategjike do ju turret liqeneve, pllajave malore dhe pyjeve...për ti pushtuar. Me ndihmën e togës së melodiozit që votojnë gjithçka që ju servir lideri.

Prandaj bashkimi i opozitës duhet të bëhet pa frikë. Ajo duhet vrarë. Secili mund të kontribuojë me mënyrën e tij. Askujt nuk i humbet vlera kur kontribuon për një kauzë të madhe. Dhjetoristët në 90 ashtu e rrezuan diktaturën. Nuk e dinin çfarë i priste. Kështu duhet të jetë edhe sot.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco