Shqipërisë i duhet një Ministri Antidroge para Ministrisë së Korrupsionit

Shqipërisë i duhet një Ministri Antidroge para Ministrisë së Korrupsionit

Nga Alba Kepi - 12/01/2024

Nuk mund të luftosh korrupsionin pa larguar trafikantët nga politika, parlamenti, qeveria e pushteti. 

E keni parë ç'po ndodh në Ekuador? 
Grupe mafioze, kartela droge e trafikantë kokaine kanë pushtuar në transmetiv live Televizionin publik.

Në xhepin e gazetarit futën tritol e me kallash në duar thërrisnin se shteti duhet të jetë nën urdhërat e mafias.

Ç’po ndodh atje është zile alarmi për Shqipërinë. 

Fuqizimi i mafias ekuadoriane me influencën në politikë, ekonomi, zgjedhje partie, votë elektorale, komandim të figurave në shtet e qeveri, kishte kohë që preokuponte aktualitetin vendas e organizmat botërore që monitorojnë krimin e organizuar. 

Raportet e Antimafias konfirmojnë lidhjet gjithnjë e më te forta mes kartelave ekuadoriane të drogës e mafias shqiptare e cila ka gjetur në këtë territor habitatin perfekt për të lulëzuar fitimet nga biznesi i kokainës e fuqizuar rolin e tyre si kontraktues të  drejtpërdrejtë e të dytët në nivel botëror pas Ndranghetas kalabreze. 

E dëshmojnë këtë realitet edhe vrasjet e trafikantëve shqiptarë në Ekuador e kërcënimet me vdekje që parlamentarja Viviana Veloz dhe këshilltari i saj kanë marrë nga mafia shqiptare.

E pra, Shqipërisë para Ministrisë së Korrupsionit i duhet Ministria e Antidrogës. Nuk mund të luftosh korrupsionin pa largu nga pushteti ata që u votuan me paratë e kokainës. 

Trafiku i drogës komandon ekonominë shqiptare, orienton politikën kombëtare. 

Kullat e kokainës kanë pushtuar Tiranën, leku i pisët ka sunduar ekonominë informale, leku është bërë më i fuqishëm se euro, sipërmarrësi trafikant ka shkatërruar konkurencën e tregut, trafikanti sipërmarrësi është bërë investitor strategjik, e investitori trafikant merr fonde publike e korrupton shtetin.

Nuk mund të ngresh Ministri AntiKorrupsioni kur çdo ditë lëshon leje ndërtimi për kulla kokaine, për resorte droge e fuqizon mafian shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco