Dosja McGonigal, heshtja vrastare e shtypit shqiptar

Dosja McGonigal, heshtja vrastare e shtypit shqiptar

Nga Ilir Levonja - 10/01/2024

Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsëdrejti në një ryshfet prej 225 mijë dollarë për punë licensas dhe lobimesh karshi opozitës shqiptare. Kjo u vërtetua dje në mesditë kur Prokuroria e Districtit të Columbias në Washington dha aktakuzën për një agjent të FBI me emrin McGonigal.

Shqiptarët e kanë dëgjuar këtë emër për muaj me radhë gjatë vitit që shkoi. Janë fakte të detajuara deri në orare e restorante hotelesh, ku më e rëndësishmja është linja e errët e një agjenti amerikan të korruptuar dhe ish-Sigurimit shqiptar, si përfaqësues i qeverisë, për të vrarë demokracinë në Shqipëri.

Dhe thuajse janë kanë arritur. Si dhe qysh është shumë e thjeshtë.

Mjafton sot t'i hedhësh në sy shtypit shqiptar dhe do vësh re se, 99% e webeve as nuk përmendin fare. Është ngjarja që kërkon një sens gati proverbial të ekzistencës sociale, por thuajse 99% e shtypit nuk flet.

Është material kaq i çmuar për një skandal kontinental, por shtypi hesht. Ka frikë? Aspak! Puna është se janë paguar të heshtin dhe atë po bëjnë. Madje as nga Prokuroria e Shqipërisë nuk ka asnjë indicie që ky institucion për të cilin shqiptarët investuan thuajse deri në një sakrificë  kristiane, galeri me dosje, ndaj dhe gjysma e tyre janë akoma në hasmëri sociale, për shkak të mosveprimit të ligjit.

Por njerëzit e thjesht, mjaft të futen në këtë adresë... Washington DC: numër telefoni etj. (202) 252-7566. Apo email USAO-DC, klikoni McGonigal dhe do shihni xhevahire rrugeçërish dhe gangosh si ato që po dominojnë sot rrugët e Kitos në Ekuador.

Që të kuptoni se kemi apo jo akoma demokraci, pyesni veten se, kujt duhet t'i japi llogari një qeveritar shqiptar? Se e tillë është demokracia, llogaridhënie, ligj, shtet, shoqëri e hapur. Kujt pra, se, gjithçka kalon heshtje? Ose me devijime vëmendjesh për 'çmenduritë' e Saliut a operacionet plastike të Monës.

Kujt organi kompent?

Cilës gjendje sociale. A është i prekshëm apo i perëndi një kryeministër në demokraci? Kujt i jep llogari pra qeveriu? Juve? Kurrë, u konsideron dele, u hedh nga një pesëmilekshe në fund të vitit. Opozitës, asesi..., e ka shpartalluar. Kuvendin, e ka zaptuar. Presidentin, e ka tredhur. Shtypin e ka blerë.

Po atëherë? Fal demokracisë liberale të Shqipërisë post 90-të, sot ka dalë në skenë edhe një defekt i madh i saj, pandëshkueshmëria e ish sigurimit, e stafit të kolonisë ndëshkimore të diktaturës. Kjo kastë që menaxhon sot jo vetëm djersën dhe gjakun tuaj por edhe prirjen tuaj, ka kurajën që me metodat e Kremlit të vrasi me gjakftohtësi demokracinë në Shqipëri.

Nga ana tjetër edhe propaganda e ka bërë të vetën, më mirë të ndëshkuar se sa me Saliun. Alternativat mund të jenë aty, përbrenda, përmbi dhe përtej Saliut, por fal bash kësaj propagande, askush nuk i shikon më. Askush!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco