Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

‘Alo, alo, SPAK-u? Z. Altin Dumani ju lutem!’

‘Alo, alo, SPAK-u? Z. Altin Dumani ju lutem!’

Nga Shpëtim Doda - 10/01/2024

Kryeprokurori i Distriktit të Columbia-s, Matthew M. Graves, publikoi dje pretencën për Charles McGonigal-in, duke kërkuar dënimin e tij me 30 muaj burg dhe $95,000 gjobë për atë që në Shqipëri, ShBA, Evropë e gjetkë njihet si “dosja shqiptare”, për shkak se 95% e protagonistëve të saj janë shqiptarë, apo si “dosja Edi Rama”, për shkak të përfshirjes së këtij në të. Në pretencë, organi i akuzës thekson se ka kërkuar dënimin maksimal që i lejon marrëveshja e pranimit të fajësisë me të pandehurin (pavarësisht se gjykata mund ta shpërfillë këtë marrëveshje) për shkak të rëndesës së lartë të veprave penale në ngarkim të të pandehurit.

Në raport me ShBA, pretenca në fjalë tregon qartë se “dosja Edi Rama” dhe “dosja Deripaska”, për të cilën ish kreu i kundërzbulimit në njësinë operacionale të FBI për New York-un u dënua me 50 muaj burg, janë në pjesën dërrmuese fotografi e njëra-tjetrës; në të dyja dosjet kemi korrupsion, mashtrim, falsifikime, përfitime të paligjshme monetare, mosdeklarim të aktivitetit, shpërdorim detyre, tradhti kombëtare etj., me të njëjtat pasoja të rënda, si cenimi i sigurisë kombëtare të ShBA, dëmtimi i besueshmërisë publike, transparencës, integritetit, reputacionit të FBI etj. Për rrjedhojë, arsyetimi që bën organi i akuzës për “dosjen Edi Rama”, jo thjesht duke iu referuar, por duke përdorur thuaj të njëjtat fjalë që pati shprehur gjyqtarja Jennifer Rearden gjatë vendimit për “dosjen Deripaska”, nuk përbën aspak habi.

Ndërkaq, në raport me Shqipërinë, pavarësisht paraqitjes telegrafike të fakteve të provuara, pretenca paraqet një pamje më të plotë se ajo që jepej në aktpadi, nxjerr në pah fakte tronditëse e të panjohura deri më sot, qoftë sa i përket lëndës, qoftë sa i përket protagonistëve, duke i ofruar një ndihmesë substanciale SPAK-ut, në rast se ky do të denjonte të kryente detyrën për të cilën u konstituua (së paku në letër!), atë të luftës kundër korrupsionit.

Pretenca bën publike për herë të parë pjesë të dëshmisë së një prej protagonistëve kryesorë të “dosjes Edi Rama”, personit A (Agron Neza), një ish sigurims i diktaturës i kthyer në biznesmen “me lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare”. Në lidhje me $225.000 që i pati dhënë të pandehurit, personi A pati dëshmuar – në të njëjtën linjë me të pandehurin – se paratë ia pati dhënë hua të pandehurit për shkak se me të pati vendosur të hapte një biznes konsulence pas daljes në pension të të pandehurit, një alibi kjo aspak bindëse për organin e akuzës, pasi pas daljes në pension, i pandehuri nuk hapi biznesin e pretenduar me personin A, por filloi punë në një kompani pasurish të paluajtshme. Ndërkaq, organi i akuzës vë në pah, se pas marrjes së $225.000 nga personi A, i pandehuri punoi për “interesat shqiptare në ShBA”. Për të qartësuar se për çfarë interesash bëhet fjalë, se cila është natyra e këtyre interesave, dhe cila është pala e interesuar, apo përfituese, organi i akuzës vijon:

“Për shembull, në pranverë të 2018, disa muaj pasi personi A i pati dhënë dorazi paratë të pandehurit, personi A caktohet si burim informativ konfidencial pranë njësisë operacionale të FBI për New York-un të drejtuar nga i pandehuri për një hetim penal; hetimi penal ishte hapur po me urdhër të të pandehurit. Hetimi lidhej me akuzat për shkelje të “Aktit të Regjistrimit të Agjentëve [që përfaqësojnë interesa të] të Huajve” (“FARA”) nga një njeri duke u nisur nga disa mospërputhje në pagesat e kryera për veprimtari lobimi në ShBA për llogari të një partie politike shqiptare. Mospërputhjet [në fjalë] ishin sjellë në vëmendjen e të pandehurit nga personi A në bashkëpunim me një ish ministër shqiptar të energjisë...”

Prova e sjellë tregon qartë se fraza “interesat shqiptare në ShBA” shenjon “interesat e [qeverisë] shqiptare në ShBA”; apo më qartë akoma, interesat e Edi Ramës, për aq sa qeveria dhe Edi Rama janë jo mish e thua, por thjesht dhe vetëm një.

Ndërkaq, sa i përket natyrës korruptive të sjelljes së të pandehurit, organi i akuzës sjell një tjetër provë:

“Sikundër është pranuar nga i pandehuri, në 7 shtator 2017, i pandehuri udhëtoi me personin A në Shqipëri, ku u takua për disa ditë me radhë me të njëjtin ish ministër shqiptar të energjisë dhe me të tjerë të huaj. Në datën 9 shtator, në Shqipëri, i pandehuri u takua me ish ministrin shqiptar të energjisë dhe kryeministrin e Shqipërisë. Me kërkesë të personit A, i pandehuri e këshilloi kryeministrin e Shqipërisë të shmangte dhënien e licensave për shpime nafte kompanive ruse, ndërkohë që vetë personi A dhe [ish] ministri i energjisë kishin interesa financiare nga vendimet e Qeverisë së Shqipërisë në lidhje me dhënien e licensave për shpime nafte...”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco