Autokrati që skërmit dhëmbët për të shpëtuar veten

Autokrati që skërmit dhëmbët për të shpëtuar veten

Nga Agim Nesho - 09/12/2023

Kongresi festiv i Edi Ramës, që ngjante më tepër me përshëndetjet e pionerëve, të përgatitura me kujdes për të evidentuar sukseset e vendit dhe vizionin e madh për të ardhmen e liderit, ishin parapërgatitja për fjalimin e tij dhe zgjidhjen për dy çështje kryesore, që prekin pushtetin e tij personal: Hapja e kapitujve në procesin negociues me BE dhe mundësia e bllokimit të procesit nga Greqia e së dyti, çështja e drejtësisë dhe SPAK që sipas Ramës është krijuar prej tyre, por duhet orientuar dhe kufizuar kur humbet në objekt.

Për këto dy çështje themelore për të ardhmen e vendit dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, Rama është i kompromentuar me veprimet e tij të një autokrati që përdor institucionet e shtetit për dominim të pushtetit të tij të pakufizuar. Çështja e parë që ka të bëjë me veton e mundshme të Greqisë në procesin e hapjes së kapitujve për të bërë të mundur avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, krijon një situatë bllokuese për ecurinë e vendit drejt BE-së.

Rama ishte i pasinqertë, prepotent dhe qesharak në shpjegimin e zgjidhjeve:

A. Hapja e kapitujve për negocim nuk ka të bëjë vetëm me përkthimin e legjislacionit europian apo metodat moderne të përdorimit të inteligjencës artificiale për të shkurtuar kohë. Ato kanë të bëjnë me funksionimin  shtetit të së drejtës në Shqipëri, reformën në administratën  publike,ekonomi etj… Ai nuk ka guximin t’i thotë popullit shqiptar se shteti i tij është i kapur, parlamenti jofunksional dhe i mbajtur me gardistë, se krimi është prezent në vend dhe lidhjet e tij me politikën janë të dukshme, etj. Ai ka frikë të pranojë që regjimi i tij nuk plotëson kushtet e nevojshme për anëtarësim dhe mungesa e vullnetit politik po e pengon Shqipërinë të jetë pjesë e BE.

B. Marrëdhëniet e tij me Greqinë dhe krizën që ka krijuar çështja Beleri është një çështje e krijuar prej tij. Në këtë rast Greqia mbron një çështje parimore dhe si e tillë vendet e BE-së nuk mund të respektojnë dy standarde. Ky autokrat, që me qëndrimet e tij aventureske dhe të papërgjegjshme qëi kanë kushtuar Shqipërisë mbi 100 milionë euro nga arbitrazhi ndërkombëtar si në rastin Becheti, nuk  mund të kthehet kokëlart në qoftë se Shqipëria bllokohet në procesin e integrimit. Ai është fajtori kryesor dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi të plotë. Asnjë njeri nuk ka të drejtën morale ti mohojë Shqipërisë hyrjen në BE.

C. Retorika që “do sjellim Europën në Shqipëri”, që “Europa ka problemet e saj për integrimin”, që “BE nuk është gati, por ne jemi”, apo qëndrimet arrogante ndaj Greqisë kur ne kemi nevojë për të konkretizuar këtë proces tregon që retorika e tij është boshe dhe procesi i integrimit është thjesht një demagogji për një popull që kërkon ta gënjejë me patriotizëm fals dhe ta lërë në mjerimin e tij. 

Çështja e dytë ka të bëjë me të ashtuquajturën drejtësi të re dhe SPAK. Vetë ligjërimet në Kongres ishin presion ndaj drejtësisë për të harruar megaskandalet për inceneratorët, Portin e Durrësit, PPP-të, por të fokusoheshin në çështjen e 21 Janarit dhe goditjen e kundërshtarëve të rij. Ai është i tmerruar nga korrupsioni galopant i qeverisë së tij sa hedh në treg me imponim një çështje ku vetë ai është arkitekti i saj.

Rama ishte i trembur nga SPAK – krijesa e tij – sa i tregoi dhëmbët edhe SHBA-së dhe BE-së për mundësinë që mund ta influencojnë SPAK për një drejtësi të paanshme.

Rama e bëri reformën në drejtësi për të goditur armiqtë e pushtetit të tij dhe ta linte Shqipërinë pa alternativë. Shprehja se “ne nuk jemi qeraxhinj” në vendin tonë si dhe “drejtësia europiane” që respekton pavarësinë e pushteteve ishte një goditje, ishte një kërcënim për SPAK, të cilëve ju përmendi edhe rrogat e mëdha që merrnin si dhe një qëndrim për ndonjë zyrtar amerikan që ka thënë se çështja e inceneratorëve është një provë bazë e veprimit të drejtësisë dhe kredibilitetit të saj, pavarësisht se sa lart shkon!

Si autokrat që ka kapur çdo gjë ai kërcënon hapur SPAK që të merret me kundërshtarët e tij se është ai qëi krijoi dhe po ashtu t’i shkrijë me një reformë të re të “drejtësisë europiane”. Por pa arritur në këtë pikë, ai i bën thirrje mazhorancës të ushtrojë kontroll të rreptë ndaj drejtësisë së re nëpërmjet kontrollit parlamentar, ku ai duke vjedhur dhe manipuluar votat do të ketë gjithmonë shumicën.

Sot fjalimi i tij ishte një vdekje e paralajmëruar për SPAK dhe gjykatat në qoftë se fusin hundët në proceset zgjedhore, në aferat e qeverisë dhe vendim-marrjen e saj.

Rama pranoi në Kongres se drejtësinë e re e ka të kapur dhe ju dha një mesazh të qartë partnerëve tanë se ata kanë investuar jo për një drejtësi të re por për të forcuar pushtetin personal të tij. Jetojmë në monarkinë e Edi Ramës dhe jo në ‘Republikën e prokurorëve dhe gjyqtarëve’.

Ky kongres nuk shprehu asnjë gjë të re dhe nuk shpalosi asnjë vizion. I vetmi mesazh i tij ishte që socialistët nuk do ta linin pushtetin të paktën deri në v. 2030. Ngritja e personalitetit të liderit ishte një detyrë për çdo folës në kongres, për ta përmendur emrin e tij disa herë. Për sukseset e liderit madhështor në politikën e jashtme diskutantët mbetën vetëm në iniciativën për marrjen e afganëve, apo drejtimin dhe batutat në Këshillin e Sigurimit, duke pasur frikë t;i përmendin edhe marrëveshjen me Melonin dhe ngritjen e kampeve të refugjatëve, ardhjen e muxhahedinëve, për të mos zgjuar tek pjesëmarrësit reagimin popullor për armët kimike.

Ajo që na rikujtoi ky kongres është fatkeqësia që ka zënë këtë vend që drejtohet nga një aventurier politik, i cili “dallohet vetëm për veshjen e atleteve të bardha dhe se është më i gjatë se të tjerët”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco