Rama-gate që po helmon Uashingtonin, protagonizmi për të shpëtuar veten dhe heshtja për Kosovën martire

Rama-gate që po helmon Uashingtonin, protagonizmi për të shpëtuar veten dhe heshtja për Kosovën martire

Nga Nga Agim Nesho - 24/09/2023

I. Skandali i përmasave botërore Rama-gate për të korruptuar individë dhe institucione të rëndësisë së jashtëzakonshme në Uashington DC është bërë sot çështja kryesore e Kongresit Amerikan. Dalja e këtij skandali nga vetë puna vetëmohuese e FBI-së tregoi që elemente autokratë si Rama, kur përkrahen nga Aleksi dhe shokët e tij në Uashington, jo vetëm destabilizojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor por përpiqen të helmojnë dhe demokracinë më të fuqishme në botë-atë të SHBA- duke korruptuar individë të super pushtetshëm për ti përdorur për pushtetin e tij politik (siç shkruan Neë York Times).

Këta lloj individësh që shiten si yes-man, që marrin të parët flamurin për shpëtimin e afganëve, armët kimike në këmbim të pushtetit të tyre të pakufizuar, pornga ana tjetër e kanëkthyer demokracinë Shqiptare në një regjim putinesk janë të rrezikshëm. Ata pavarësisht se sillen si pro-amerikanë kanë vepruar për të shkatërruar politikën e Presidentit Biden për forcimin e demokracisë në luftë kundër regjimeve të autokracisë në botë.

Por Rama-gate dhe afera e tij korruptive me McGonigal është dënuar sot në Uashington, me pranimin e fajit nga McgGonigal. Në Shqipëri organet e drejtësisë së re rrinë në heshtje, pavarësisht se korrupsioni ka dy palë dhe në akuzën e prokurorisë federale amerikane qëndron fakti që “personi B dërgoi fakte nga kabineti i Kryeministrit Shqiptar”; që “borxhi i personit A nuk ishte në kontratë por u dha menjëherë pas vizitës dhe dakortësive të arritura në udhëtimin e Tiranës’ dhe ‘përpjekjeve të McGonigal për të ndihmuar personat A dhe B të kryeministrit Shqiptar për të marrë një kontratë për shpimin e nëntokës shqiptare për naftë.

Minimalisht drejtësia Shqiptare dhe SPAK duhet të hapin çështjen e shpërdorimit të detyrës. Mosveprimi i drejtësisë Shqiptare për një çështje të kësaj rëndësie, dhe kur për këtë cështje drejtësia amerikane ka vepruar, tregon dështimin e saj, kapjen nga ekzekutivi dhe mosrealizimin e funksioneve të saj në mbrojtje të shtetit ligjor. Për më tepër ata komprometojnë dhe vënë në rrezik të gjithë ata diplomatë të huaj amerikanë dhe të Bashkimit Europian, të cilët kanë deklaruar që milionat e dhëna nga taksapaguesit respektivë janë përdorur për ndërtimin e një drejtësie të pavarur.

 Opinion publik e ‘kupton’ se ata nuk kanë pasur mundësi të mbrojnë interesat e shqiptarëve për aferat e incineratorëve, PPP-ve, projektin famëkeq të Portit të Durrësit, por sot për Rama-gate ata kanë mbrojtje drejtësinë amerikane. Do të jetë e trishtueshme dhe pa vlerë në qoftë se kjo drejtësi do të veprojë kur Kongresi Amerikan të flasë për ngjarjen.

II. Kur ka raste të tilla të korrupsionit, në një shtet demokratik zakonisht veprohet menjëherë. Historia njeh rastin e Ministrit të Financave të Francës që vrau veten se drejtësia do vepronte për një dhuratë me diamante të marrë nga një vend afrikan. Këto janë raste kur demokracia dhe shteti ligjor, si dhe pesha e opinionit publik vë para përgjegjësisë qeveritarët e korruptuar. Për demokracitë e shkatërruara si Shqipëria kundërpërgjigja për skandale të tilla është super servilosja, klientelizmi dhe protagonizmi i thekur për të harruar dhe falur djalin plëngprishës.

Kjo shpjegon super-aktivizimin e 20 shtatorit në OKB, kur dihej që kryeministri Shqiptar nuk i ishte përgjigjur më parë kërkesës së Presidentit Zelenski për të mos pranuar ‘turistë’ rusë, që mund të kishin duart me gjak, apo thirrjet e Ramës për të justifikuar nacionalistin Vuçiç, që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe e ka kthyer Ballkanin në një qendër të spiunazhit Rus në Ballkan.

Në 19-20 shtator shtypi Amerikan ziente nga artikujt për korrupsionin Rama-gate.

III. Ajo që ishte trishtuese këto ditë ishte heshtja e plotë e Shqipërisë (edhe si Presidente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së) ndaj deklarimeve fatkeqe dhe sfiduese kundrejt Perëndimit të nacionalistit Vuçiç.

Vuçiç kërcënoi ministrin e brendshëm të Kosovës, sfidoi Perëndimin që nuk merrte mendime nga askush për të vënë sanksione ndaj Rusisë, i quajti hipokritë dhe shkaktarë të gjendjes së sotme dhe foli në OKB sikur Kosova të ishte pjesë e Serbisë. Qeveritarët shqiptarë kanë të vështirë të mbrojnë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, se nuk duan të flasin për një çështje që është mbyllur, por mbyllin gojën kur nacionalisti Vuçiç sfidon botën perëndimore.

Lind pyetja: Janë të kapur; presin një kohë tjetër, siç shprehet Vuçiç, për të diskutuar projektet e tyre të reja gjeopolitike, ku qeveria e Rilindjes gjithmonëi ka përkrahur?

Kjo duhet parë dhe pritur për tu vlerësuar, por diçka është e qartë: korrupsioni i frikshëm i çështjes Rama-gate e ka nxjerrë kryeministrin Rama jashtë loje në opinionin publik Amerikan!

A do të ketë akoma individë që kanë interesa që mund ta përkrahin? Ta shohim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco