Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Ti na dole i tëri ferr mor ‘i gjati’ ynë ndaj dhe SPAKU urgjentisht duhet të të hetoj

Ti na dole i tëri ferr mor ‘i gjati’ ynë ndaj dhe SPAKU urgjentisht duhet të të hetoj

Nga Nga Ndriçim Kulla - 24/09/2023

Një duartrokitje të hidhur për të gjithë lobuesit e zjarrtë sorosianë të Edi Ramës, një shpërfillje të pashembullt për të gjithë analistët, mediat dhe demagogët që jashtë çdo ndergjegjie profesionale dhe deontologjike e kanë mbështetur padrejtësisht për afro një dekade, në kundërshti të hapur e flagrante të fakteve dhe intuitës që askujt nuk i mungon, kryeministrit tonë tashmë mjeran dhe të dënuar historikisht për tu mbajtur mend si ai që korruptoi kryespiunin e USA.

Ku shkoi kurora e liderit global që ‘ia bëri zap Rusisë’ (u pika kujtdo që e nxori nga goja), dhe që u mor në seance dëgjimore nga FBI në aeroport duke mbërritur në Neë York ? A ka akoma gurë e rrugë shqiptare që nuk e mori vesh sot njëherë e përgjithmonë që ky nuk është lider, por turpi historik i atdheut, që përtej se opozitën paska shitur edhe naftën shqiptare tek ata që nuk ka guxuar askush në histori, pikërisht te rusët e Gazpromit?

A ka akoma njeri me mend që mund ta mbrojë, përvese kur u mbyllur gojën me para, biznese apo pengje e kërcënime, që mund ta mbrojë gënjeshtrën e madhe me të cilën ai është fryrë si gjel ekraneve se me të mirë se socialistet s’ka, se ne jemi të pathyeshëm në zgjedhje, se opozita është mjerane, s’ka program, s’ka ekip e ku di unë ç’tjetër gatuante propaganda e tij e fëlliqur?

Përse vallë, kur i kishte të gjitha këto, pse iu desh të korruptonte paturpësisht kryespiunin amerikan që në vjeshtën e 2017? Paskërkemi rrojtur në një flluskë sapuni demokracie, që na paskërkan nxjerrë në pazar për të na grabitur me pengje e shantazhe çdo zgjedhje, çdo votë, që edhe fytyrën, nderin e dinjitetin na e kishin nxirë njëlloj si jetën?

Nuk paskan të mbaruar bëmat e tua të makiavelistit të neveritshëm të pushtetit, derisa u bëre trendi nr. 1, i kërkimit mbarëbotëror në Google, kur gjithë gazetat e Amerikës dhe botës krahas emrit McGonigal shihnin edhe emrin tënd të padëgjuar! I dole të bëheshe një ‘lider’ i korruptimit të shekullit, ndaj nuk dimë se në cilin rrathë të ferrit ti vendosim mëkatet e tua zëmëdha.

Janë pak 9 rrathët e ferrit ku e ke zhytur Shqipërinë, por do rishkruar Komedia Hyjnore veç për ty, se ti na dole i teri ferr mor ‘i gjati’ ynë! Po në gjithë këtë ferr korruptimi kundër opozitës dhe pasurive të vendit, ku është drejtësia, ku është SPAK-u, a ka me fytyrë të ekzistojë ky organ si organ drejtësie, nëse nuk merr të pandehur kryeministrin, tanimë të pandehur në tokën e lirisë dhe drejtësisë?

Ku janë tani, si mund të fshihen e të bëhen të shurdhër të gjithë ata ambasadore e diplomatë që na dërdëllisnin për vite të tëra ekraneve gjëra të padrejta, të pandershme, korruptive? A mund të fshihet kush si struci? Që sot e tutje kurrë më, që sot e tutje miti i ndershmërisë intelektuale dhe institucionale ka rënë, qe sot e tutje vet populli duhet të kërkoj drejtësi në derë të SPAK-ut, sepse drejtësia amerikane ka folur, kryespiuni i FBI ka pranuar dhe gjykata i ka caktuar datën e dënimit.

Të gjithë tellallët dhe lëpirësit e monarkut të heshtin e të pushojnë, për hir të Zotit, veç një herë, se mëkati ndërkombëtar i padronit të tyre ka marrë dhenë dhe era e tij po qelb gjithë globin. Nuk ia dilni dot, që sot e tutje, se ju jeni bërë mjeshtrja të lavazhit brenda Shqipërisë, kurse në kongresin dhe drejtësinë amerikane nuk ka Soros që ju mbron, sado ta quani si zot të gjithëpushtetshëm.

Zoti i vetëm, zoti i universit, e do Shqipërinë dhe vuri dorën dje në plagën tonë më te madhe që mban emrin: Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco