Kë fajësoi dhe kë shfajësoi dje, fajtori McGonigal?!

Kë fajësoi dhe kë shfajësoi dje, fajtori McGonigal?!

Nga Gent Strazimiri - 23/09/2023

Afera "McGonigal" provoi se ka pasur një sulm të strukturuar ndaj opozitës shqiptare, të paguar nga Kryeministri i Shqipërisë.

Sulmi ka qenë i porositur njëkohësisht ndaj Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, përmes Charles McGonigal dhe Mark Rossini, të dy spiunë amerikanë në shërbim të putinistëve, të dy të regjistruar e paguar si "biznesmenë" në Shqipëri në këmbim të shërbimit anti-opozitë ndaj Kryeministrit shqiptar.

Çfarë ka ndodhur konkretisht?

Ata morën një informacion të vlefshëm se Lulzim Basha kishte transferuar parà në SHBA, përmes kanaleve ruse dhe e referuan zyrtarisht në Departamentin e Drejtësisë.

Afera u provua nga transaksionet dhe u pranua nga vetë lobisti amerikan i Lulzim Bashës.

Nëse për të bërë këtë denoncim krejt legal, ata nuk do të kishin pranuar para nga Kryeministri shqiptar, sot nuk do të ishin të pandehur por patriotë që kryen detyrën.

Për Sali Berishën nuk patën asnjë informacion, as korruptiv e as "minues të demokracisë", por thjesht u mjaftuan me deklaratat e Mark Rossini-t në Tëitter dhe një intervistë "ekskluzive" në Top Channel se "meqë proteston kundër qeverisë, po bën lojën e Putinit"...

Fakti që McGonigal është vetëdeklaruar fajtor si i korruptuar, fajëson Edi Ramën si korruptorin e tij, por nuk shfajëson Lulzim Bashën. Lulzim Bashën e fajësojnë pagesat e kryera dhe deklarimet e lobistit të tij...

Për Sali Berishën ende sot asnjë autoritet amerikan nuk është në gjendje të paraqesë qoftë edhe një provë, pikërisht se gjithçka ishte bazuar mbi aktin korruptiv për të cilin McGonigal u deklarua fajtor dhe do të shkojë në burg...

Vetëdeklarimi fajtor i McGonigal dje përpara drejtësisë amerikane, fajëson gjithashtu çdo përfaqësues të shtetit amerikan në Tiranë, që me veprim ose mosveprim ka lejuar të ndodhë ky konspiracion kundrejt opozitës legale të një vendi sovran, mik e partner në NATO.

"Nuk kishim dijeni për çfarë po ndodhte" nuk i shfajëson, përkundrazi, i ngarkon me një përgjegjësi penale më shumë, o për "neglizhencë në kryerjen e detyrës", ose më keq akoma "për pengim të drejtësisë në zbulimin e së vërtetës"!

Gjithsesi, kjo aferë e ndyrë spiunësh e politikanësh sovjetikë e amerikanë, një të vërtetë të madhe e nxori në pah, dhe kjo është më e rëndësishmja për ne si shoqëri.

Nga ky sulm i projektuar, organizuar dhe paguar nga Edi Rama dhe realizuar nga oficerë të Sigurimit:

- Lulzim Basha rezultoi i shantazhueshëm, i kapur, dhe i gatshëm të pranojë çdo marrëveshje të ndyrë, duke shitur betejën për liri, partinë dhe sakrificën 33 vjeçare të anti-komunistëve shqiptarë, për të shpëtuar lëkurën e tij...

- Sali Berisha u ngrit në këmbë, u përball dhe fitoi, duke pasur si armë vetëm të vërtetën dhe nderin e dinjitetin e burrit të ndershëm.

Kaq!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco