Despoti i Zululandit në OKB

Despoti i Zululandit në OKB

Nga Hysni Gurra - 20/09/2023

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblidhet në sesion plenar rregullisht çdo shtator, është mbledhje rutinë.

Edi Rama poston foto në Instagram dhe thotë se do të jetë mbledhja më e rëndësishme.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë veto (SHBA, France, Kinë, UK, dhe Rusia) dhe 10 anëtarë të përkohshëm me mandat 2 vjeçar.

10 anëtarët e përkohshëm zgjidhen sipas rajoneve. Për Shqipërinë vendimi për të qenë anëtar i Këshillit të Sigurimit është marrë më 2010, kohë kur Rama kishte në gojë refrenin “hap kutitë ose largohu”.

Sot Rama e “shet” sikur është ky që ka bërë gjithë këtë punë dhe sot do të tundë botën. Megallomani të tillë as Muhammer Gadafi nuk ka treguar nga selia e OKB.

Kësaj megallomanie i bën fresk media qeveritare, portalet e saj dhe bodigardët mediatikë, të cilët në mision për “trushpëlarjen” e popullit kanë përfunduar duke shpërlarë trutë e vetvetes sepse edhe vetë besojnë se Rama do të bëj çudinë nga OKB.

Për shkak të kartës së themelimit, Këshilli i Sigurimit nuk merr dot asnjë vendim pa miratimin e 5 fuqive të mëdha që kanë të drejtën e vetos dhe në këto kushte kthehet saktësisht në “klub llafesh”.

Një ditë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, i tha Christiana Amanpour të CNN se: “Kombet e Bashkuara” nuk kanë as fuqi, as para”!

Fuqia jonë dihet, por mesa duket kemi para sepse kryeministri shkon me charter personal me gjithë familjen dhe një duzinë njerëzish, tamam si despotët afrikanë.

Presidenti shkon në anën tjetër me një kompani me vete dhe të dy marrin edhe nga një ekip të Televizionit Publik, për propagandë, për llafe. Dhe po të jetë për llafe, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, Edi Rama llafe ka plot. Konkurrencën brenda vetes Rama e ka me shpërdorimin e aseteve që zotëron, parave, që ua vedh shqiptarëve, dhe llafet pa bereqet që i përdor për të matufepsur njerëzit.

Dhe sot Rama i ngjan më shumë se kurrë personazheve të Faik Konicës, të cilin ai thotë se e ka idhull. Ka shkur në OKB si udhëheqës i Zululandit. Si despot feudal. Ndoshta charteri të cilin e përdor si taksi personale për të shëtitur familjen despoti ynë e ka emrin Konica, ose Naimi, por ajo që është e sigurt, sido që ta ketë emrin është se ai djeg milionat e shqiptarëve karburant për të shëtitur familjen feudale shqiptare (kryeministrore).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco