Një strategji-kurth për republikanët?

Një strategji-kurth për republikanët?

Nga Mehmet Elezi - 17/08/2023

Hulumtimet thonë se aktpaditë kundër ish-presidentit Donald Trump po e forcojnë mbështetjen për të.

Mbështetjen e kujt?

Të trupit të republikanëve militantë. Ky trup pritet me qenë vendimtar për emërimin e tij kandidat në zgjedhjet presidenciale 2024.

Duket se bash kjo u vjen për shtat demokratëve. Pse?

Në një garë të mundshme për Shtëpinë e Bardhë, për Trump-in votojnë në bllok militantët besnikë.

Po republikanët e moderuar?

Është e pasigurtë. Çështja Trump e ka polarizuar më fort partinë.

Po amerikanët e pavendosur, ata që quhen elektorati gri?

Edhe më vështirë.

Një fitore pa votat e këtyre dy grupeve është e pamundur.

Kandidati demokrat - në moshë dhe i lodhur. Cili kundërshtar mund të mposhtet nga një Biden i moshuar e i lodhur?

Mund të mposhtet një republikan, që s’i bashkon dot votat e republikanëve.

Dhe që s’i bën dot për vete të pavendosurit.

Në kundrojën e strategëve demokratë i tillë është Trump-i. Nga prapaskena këshillojnë me gjetë mënyra me e shty përpara emërimin e tij.

Një strategji - kurth për republikanët?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco