Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Shkodra pozitive’ ka râ në burg... për krim të organizuar...

‘Shkodra pozitive’ ka râ në burg... për krim të organizuar...

Nga Gent Strazimiri - 27/07/2023

Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokurorisë dhe krimit, janë faza e dytë e një operacioni të filluar pak javë më parë, ku u arrestua ish-piramida drejtuese e Policisë së Shkodrës.

U arrestuan në Lezhë, Tiranë etj., por për veprimtari kriminale në territorin e Shkodrës, të lidhur me bandat e Shkodrës, njësoj si sot që u arrestuan në Kukës, Tiranë e në disa qytete të tjera.

Janë pjesë e të njëjtit aktivitet kriminal, në bashkëpunim me të njëjtën bandë e me të njëjtët banditë, të pluridenoncuar publikisht nga Sali Berisha veçanërisht gjatë zgjedhjeve të 14 majit.

Janë arrestuar të gjithë pak javë pas transferimit në detyra e qytete të tjera, por gjithnjë për shkak të aktivitetit kriminal që kanë zhvilluar në Shkodër para dhe gjatë fushatës zgjedhore...

Operacioni duket se ka qenë kompleks, që d.m.th janë përdorur metodat speciale të hetimit, që do të thotë se prej muajsh SPAK është në dijeni të çdo aktiviteti e veprimtarie që ata kanë kryer, përfshi edhe krimin zgjedhor, shantazhet e presionet ndaj kundërshtarëve të pushtetit.

Simbioza e krimit të organizuar me shtetin, dhe specifikisht policinë, ka qenë njëri nga elementët fitores së partisë dhe kandidatëve të Edi Ramës kudo, por veçanërisht në Shkodër.

Ata i dhanë “fitoren” Benet Becit, përmes shantazheve, presioneve me veprime aktive ose jo, duke detyruar qytetarët mbështetës të opozitës të mos paraqiten para kutive të votimit, ose i detyruar të provojnë se kanë votuar për ... “Shkodrën pozitive” dhe Benet Becin.

Praktikisht këta ishin “shtabi elektoral” real i partisë në pushtet, e cila kurrë nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e më shumë se 30% të elektoratit shkodran.

Që SPAK i ka lënë të lirë ta kryejnë të pashqetësuar këtë krim jo vetëm elektoral ndaj Shkodrës, mund të përligjet me nevojën për të çuar deri në fund hetimin dhe për të provuar një krim edhe më të rëndë, siç është krimi i organizuar.

Kjo pritje e SPAK, i kushtoi qytetit e qytetarisë shkodrane, dorëzimin e qytetit tek një produkt i tyre, Benet Beci.

Nëse SPAK nuk vendos menjëherë para përgjegjësisë penale, politikanët e pushtetit që kanë përfituar prej tyre dhe influencave të tyre kriminale, tregon se arrestimi i tyre në këtë moment, nuk ka lidhje më suksesin e hetimit.

Tregon se SPAK nuk i ka arrestuar më parë, megjithëse e dinte ç'po bënin, në mënyrë që Edi Rama t'u merrte edhe kontributin e fundit në favor të pushtetit të tij...

Nëse rezulton kështu, ky është krimi më i rëndë që po ndodh, dhe që e dëmton këtë shoqëri e këtë vend më shumë se çdo organizatë kriminale, sado e organizuar që të jetë.

Nëse, pas arrestimit të “shtabit elektoral”, SPAK nuk arreston edhe shtabin politik të “Shkodra pozitive”, gjithçka reduktohet në një konflikt bandash e banditësh që nuk ka lidhje me ligjin dhe drejtësinë.

Kjo do e bënte SPAK zyrtarisht pjesë të kartelit kriminal që drejton Shqipërinë, e që herë pas here pret kokat e banditëve të vegjël, por gjithmonë pasi u ka marrë edhe kontributin më të fundit të influencave të tyre kriminale.

KAQ!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco