Një ‘vrasëse’ si Ola!

Një ‘vrasëse’ si Ola!

Nga Armand Maho - 16/07/2023

Ola Xama është një nga gazetaret më kurajoze që njoh.

E ka filluar gazetarinë më vonë se shumë prej korifenjve që ditën bëjnë moralistin nga studio në studio, ndërsa natën pjerdhin në një poç, me kryetare bashkish apo ministra duke mos hezituar ta ngjyejnë gishtin në halenë e korrupsionit të ngritur në sistem tashmë prej dekadash.

Ola s’ka bërë asnjëherë kompromis me profesionin e saj, dhe natyrisht ka paguar kostot e saj. Nuk ka apartament në lagjen e Veliajt ku ai ka preferuar ta shndërrojë në një bllok të ri ku ka mbledhur të gjithë të besuarit e tij. Eh, gazetar opozitat me këtë palo pushtet nuk është shaka.

Për sa i përket Ola Xama s’ka pasur asnjëherë frikë të përmendë emra dhe fakte në investigimet e saj, ata emra  te cilët korifenjtë që përmenda pak më lart turbullohen dhe kur u dalin në gjumë.

S’ka shumë që lexova që Veliaj e paska quajtur ‘vrasëse me pagesë’. Kjo sepse Ola me atë urtësinë e saj i tha në sy ca të vërteta që i di gjithë dynjaja, por që janë të kyçura me fanatizëm në bunkerin që ka ndërtuar Veliaj.

Në atë bunker ku gatuhen 1001 marifete për të rrjepur miletin e Tiranës. Në atë bunker ku djelmosha dhe çupëlina që s’kanë kaluar ndoshta ende pubertetin por që kanë fatin të punojnë me Veliajn, figurojnë me prona e dyqane përqark Tiranës ku një njeriu të zakonshëm nuk do i mjaftonin ndoshta tre apo katër jetë për t’i blerë.

Ola guxoi të shkundte pluhurin e asaj dosjeje  që megjithëse e hartuar shkel e shko, sërish akuzonte me emër dhe mbiemër Erion Veliajn si ideatorin e një super mega vjedhjeje që vazhdon edhe sot.

Ola Xama nuk bëri gjë tjetër, vetëm atë që duhet të bënin mediat prej kohesh. Në ballon me maska të korrupsionit që kërcehet prej kohësh mes medias dhe pushtetit në këtë vend, ajo guxoi të dalë me fytyrën e saj dhe të drejtonte gishtin tek Veliaj.

Në fakt ky quhet dinjitet dhe integritet, dhe në rast se x apo y shtetar mund ta konsiderojë si ‘ vrasje me pagesë’ atëherë shumë mirë, le te bëhemi të gjithë të tillë.

Le të bëhemi një moment si Ola.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco