Për hatër të Vuçiçit, Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive

Për hatër të Vuçiçit, Rama anuloi mbledhjen e dy qeverive

Nga Hysni Gurra - 13/06/2023

Kryeministri i Shqipërisë ka dalë zbuluar sy gjithë kombit si shërbëtor i Aleksandër Vuçiçit.

Nisi me megallomaninë e tij të bëhet lideri i Ballkanit, ia dha një pasim tinëzar Aleksandër Vuçiç për këtë dhe ky u ndie vërtetë i tillë.

Filloi me të njëjtën megallomani ta besojë edhe vetë që është lider dhe do zgjidhte hallet shekullore të një prej rajoneve më të nxehta të Europës.

Do zgjidhte Edi Rama me Alex Sorosin hallet e një rajoni që thërritet ‘fuçi baruti’ në gjuhën politike dhe që është bërë shkak për shpërthimin e luftrave botërore.

Duke besuar që është lider nisi me megallomani të bëjë mbledhje të përbashkëta ‘show’ me qeverinë e Kosovës. Megjithëse asnjë prej marrëveshjeve dypalëshe nuk është implementuar plotësisht dhe nuk i është përgjigjur ‘show-t’ të mbledhjeve ndërqeveritare.

Më pas u bë protagonist i ndarjes së Kosovës. Një kryeministër shqiptar që mbështet hapur një plan ndarje, të dalë nga sirtarët e Alex Sorosit, dhe lobon fuqishëm për të.

Pas kësaj megallomani u bë promotor i ‘Open Balkan’ një nismë që i shërben tërësisht Serbisë duke e kthyer atë në qendrën më të rëndësishme politike dhe ekonomike të rajonit.

Edhe këtu megallomani nuk e përfshiu apo mori në konsideratë fare Kosovën.

Nuk mbaron me kaq megalomania.

Me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet në Kosovë filloi ta sulmojë atë personalisht dhe të bëhet avokat i hapur i Aleksandër Vuçiçit në të gjitha takimet ndërkombëtare apo kancelaritë europiane.

Me Kurtin kryeministër të Kosovës megalomania e tepëruar e nxori Edi Ramën një shërbetor të hapur të Aleksandër Vuçiçit.

Së fundi, ndërsa Kosova përballej me kërcënimet e Vuçiçit në Veri, megallomani propozon një draft për zidhjen e konfliktit në mënyrë krejtësisht të njëanshme dhe të pa konsultuar as me faktorët në Shqipëri dhe jo e jo në Kosovë.

Kur Albin Kurti doli dhe i tha megallomanit se, draftin që ke dërguar në Paris e Berlin çoje në Beograd, pra, atje ku e ke marrë, Edi Rama anuloi mbledhjen ndërqeveritare të planifikuar të mbahet në Gjakovë më 14 qershor 2023.

Anuloi mbledhjen e dy qeverive dhe doli në konferencë shtypi duke kërcënuar Kutin se do të përballet me sanksione.

Ku e di ky që Kurti do sanksionohet?

Ky shquhet se i di këto sanksione qysh kur ato gatuhet, siç bëri në rastin me Sali Berishën.

Kërcënon dhe anulon mbledhjen e dy qeverive ku do nënshkruheshin, të paktën në letër, 13 marrëveshje në dobi të shqiptarëve në dy anët e kufirit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco