Liria e Medias dhe refuzimi i debatit me Këlliçin nga Veliaj

Liria e Medias dhe refuzimi i debatit me Këlliçin nga Veliaj

Nga Hysni Gurra - 03/05/2023

Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk është vetëm dajaku, siç e kupton pellazgu, është edhe blerja e medias, dhe këtu kanë mbetur shumë pak individë apo mediume të pa blera nga politika. 

Prej dy javësh Shqipëria është në fushatë elektorale të pashembullt.

Rivali kryesor i Erion Veliajt në Tiranë, Belind Këlliçi është censuruar në mënyrë të pashembullt. Është censuruar përveç të tjerash edhe me ligj dhe me vendime gjykatash.

Pushteti i Edi Ramës i ka rrëmbyer kohën televizive Belind Këlliçit duke i grabitur vulën e partisë me vendim absurd gjykate.

Përveç kësaj, mediat kryesore në vend e censurojnë Këlliçin edhe në ato pak hapësira që atij i takojnë.

Dhe kjo censurë ndodh sepse mediat janë të blera dhe të vëna nën thundrën e pushtetit ekonomik të Erion Veliajt.

Si fakt për publikun mjafton refuzimi i Erion Veliajt për të pranuar ftesën e Belind Këlliçit për debat publik.

Në cilën media të duash, në cilin vend të duash eja të debatojmë programin përpara qytetarëve, është thirrja e Këlliçit.

Thirrje që ka rënë në vesh të shurdhër.

Edhe pse në sondazhet e zhvilluara në kryeqytet del se 70% e qytetarëve kërkojnë një përballje televizive mes Këlliçit e Veliajt, ky i fundit refuzon dhe përbuz kërkesën e qytetarëve hapur.

Nuk ka program, nuk ka ide, dhe më e rëndësishmja nuk ka mbajtur premtimet që u ka dhënë qytetarëve të Tiranës.

Qytetarët prandaj e kërkojnë në përballje televizive, ky prandaj refuzon.

Nëse Shqipëria do ishte një vend me liri medie, vetë media do ta detyronte Veliajn për të pranuar debatin.

Kjo jo vetëm që nuk ndodh, por media vetë censuron Këlliçin sepse i friket Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco