Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

Retorika e Pons Pilatit në Strasburg

Retorika e Pons Pilatit në Strasburg

Nga Agim Nesho - 13/10/2022

Historia na ka mësuar për sjelljen e liderëve në situata kritike dhe zgjidhjet e çështjeve të vjetra duke ‘larë duart’ si Pons Pilati me dënimin e Jezu Krishtit. Pons Pilatët modernë, të fokusuar në figurën dhe pushtetin e tyre, nuk lajnë vetëm duart por ngrenë ‘popullaritetin’ e tyre duke përdorur viktimën si kapital politik.

Edi Rama nuk është një populist i thjeshtë dhe ‘patriot’ qesharak por një demagog i rrallë, i përkushtuar në projektet dhe idetë e tij, për të lartësuar një pushtet të shkatërruar moralisht nga korrupsioni dhe abuzimet dhe të devijuar politikisht nga e ardhmja jonë perëndimore.

Edi Rama nuk ishte në Strasburg si mbrojtës i Hashim Thacit. Po të ishte i tillë ne do ta duartrokisnim dhe admironim që mbrojti heroin tonë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe organizatën heroike të UÇK-së.

Ai ka kohë që e ka mohuar këtë luftë kur bashkëpunoi me nacionalistët e rinj serbë, pasardhësit e Milosheviçit, për një zgjidhje kundër interesave të Kosovës, kur nuk pranon gjenocidin serb të ushtruar kundër popullit Shqiptar, kur insiston për Ballkanin e Hapur një iniciativë anti-europiane dhe kundër interesave të Republikës së Kosovës; kur kërkonte ndarjen e Kosovës për një president të përbashkët me Shqipërinë; kur justifikon në çdo hap Vuçiçin , një vegël e regjimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Retorika e Ramës nuk kishte si synim drejtësinë për heroin Hashim Thaci, por për të rritur influencën e tij në hapësirat Shqiptare për të dëmtuar Kurtin dhe Osmanin, si pengesat kryesore për Ballkanin e Hapur. Ai po përpiqet të ndajë Kosovën në një kohë kur presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë është rritur shumë. Ai po përpiqet të shpëtojë veten e tij dhe Vuçiç si faktor stabiliteti në Ballkan duke përdorur patriotizmin fals dhe retorikën boshe, për një çështje që ai vetë ka qenë promotor për ngritjen e këtyre gjykatave.

Ai ka vite që është në pushtet dhe po të kishte dëshirën do të gjente mënyrën për të mbrojtur Hashim Thaçin dhe Kosovën me akte konkrete të mbrojtjes dhe integrimit midis dy vendeve, por zgjodhi Vuçiç dhe Serbinë si partnere duke menduar se thyen tabutë dhe mbetet në histori.

Ai harroi se kur mbahej peng Ramush Haradinaj në Francë nga dokumentet e fabrikuara të policisë së Vuçiç, ai projektonte të ‘ardhmen e Ballkanit’ me presidentin e Serbisë, dhe e konsideronte Ramushin si një pengesë, madje më vonë e hodhi Kryeministrin e Kosovës në gjyq.

Ai bashkëpunoi me Thaçin në projektin e tyre me Vuçiç për ndarjen e kufijve, por nuk u kujtua asnjëherë ti thoshte ‘vllaut’ të tij Vuçiç të tërhiqte akuzat e fabrikuara nga shërbimet serbe për Thaçin. Ata të përdorin dhe më vonë të hedhin për të mos ndarë lavdinë me të tjerë.

Rama në Strasburg u tregua një showman në një shfaqje që deputetet jo vetëm nuk e blenë por edhe e refuzuan. Pikësynimi i tij nuk ishte Strasburgu por Prishtina. E ardhmja e tij është Ballkani i Hapur, jo Europa e Bashkuar. Retorika e tij është vazhdim i retorikës për të zhvlerësuar institucionet europiane si të paafta dhe të padenja për misionin e tyre.

Ai ka kohë që po punon kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë duke ‘mallkuar’ Europën dhe justifikuar regjimin e tij putinesk. Ai kërkon të tërheqë zvarrë edhe Kosovën në rrugën e tij të dyshimtë, ku vetëm Vuçiç e di se ku do ta hedhë spirancën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA16/10/2022 01:18

HEU, RETORIKA E PONS PILATIT NË STRASBURG!" EU, KREPTOFIKA DRONS GRIFATIT
QË RRËSHQAS N'BURG! SI PONS PILATË AH, DRONS GRIRFATË; DUKE I LARË DUART E
DUKE NGRENË DARKËN E FUNDIT, QË UA SHTROI PËR KUJTIME T'HIDHURA OH MU TË
TRADHTISË PA NJERËZORE, SA BREZA HORRE! AH, JEZU KISHITI Q'U THOTË: PO UNË
VETË PO UA SHTROJ SONTE DARKËN E FUNDIT, VETË NUK JAM UNTË; PORSE OR JU,
URDHËRONI DHE LANI DUARTË EDHE ULUNI NË TAVOLINË PËR TË NGRENË NGA UNË
DARKËN E FUNDIT DHE TË MUNDIT EDHE, TUNDIT! MBI TAVOLINË Q'KISHTE SERVUAR
MISH ME ASHTA, VENË TË KUQE DHE MELMESA TJERA! DHE, PO I THËRRET EDHE PO
U BUQET, DUKE U TREGUAR DHE DËFTUAR SE: HANI KËTA MISHIN SI MISHIN E TRUPIT
TIM; LËPINI KËTA ASHTA OR RRASHTA, SI ASHTAT TRUPIT DHE SKELETIT TIM ËH, EDHE
PINE KËTA VENË TË KUQE, SIKUR TA PINI GJAKUN TIM! SEPSE. QË NESER N'MENGJES
DO TË MË ARRESTOJNË DHE, DO TË MË VARIN NË LITAR! PSE, DIKUSH PREJ GRUPES
TONË, PO M'SHPIUNON DHE, BASHKËPUNON ME GJAKATARËT, BARËBARËT, KANIBA-
LET, KATASTROFALËT, ANTI NJERËZORËT O, ANTI BOTËRORËT! DHE, UNË NJOH MIRË
TRADHTARIN DHE SHPIUNIN, QË HANË MISHIN TIM, QË GËRRYEN ESHTNAT E MI DHE,
PINË GJAKUN TIM; PORSE, UNË PRAP TEPRAPË, I LUTEM ZOTIT O, QË T'JU SHPETOJË DHE DREJTOJË NË RRUGËN E DREJTË, E JO NË RRUGË, BURGËN MË KATASTROFALË
ËËËH, MË KANIBALË! DHE, I VARUR NË LITAR DUKE U LUTUR PËR NJERËZIMIN, BRER-
ZIMIN TERË BOTEN NJERËZORE, BOTËRORE: SHPETOJË I MADHI ZOT, PSE NUK DINË
ÇKA JANË DUKE BERË; DUKE NXERË SYTË DHE SHURDHUAR VESHËT NJERI TJETRIT
I NDJERI TË VJETRIT; PËR TË MOS SHIQUAR AS DËGJAUR, PËR KATAKLIZMEN HEEEJ,
BATAKRIZMËN, PËR SHKATRRIME, SHPARTALLIME KATASTROFALË ËH, MË KANIBALË!"
MANI USA

Shto koment

Denonco