Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Telashet me fjalimin 'historik' të Ramës

Telashet me fjalimin 'historik' të Ramës

Nga Arbër Zaimi - 12/10/2022

Rama në Këshill të Europës përsëriti disa të vërteta që i di mbarë opinioni publik, sa i përket Gjykatës Speciale dhe padrejtësisë që ajo përfaqëson. Çfarë mund të jetë harruar nga opinioni është se në vitin 2015 Edi Rama përdori autoritetin e tij si kryeministër i Shqipërisë, për të nxitur votimin e themelimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Opozita në Kosovë, udhëhequr nga VV kishte protestuar ashpër kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Madje është e dhimbshme të shihen sot pamjet e Liburn Aliut, asokohe deputet, që shkonte te Jakup Krasniqi, asokohe kryetar i Kuvendit për t’iu lutur që të mos e votonin themelimin e Gjykatës. Deputeti i VV Rexhep Selimi nga foltorja me kthjelltësi maksimale u drejtohej Thaçit e deputetëve të PDK-së që të mos e votonin Gjykatën Speciale sepse as vetë nuk e dinin çfarë dëmi po i bënin Kosovës, UÇK-së dhe vetë drejtësisë.

Numrat në Kuvend nuk mjaftonin, sepse ishin një grusht deputetësh të PDK-së që nuk votonin siç thoshte Thaçi. Por falë edhe presionit dhe influencës së kryeministrit të Shqipërisë, disa nga ata u bindën dhe Gjykata Speciale u votua. Sot Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë gjenden në paraburgimin e Gjykatës që fatkeqësisht u themelua e nisi të funksiononte.

Sivjet Edi Rama, ende kryeministër i Shqipërisë, ka nisur një fushatë diplomatike kundër Gjykatës Speciale, duke e denoncuar atë si të padrejtë, nē forume të rëndësishme në Nju Jork, Strasburg e Bruksel.

Në denoncimin që Rama ia bën kësaj padrejtësie, ai heroizon “vëllain e tij” Hashim Thaçin, a thua se vetëm ai po e pëson prej saj. E pra, Thaçi ishte sponsor kryesor i themelimit të GjS, ndërsa Rama ishte mbështetës tepër i rëndësishëm i të njëjtit themelim. Teksa argumentet e Ramës sot janë të drejta, a nuk duhet ai të shprehë pendesë e të kërkojë falje për veprimet e 2015, të cilat në rastin më të mirë paskan qenë “papjekuri”?

Sepse nëse i njëjti Ramë në 2015 e lëvdonte dhe sot e shan Gjykatën Ndërkombëtare, atëherë krijohet përshtypje e një oportunizmi të palavdishëm të tipit: pranoj çdo formulë e presion ndërkombëtar, me kusht që të mos prekem unë dhe miqtë e mi.

Dmth. kjo i bie: e pranoj Gjykatën Speciale me kusht që të dënohet kushdo tjetër veç Thaçit. Apo, hipotetikisht, e pranoj SPAK-un në Shqipëri, me kusht që të preket kushdo tjetër veç Ramës.

Ekziston mundësia që udhëheqësve si Thaçi e Rama t’u jetë premtuar indirekt që “nuk do të preken” nga institucionet si GjS apo SPAK që ata themelonin. Ekziston mundësia edhe që ata t’u kenë besuar këtyre premtimeve - por po të ketë qenë kështu kemi të bëjmë edhe me naivitet ekstrem, edhe me oportunizëm të lig.

Gjykata Speciale duhej ndalur para se të themelohej. Alarmimi dhe përpjekjet për ta ndalur atë tash kur prokuroria ka paraqitur pretendime, çojnë ujë tek ata që pretendojnë se prokuroria mund të ketë vërtetësi në akuzat që ngre, e kjo do të ishte dyfishim i dëmit që ia kanë bërë UÇK-së ata që themeluan Specialen.

Një element tjetër i rëndësishëm në fjalimin e Ramës në Këshillin e Evropës, është një lloj nacionalizmi shqiptar për të cilin nuk kemi dëgjuar më parë. Rama përvijon për herë të parë një nacionalizëm shqiptar pro-serb.

Kështu ai flet për pretendimet e Del Pontes dhe Dick Martyt a thua se ato ishin sponsorizuar e mbështetur nga Rusia, por jo nga Serbia. E vërteta është krejt ndryshe. Të fajësosh Moskën pa përmendur aktivitetin e pandalshëm të Beogradit në atë drejtim, Putini i keq e Vuçiçi i mirë, kjo është një akrobaci mjeshtërore, që do t’ia kishte zili çdo pehlivan.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA12/10/2022 22:45

HEU, TELASHET ME FJALIMIN "HISTORIK" TË RAMES NË KËSHILLIN E EUROPËS!"
EU, SI TRASHET ME FALËKRIMIN "HIPOTRIK" TË DRAMES NË KËRCILLIN E EUROPËS!!
ATHUA PORSI VETË KY RAMA QË PËRKAHTE E BËRI PRESION NËN TENSION, QE ME
2015 PARA 7 VITE, TË VOTOHEJ PËR GJYKATËN SPECIALE, GJËJA QË VETËM MIQËT
SI KRYMINSTRA T'SHQIPEISË LONDINEZE-SHTIPEGRISË HORDHI BREZE; PO DHE TË
KOSOVES AHTISARI AUH, HORRPROVES TË ATI VARRI; QË NA VARROI E SHKATRROI
ME PLAN DHE KLAN TË RUSO SERBO JUGOSLLAVE, QË PRAP TEPRAP KOSOVEN ME
MBI 50% TROJET MBARË SHQIPTARIE, QË PAS RIÇLIRIMIT O RILIRIMIT TË UÇK+USA+
NATO+MBARË TROJET SHQIPTARE+MBARË DIASPORA SHQIPTARE+TERË BOTA DEM-
OKRATIKE ËH, MOR MIK OR MIKE; QË NA FIKE DHE NA E PIKE; DUKE MENDUAR HEEJ,
RËNDUAR QË VETËM RAMEN DHE THAÇIN MOS TË AKUZOHEN A, LE TË ARRESTOHËN
TË GJITHË ÇLIRIMTARËT E UÇK-SË DHE LE TË DENOHET NË VARR KRYLEGJENDA OR
E ADEM KRYLEGJENDARIT, ME GJITHË FAMILJE O, MBARË DESHMORËT, ÇLIRIMTARËT
QË JANË THERRORIZUAR EDHE KANË FLIJUAR JETEN DHE FAMILJEN VETËM OH, PËR
LIRINË, PAVARËSINË DHE DEMOKRACINË MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE!!.
PROVEBË POPULLORË: QENI I KEQ T'SJELLI UJKUN N'TORISHTË, KASAPROI KOPEN!"
T'FALA REFUGJATË LUFTË LARGUAR ME DHUNË NGA TROJET MBARË SHQIPTARISË!
MANI USA

Shto koment

Denonco