Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Akademia e Shkencave dhe Kosova

Akademia e Shkencave dhe Kosova

Nga Mehmet Elezi - 11/10/2022

Deklaratat zyrtare për 50-vjetorin e Akademisë më kujtuan një vit dramatik.

Më 1998 Akademia e Shkencave në Tiranë hartoi “Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare” (shih foton). Përfunduar: 20 tetor 1998.

Prapa luftës në Kosovë qendrat vendimmarrëse, Uashingtoni e Brukseli, lexonin e planifikonin zhvillimet politike që do t’ia behnin. Po Akademia jonë? Platforma e saj përfundon me thirrjen “për ta njohur Republikën e Kosovës si element konstituiv të Republikës Federale të Jugosllavisë”!

Në librin “Gjuha shqipe në bunker?!” (2005), ribotuar si parathënie e Fjalorit të Gjuhës Shqipe (2006), kam shkruar:

“Edhe pse diktatura ishte përmbysur e bota kish pësuar ndryshime thelbësore - edhe Jugosllavia qe shpërbërë - përsëri nxirrej kjo tezë prej dosjeve të politikës së fillimviteve tetëdhjetë të qindvjetëshit të shkuar. I pyetur në një intervistë televizive titullari i Akademisë u përgjegj: “Nuk na le politika të themi ndryshe”!

Kjo përgjigje shtron një çështje thelbësore: cili është misioni i një akademie shkencash dhe më gjerë, cilat duhet të jenë marrëdhëniet e institucioneve shkencore me politikën?

Ç’është ajo politikë që nuk i lejon shkencëtarët me i pohue përfundimet që dalin në rrugë shkencore, por urdhëron me shpallë të tjera?

Në vendet demokratike shkenca është shkencë, politika politikë. Shkenca i shërben zgjidhjet sipas logjikës shkencore. I merr a nuk i merr parasysh politika, që vepron mbi të tjera ligje, kjo është punë e politikës dhe jo e shkencës”.

Akademia e Shkencave duhet të përfaqësojë trurin e kombit. Për çështjen kombëtare ka qenë turpi i kombit. S’po hy te fushat e tjera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA11/10/2022 22:30

HEU, AKADEMIA E SHKENCAVE DHE KOSOVA!" EU, AKADREMIA E T'SHKRETAVE DHE
KOSOVA AUH, SI HORRPROVA!!. AUTORI KËTYRE RRESHTAVE, MOSHA 74 VJEÇARE,
SI REFUGJAT LUFTË BASHKË ME TRI FAMILJE; TIMEN, TË VËLLAUT DHE TË MOTRES,
QË NA MBËRTHYEN ME DHUNË NGA TROJET TONA DHE MIGRUAM N'USA A, VETËM
UNË KUJDESTAR FAMILJE MBI MOSHEN 50 VJEÇARE, NGA KAMPET PËRQENDRIMIT
NË MAQEDONI, ARRITEM NË USA QË TERË BURRAT I KISHIM LENË NË FRONT LUFTE
A, KUR ME PYTEN E VEÇ KISH PËRFUNDUAR LUFTA; PO, NËSE PRAP KËRSET LUFTA
A LUFTON EDHE TI, PËR LIRI E PAVARËSI TË ATDHEUT!" PËRGJEGJJA IME ISHT-O PO,
NE KEMI LENË GJITHË BURRAT E DJEMTE NË FRONTIN E LUFTES, VETËM UNË KUJ-
DESTAR FAMILJE JEMI SËBASHKU ME 9 FËMIJËT E VËGJËL DHE, NENAT E FËIJËVE!"
AI PËRKTHYESI SHQIPTAR NË KAMP, PARA AMERIKANIT KUNDËRSHTONTE THENJËN
TIME; A, AMERIKANI PO E PRANON SE VETËM ATA Q'E LUFOJNË E KËRKOJNË LIRINË
PËR ATDHEUN E VETË NE, I DOJMË DHE I STREHOJMË NE USA!! PRANDAJ, MUAREM
STREHIMI ME GRINKARTË NË DORË NË USA. EDHE, PARA CA VITE GJATË VIZITES NË
KOSOVE DHE SHQIPËRI, UNË I DEPONOVA DISA DHETA VEPRA T'MIAT ËH, QË I KISHA
SHKRUAR NË USA A BOTUAR NË KOSOVË; DHE, GJATË DEPONIMIT NË BIBLOTEKËN
KOMBËTARE SHQIPTARE NË TIRANË, PO DEKLAROJ: DHASHTË ZOTI SA MË SHPEJTË
QË TË RIBASHKOHEMI DHE TË RITRASHGOHËMI GJITHA TROJET MBARË SHQIPTARE
NË NJË SHQIPTARI TË PËRBASHKËT, SI UNIONI MBARË KOMBËTARË SHQIPTARË!! A,
NJERA PREJ PUNËTROREVE NË BIBLIOTEKË PO PËRGJIGJEJ: JO, KURRË KOSOVA O
AS TROJET SHQIPTARE, NUK DO TË BASHKOHËN SE, POLITIKA NUK NA LEJON ME U
BASHKUAR?!" DHE UNË IA THASHË NJË THENJË PREJ NJË ARTISTI SHQIPTARË; AH,
NËSE NUK BASHKOHEMI, GJITHË SHQIPTARIA; DO TË NA MALLKOJNË EDHE MALET E
BJESHKËVE TË LARTA HEEEJ, RRESHKËVE MË TË ZJARRTA, TË ALBEVE SHQIPTARE!!"
MANI USA

Shto koment

Denonco