Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Veliaj në SPAK, çfarë pritet të ndodhë tani? Flet për SYRI TV, Ylli Manjani

Nis shkolla, por ‘të mos mbesim në klasë’

Nis shkolla, por ‘të mos mbesim në klasë’

Nga Qemal Çejku - 11/09/2022

Të hënën çelet viti i ri shkollor, por që dhe këtë herë mbart shumë probleme të vjetra, me gjasë edhe me një deficit të madh burimesh njerëzore si përsa i përket numrit të nxënësve dhe gjimnazistëve por dhe mësuesve shkaktuar nga emigrimi për Azil. 

Teorikisht dhe praktikisht në Perëndim vijojnë debatet dhe diskutimet për pasojat e shumta të pandemisë COVID-19 në brezin aktual të nxënësve, i cili në nivel botëror arriti kulmin e mbylljes së shkollave për më shumë se 1.6 miliardë fëmijë dhe të rinj

 Në Shqipërinë tonë të rrezikuar nga sundimi i injorancës rinore starton një vit shkollor si cikël i mbyllur i një ‘krize brenda krizës’. 

Institucionet arsimore parauniversitare vuajnë konsiderueshëm boshllëqet në përthithjen e dijes në lëndë të ndryshme, qasjes në praktikat e laboratorët mësimore, por dhe në dimensionet kryesore të edukimit dhe njohurive në fusha të ndryshme, veçanërisht me TIK. 

Çfarë u kërkua gjatë këtyre dy viteve botërisht nga ekspertët e arsimit dhe nga mësuesit e nivelit parauniversitar? Strategji dhe plan veprimi konkret, urgjent, dhe efektiv për të minimizuar ndikimin e COVID-19 dhe karantinës së 2020, tek të rinjtë dhe fëmijët, strategji e cila synonte rishikim tërësor të sistemit të mësimdhënies dhe kalimit me qasje të butë nga dija online në auditoret e shkollës me komunikim të drejtpërdrejtë mësues nxënës. Me një program konkret idesh dhe veprimesh si mënyrë që për të investuar në rindërtimin efektiv, për sisteme arsimore me shanse të barabarta dhe elastike.

Shumë gjëra ndodhën në këto dy vite, por dy konkluzione tani janë qartësisht të qarta:

1. humbjet e të mësuarit dhe kostot sociale dhe ekonomike që pasojnë, janë të konsiderueshme;

2. nevojiten veprime urgjente dhe ambicioze për të rikuperuar humbjet dhe për të përshpejtuar mësimin.

Në Raportin e përbashkët të ‘Krizës së Gjendjes së Arsimit’, të UNESCO dhe UNICEF, u përditësuan vlerësimet për kostot ekonomike të humbjeve të të mësuarit: ‘ky brez do të humbasë 17 trilion dollarë në fitime gjatë gjithë jetës (në vlerën aktuale) ose rreth 14% të GDP-së së sotme globale. Për shkak të mbylljes së shkollave të lidhura me pandeminë COVID-19 dhe goditjeve ekonomike.

Ky projeksion i ri tejkalon shumë vlerësimet tona prej 10 trilion dollarësh të publikuar në vitin 2020. Për më tepër, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, përqindja e fëmijëve që jetojnë në varfëri të të mësuarit ishte 53% para pandemisë, mund të arrijë në 70% duke pasur parasysh mbylljet e gjata të shkollave dhe joefektiviteti i mësimit në distancë për të siguruar vazhdimësinë e të mësuarit për fëmijët e vegjël. Të dhënat e fundit tregojnë gjithashtu për një katastrofë të pabarazisë në zhvillim: midis brezave, grupeve socio-ekonomike, vendndodhjeve dhe midis vendeve’.

Për të realizuar të ardhmen e të mësuarit ku mësimi nuk ndalet në muret e shkollës, ne duhet të udhëhiqemi nga fakti që fëmijët mësojnë më mirë kur përjetojnë gëzim, përballje por dhe strategji e plane në procesin e të mësuarit. Qëndrueshmëria dhe barazia në arsim janë dy anët e së njëjtës medalje. Edukimi në distancë duhet të shfrytëzojë fuqinë e lidhjes dhe ndërveprimeve kuptimplota të dyanshme midis mësuesve dhe nxënësve, dhe duhet të angazhojë dhe mbështesë prindërit si partnerë për të siguruar si vazhdimësinë e të mësuarit ashtu edhe mirëqenien socio-emocionale të fëmijëve, veçanërisht në vitet e para.

Mësimi dixhital duhet të shërbejë si barazues i madh, në vend të asaj që ka qenë një ndarës i madh, pasi shumë nxënës në familje me të ardhura jo të mira nuk kishin fare qasje në mësimin e quajtur online, sa ndarje profesionale mësimi dhe hendeqe sociale u hapën në shkollat tona?

Të gjitha përpjekjet duhet të synojnë rritjen e efektivitetit të mësuesve, nëpërmjet reagimeve të vazhdueshme dhe efektive se si të përmirësojnë pedagogjinë e tyre, planeve të strukturuara të mësimit dhe strategjive për të ushqyer aftësitë socio-emocionale dhe për të vlerësuar të nxënit në klasë. Kjo mbështetje duhet të përfshijë zgjerimin e aksesit dhe kapacitetit të tyre për të përdorur teknologjinë, duke përfshirë kompetencat teknike dhe pedagogjike të nevojshme për mësimdhënie efektive në distancë.

Ndërsa vendet Europiane dhe rajonale përdorin të dhëna dhe studime të shumta mbi fakte të mbledhura në terrenin empirike shkollor por dhe atë familjar, me qëllim për të hartuar politika më efektive, post Covid në arsim dhe edukim, në Shqipëri vazhdohet me politika ditore, aksione politike në funksion të show të propagandës qeverisëse dhe me qëndrime përjashtuese të ekspertëve të pavarur. Nuk hartohet asnjë studim me të dhëna lokale apo kombëtare për pasojat që ka shkaktuar Covid në mësimin hibrid gjysmak online apo aq më pak për të hartuar strategji pune për rigjenerimin e dëmtimeve dhe pasojave tek nxënësit dhe gjimnazistët

Kjo fazë duhet të na çonte në përpjekje për të investuar dhe përmirësuar kapacitetet zhvilluese të arsimtarëve ( jo pak të prekur nga pandemia fizikisht dhe moralisht) si dhe njerëzve që administrojnë procesin e hartimit të politikave mësimore në agjencitë ligjzbatuese.

Por arsimi dhe edukimi si një sektor strategjik në konsolidimin e një shteti dhe shoqërisë kërkon vullnet të mirë të politikbërjes. Dhe ky vullnet përkthehet mbi të gjitha me bashkëpunim real, produktiv institucional, mes ekspertëve mësuesve, shoqërisë civile, komunitetit të prindërve dhe mbi të gjitha respektimit të mendimit të fëmijëve dhe të rinjve tanë. Kurrë nuk është vonë të nxejmë nga urtësia e dijes.

Në urtësinë islame thuhet se Zoti në udhëtimin tjetër pyetjen e parë që do ti bëjë robit të tij është ... E çka bëre ti me dijen...??

* Autori është ekspert i politikave arsimore të nivelit parauniversitar

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jo ekspert11/09/2022 16:24

Eksperti më shumë ka përkthyer nga ndonjë material i UNESKO-s se sa thotë ndonjë element që ka të bëjë me arsimin shqiptar si psh:
1- mësuesit e 20 viteve teë fundit mund ta kenë mesataren e shkollës së mesme nën notën 7,5.
2- Mësuesit e këtyre 20 viteve të fundit, një pjesë e madhe e tyre janë me diplomë part-time, ka edhe me diploma të blera.
3- Ndryshimi i kurrikulave sa herë ndryshon qeveria, vetëm sa e thellon edhe më shumë hendekun në arsimin shqiptar.
4- mungesa e një strategjie kombëtare e miratuar me unanimitet në parlament.
etj etj.
Njëlloj si këta ekspertët e rilindjes, edhe ekspertët e PD, kur kanë qenë në pushtet nuk kanë bërë gjë tjetër, veç eksperimenteve të filluara kur vinin në pushtet.

Shto koment

Denonco