Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Dhjetë urdhëresat e Sulltanit

Dhjetë urdhëresat e Sulltanit

Nga Klodian Tomorri - 08/09/2022

1-Shteti të ruhet me policë privatë, ndërsa privatët të ruhen me policët e shtetit. (Dje qeveria ka marrë vendim për të ruajtur investitorët strategjikë me policinë e shtetit)

2-Pronarët e tokave të vdesin pa marrë asnjëherë kompensim, kurse toka shtetërore t’u falet të kamurve. (Dje qeveria ka marrë vendim t’i falë 9 dynym bregdet në Himarë Gjikurias) 

3-Katet shtesë tek një kullë të shpallen të paligjshme, ndërsa katet shtesë tek një kullë tjetër të shpallen mrekulli arkitekturore që e bëjnë Shqipërinë me skyscraper. (Dje qeveria ka marrë vendim për të sekuestruar ose gjobitur katet pa leje të kullave. Bravo që e bëri. Por pak muaj më parë legalizoi 3 kate shtesë tek kulla ngjitur me ETC-në).

4-Tek shtëpia jote nuk mund të shtrosh dot as pllakat. Kurse tek Parku i Liqenit mund të ngresh përbindësha betoni me dhjetëra kate.

5-Për tenderin 200 mijë euro të një kanali në Lushnje të futen 40 vetë në burg. Për inceneratorët 700 e ca milionë euro, hetimet të shpallen çështje komplekse.

6-Për naftën e fermerëve të jepen 5 milionë dollarë. Për stallën e derrave brenda kryeministrisë të jepen 4 milionë dollarë.

7- Drejtori i policisë të shkarkohet se nuk ka përmbushur objektivat. Drejtoresha e AKSHI-t, të promovohet për punë të mirë në trafikimin e të dhënave të qytetarëve dhe rrëzimin e sistemeve qeveritare.

8-Nafta e jahteve të jepet pa taksa. Nafta e ambulancave të taksohet 1 euro për litër.

9-Të kamurit të taksohen me 15 për qind. Rrogëtarët të taksohen me 23 për qind.

10-Ministrat të mos takohen me biznesmenët. Por ministrat të bëhen vetë biznesmenë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA08/09/2022 21:48

HEU, DHJETË URDHËRSAT E SULLTANIT! EU, Ç'JETË KURTHËPRESAT BURGZVARRIT!
TË ZOTËT E TOKAVE LE TË VDESIN, PA U KTHYER KURRË TOKAT STËGJYSHORE; PO,
ATO TOKA T'U DHUROHËN SI PLAÇKA LUFTËS OR PRAÇKA T'FUTES PËR BIZNISMENË!
BIZNISMENËT E KORRUPTUAR TË MBROHËN ME POLICI PRIVATE A, SOVRANI POPULL
TË MBROHEJ, DENOHEJ; SHKATRROHEJ, SHPARTALLOHEJ NGA SHTETI M'I SHKRETI?!
TENDERAT E TENDEROMANIA MOS TË HETOHEN NGA SHTETI PORSE, QË T'HETOHEN
DHE TË DENOHËN KORUPCIONI I OPOZITES QË PUBLIKON KORUPCIONIN E SHTETIT?
TË DENOHËN MEDIAT E LIRA, QË PO ZBULOJNË, HULUMTOJNË HAJNITË E QEVERISË!
AH, RADHAS E ZHAGAS REND DHE TREND, SI TË HARBUAR, FLAKËRUAR, Q'DALIN NË
SHESH O PËRSHESH, SI KAÇAMAK ME UJË O, TRAMAK QË BERË E NXERË BUJË; OUH,
KURSE SOVRANI POPULLKOMBI, KOPRANI RROPULLKOBI, KORBI, DUKE NA NXJERRË
DY SYTË DHE NA SHURDHUAR DY VESHËT; KUKE NA ÇFERRË TY SHTYTË O MBYTË A
KUKE NA KURTHUAR E FYE SHESHET, DUKE SHTYPUR DHE MBYTUR TERË ARDHMË-
RINË AH, ARBËRINË ORE MBARË RININË, TRURIN E POPULLKOMBIT, DUKE PËRZENË
ME DHUNË NGA ATDHEU PËR MERGIM PA KTHIM, QË TË SHKATRROHEJ, SHPARTALL-
OHEJ AHIII, TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA-VËLLAZËRO RIHIRO O, FARE
SHKRIPKA VËRRIA!!-PO ZGJOHUNI NGA GJUMI OU SHQIPTARË; PSE NA MORI LLUMI
OUUUH, SHTIPZAVRRË; NË TOTALE, GLOBALE, MË KANIBALE!! T'FALA NGA MANI USA

Shto koment

Denonco