Tre strategjitë e Ramës për të mbajtur me thonj pushtetin

Tre strategjitë e Ramës për të mbajtur me thonj pushtetin

Nga Agim Nesho - 07/09/2022

Pushteti politik i Rilindjes ka vdekur moralisht. Situata reale në Shqipëri sot është më keq se në Sri Lanka, ku qeveria ishte e paaftë për të qeverisur vendin, por Shqipëria vuan nga sistemi qeverisës klientelist-korruptiv që po e çon vendin drejt një katastrofe të paralajmëruar, por akoma të pakonceptuar realisht nga komuniteti ndërkombëtar. Flluska e krijuar nga propaganda e shfrenuar e Rilindjes dhe nga ndihma e konsiderueshme e lobistëve të mirëpaguar në Perëndim ka krijuar një realitet paralel, të ndryshëm nga perceptimi i opinionit publik në vend. Realitetet paralele kërkojnë të verifikohen, prandaj komuniteti ndërkombëtar, i cili sot po vëren vetë dhe po informohet nga institucionet ndërkombëtare për kapjen e shtetit, lidhjen e krimit me politikën, korrupsionin galopant që ka kapur vendin, po pret rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme për të kuptuar situatën por edhe për ta korrigjuar atë. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme janë për regjimin kleptokratik të zotit Rama një luftë për jetë a vdekje për pushtetin e tij.

Procesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk do të jetë diçka e lehtë për regjimin Rama. Për opinionin ndërkombëtar tashmë janë të njohura zgjedhjet e vitit 2017 dhe dosjet 339 dhe 184, si dhe problematika skandaloze e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, që është pasqyruar nga raportet e OSBE-ODHIR, Departamenti i Shtetit, etj., të cilët kanë evidentuar fakte të përdorimit të shtetit për të ndryshuar vullnetin e lirë të qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Kësaj radhe nuk e shpëton as klientelizmi i tij, as retorika boshe, as patronazhistët të kolektivizuar në detashmente militante për të kontrolluar votuesit e lirë. Në mungesë të një veprimi si në rastin e afganëve, të cilin ai e përdori për të certifikuar zgjedhjet problematike të 25 Prillit, ai ka krijuar një strategji më komplekse.

Strategjia e parë është sulmi i përgjithshëm për të dëmtuar opozitën. Këtë sulm ai e ka projektuar në disa plane, duke goditur dy liderët e frontit opozitar për të krijuar konfuzion, pasiguri dhe përçarje në gjirin e opozitës. Për Ramën, Dr. Berisha dhe zoti Meta nuk janë vetëm liderët popullorë me mbështetje të gjerë në popull, që kanë provuar veten në qeverisje, por edhe shkaktarët e makthit të tij makbethian se janë ata që do ta rrëzojnë nga pushteti. Ai ishte i bindur për këtë qëkur filloi lufta pa princip kundër Presidentit Meta, të cilin e luftoi me gjithë parlamentin kukull për ta hequr nga pushteti, kur shpalli luftën kundër partisë së tij për ta nxjerrë nga Parlamenti, kur ndërhyri hapur ndaj organeve të drejtësisë dhe SPAK dhe i vuri detyrë, nën presion, që ai duhej të hiqej nga skena politike. Si autokrat ai po shtyn dhe shpërdoron institucionet e shtetit ti realizojnë dëshirën e tij, pavarësisht nëse ajo vjen nga falsifikimet, denoncuesit e inkriminuar apo nga diskreditimi i institucioneve të shtetit.

Për zotin Berisha skenari tashmë është i qartë dhe është vepër e Ramës dhe lobistëve të tij për të dëmtuar figurën e tij dhe për të vazhduar projektet e tij famëkeqe me Vuçiç dhe padronët e tij. Ringritja e tij legjendare ka trembur Ramën, prandaj kërkon ta pengojë PD me procese gjyqësore, me ligje të turpshme personale kundër një lideri që ka shkruar historinë në tranzicionin demokratik Shqiptar. Ai po përdor mekanizmat e gjithë shtetit për ti mohuar popullit të zgjedhë i lirë drejtuesit e tij. Si frikacak ai po mban me thonj pushtetin e tij të korruptuar, pa pasur turp për rrjepjet që i ka bërë vendit me aferën e inceneratorëve, PPP-të, tenderat e rrugëve apo abuzimet e tjera me fondet publike.

Strategjia e dytë ka të bëjë me përgatitjen e procesit të zgjedhjeve për të realizuar rezultatin e dëshirueshëm për të. Prandaj ai do të jetë i kujdesshëm ndaj presionit të hapur kundrejt administratës publike në blerjen direkte të votës, tek patronazhistët dhe lidhjen direkt me krimin e organizuar. Ai ka shtuar numrin e punonjësve të administratës në afro 200,000 - një numër artificial dhe i panevojshëm, por që i shërben atij për të rritur ‘përkrahësit’ e tij, siç vërehet edhe në trendin rritës të punësimeve para zgjedhjeve të vitit 2019 dhe 2021. Gjatë vitit elektoral ai po planifikon edhe censusin kombëtar ku ai mund të punësojë edhe 20-30 mijë vetë sezonalë që mund t’i shtohen votuesve. Marrëveshja me Vuçiç dhe ofrimi i 30 mijë vendeve pune në Serbi nuk është një marrëveshje për shqiptarët, por thjesht një demagogji për regjimin për të treguar mundësitë e bashkëpunimit në kuadrin e Ballkanit të Hapur. Por kjo mundësi tregon më tepër mungesën e vizionit të qeverisë së dështuar të Rilindjes, që nuk ka thithur investitorë të huaj, hapur teknologji të reja përpunuese në vend dhe krijimin e një vasaliteti të ri ndaj Serbisë.

Pikësynimi i Rilindjes është shpopullimi i Shqipërisë nga rinia, si pjesa më e interesuar e shoqërisë për ndryshim dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së regjimit me punëtorë të ardhur nga Afrika dhe Bangladeshi. Zoti Rama do të bëjë çdo gjë dhe do të gjejë çdo formë që klientelistët e rinj që kanë përfituar nga fondet publike, nga ndërtimet në qendër të Tiranës, nga përfitimet e pronave në bregdet, të angazhohet në ccdo formë me fonde dhe punonjësit e ndërmarrjeve të tyre të përkrahin autokratin në betejën e tij jetike.

Strategjia e tretë e Rilindjes do të jetë propaganda e shfrenuar, keqinformimi, lobimi i blerë nga ndërkombëtarët për të thënë se opozita është anti-perëndimore dhe se ai është i vetmi aktor që sjell paqen dhe stabilitetin në këtë situatë të vështirë gjeopolitike që ka sot perëndimi. Ai ka harxhuar me miliona dollarë për lobim në firma të përbashkëta lobimi në SHBA me qeverinë Turke, apo kur emri i tij promovohet në artikujt e sponsorizuar të York Town Solutions të financuara nga Beogradi. Propaganda e shfrenuar rreth figurës së tij të pathyeshme dhe qëndrimi i regjimit për vazhdimësinë e tij edhe për 4 apo 5 mandate është një presion i hapur ndaj gjithë pjesës gri të elektoratit që kërkon ndryshim por nuk mund ta sjellë ndryshimin se Rama ka kapur shtetin dhe vota e tyre nuk ka rëndësi.

Ajo që ka rëndësi për të është vetëm mbajtja e regjimit pa menduar se ku po e çojnë vendin politikat e tij aventureske dhe të rrezikshme.

Prandaj zgjedhjet janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Prandaj Opozita e Bashkuar insiston që ky regjim duhet të ikë sa më shpejt dhe zgjedhjet parlamentare të afrohen me zgjedhjet lokale. Në qoftë se nuk mposhtet ky regjim, i cili po përdor çdo mjet për të mbajtur pushtetin, e ardhmja e vendit do të jetë e errët dhe drejt një diktature të re. Populli duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto zgjedhje nuk janë për klasën politike, por për të ardhmen e tyre perëndimore.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA07/09/2022 21:10

HEU, TRI STRATEGJI TË RAMES PËR T'MBAJTUR ME THONJ PUSHTETIN?!" EU OR, GRI
KRRATERRSHTRI TË DRAMES NDËR TË VAJTUR ME THONJ GRUSHT KUSHT SHTETIN!!
ËH, EDI RAMA SI KËRDI DRAMA, QË ËSHTË I KAPUR, ZDAPUR, NGA BANDA, TRANDA SI
BISHA KARPATE KANIBALE; SHI, ISHA E THARBUR NGA SI BISHË E TËRBUAR OUH SHI,
ISHË E VËRBUAR TË RUSO SERBO JUGOSLLAVE; QË ME KONTRATA FALLCE, HOR ME
KRROKATA TALLCE, PËR TA FALUR, PA U NDALUR; TERË TROJET SHQIPTARISË O NËN
PLOJE QË SHTIPKAKRISË, VETËM O VETËM, GJËJA PREJA, PËRFITIME PËRSONALE O
TERËKLIKIME TËRSOGALE; QË SI VËLLA I VUÇIQIT, SI SHKA TRUHIQIT, DUKE FALUR A
TERË SHQIPTARINË, TË MBETEJ DHE TRETEJ E TERA MË E MJERA, SI RUSO SERBIA,
SI PUSO VERBERIA; QË DUKEJ SE NË EDI RAMËN OR, KËRDI DRAMEN NUK POSEDON
ASNJË PIKË GJAK O PRAG SHQIPTARIT, PORSE, VETËM DHE VETËM GJAK E PRAG O TË TRADHTARIT AH, BARBARIT, MË KANIBALË, TRANDIZGALË, QË BASHKË ME UJKUN
E KARPATEVE, ZHUJKUN E TRAKTATEVE, DONË TA PËRBINË TERË PELLAZGO ILIRO O,
MBARË SHQIPTARINË; HEEEJ, MBARË SHQIPTARINË?! TË FALA REFUGJATË T'LUFTËS
MU NGA TROJET MBARË SHQIPTARE, MANI USA

Shto koment

Denonco