Zëvendësimi i shqiptarëve me të huaj ... ja ç’thotë qeveria!

Zëvendësimi i shqiptarëve me të huaj ... ja ç’thotë qeveria!

Nga Kastriot Islami - 06/09/2022

Nuk po i referohem shifrave të opozitës apo të portaleve sepse të gjithë përfundimet e nxjerra do të sulmoheshin nga qeveria si ‘fake’... Po i referohem shifrave të INSTAT, pra shifrave zyrtare ose në gjuhë ‘popullore’ shifrave qeveritare...

Kjo do të thotë që përfundimet e thjeshta që nxirren nga këto shifra janë përfundime që as vetë qeveria nuk do të mund t’i kundërshtonte, për të mos thënë se ajo do t’i konfirmonte...

Gjatë 7 viteve të qeverisjes Rama, 2014-2021, nga Shqipëria janë larguar mbi 300 mijë shqiptarë, ose thënë ndryshe mesatarisht çdo vit mbi 44 mijë shqiptarë... Është fakt që në vitin 2014, pra në vitin e parë të qeverisjes Rama, janë larguar nga Shqipëria, pra kanë emigruar 46525 shqiptarë...

Image

Kjo shifër të shtyn të mendosh se këto duket se s’janë emigrantë të larguar thjesht për arsye ekonomike por duket se janë emigrantë edhe ‘politikë’ ose më saktë që nuk kanë besim tek qeveria por as shpresë se gjendja do të mund të ndryshojë...(përfundim i dalë nga një anketë që bënë autoritet franceze me emigrantët shqiptarë që kërkonin azil në Francë...) për më tepër që kjo dukuri ka vijuar për 7 vjet me të njëjtat ritme të larta, duke e nxitur kështu largimin e shqiptarëve nga vendi si të vetmen mundësi që ju ka mbetur për të garantuar të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre...

Nisur nga fakti që më shumë shqiptarë janë larguar sapo qeveria Rama ka marrë drejtimin e vendit, të shkon mëndja të mendosh se shumica e këtyre emigrantëve mund të jenë me orientim ‘demokrat-konservator’ (tezë që mbetet për tu hetuar më në thellësi)...

Qeveria natyrisht do të mburrej me shifrën e të huajve që kanë hyrë në Shqipëri, apo numrin e atyre që quhen ‘imigrantë’. Kjo shifër për 7 vitet, 2014-2021 rezulton mbi 150 mijë.

Image

Prej shifrës së ‘emigrantëve’ pra shqiptarëve të larguar dhe shifrës së ‘imigrantëve’ të huajve që kanë ardhur në Shqipëri rezulton se 2 shqiptarë të larguar janë zëvendësuar nga 1 huaj që ka ardhur në Shqipëri...

Përfundimi i I:

• Shqipëria po boshatiset se po largohen çdo vit mbi 44 mijë shqiptarë...

• Shqiptarët po zëvendësohen me të huaj se mesatarisht 2 shqiptarë të larguar zëvendësohen me 1 të huaj... ndoshta me largimin e shqiptarëve kjo dukuri do të bëhet edhe më e frikshme..

Përfundimi i II:

Shqiptarët me këtë shifër ja kalojnë edhe vendeve në luftë apo atyre të dala nga lufta por edhe shumë vendeve të varfra të Afrikës dhe Azisë, duke treguar se emigrimi i tyre nuk është thjesht për arsye ekonomike por vendimi i marrë për tu larguar nga vendi lidhet me humbjen e shpresës se ‘ky vend mund të bëhet’ dhe se ‘gjendja mund të ndryshojë...

Përfundimi i III:

Sipas shifrave qeveritare për 7 vjet janë larguar nga vendi mbi 300 mijë shqiptarë ose mbi 10 përqind e popullsisë dhe nëse kjo tendencë vazhdon më të njëjtat ritme apo nuk ndërpritet, për një periudhë disa vjeçare vendi do të boshatiset nga shqiptarët dhe në referencë të shifrave qeveritare në vend të shqiptarëve do të vijnë të huaj, ndoshta fillimisht me ritëm më të ulët por me shumë gjasa me kalimin e kohës kur të mos ketë më shqiptarë në të këtë zonë të Mesdheut ritmi i ardhjes së imigrantëve mund të rritej...

/Ish-Zv/Kryeministër

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA06/09/2022 22:17

HEU, ZAVENDËSIMI I SHQIPTARËVE ME TË HUAJ.. JA, SE ÇKA THOTË QEVERIA SOT!!
EU, ASGJASIMI I SHQIPTARËVE ME TË HUAJ... JA, SE Q'NA THOTË NEVERIA OU, ZOT!..
AHIII, SI SHKAKTARE TË SHKATRRIMIT DHE SHPARTALLIMIT TË MBI 80% TROJE TONA
NËN PLOJET MË ZEZONA, DUKE NA PËRZENË ME DHUNË O PËRDHUNË, NA PËRZUNË
DHE NA PASTRUAN 100% DUKE ZAVENDSUAR EDHE ASMILUAR NGA BANDA,TRANDA,
ME POROSIRA ËH, MË HORRORNXIRA; SI ME PLANE DHE KLANE, TRAKTATE DHE NGA
KARPATE TË RUSO SERBEZO TURKO JUGOSLLAVE ËËËH, PUSO FERRBREZO FURKO
TUGOSHKAVE; QË TANI EDHE SOT ME POLITIKEN AH, RROLOFIKËN, QË NA PIKEN DHE
NA FIKEN PËRMES QEVERIVE AUH NEVERIVE MË MERCENARE, SHVERCEVRARE QË
NA SHITËN DHE SHQITËN, NË TREGTI, GERRDI, KERRDI, DUKE NA PËRZENË MU NGA
ATDHEU JONË, MU NGA ATKREU ZEZONË, QË NA SHKATRRUAN, BASTRADHUAN A MU
GJENEN E GJENEZËN, KRENËN DHE KRENEZËN, MBARË KOMBËTARE O, SHQIPTARE!
TË FALA REFUGJATË LUFTË NGA TROJET TONA MBARË SHQIPTARE!. NGA MANI USA

Shto koment

Denonco