Pishina e Irfanit, dosja e Metës dhe ruspat e një bande dallëndyshesh

Pishina e Irfanit, dosja e Metës dhe ruspat e një bande dallëndyshesh

Nga Andi Bushati - 02/09/2022

Një çetë bashibozukësh, me në krye një dallëndyshe të rikthyer, i janë vërsulur sot resortit ‘Prestige’ të Irfan Hysenbelliut, që është njëkohësisht edhe botuesi i Panorama, Balkanweb dhe News 24.

Kjo mësymje e shtetit vjen pas ruspave që prishën muret e këtij kompleksi disa ditë më parë, pas kontrolleve të shumta tatimore në të gjitha filialet e këtij biznesmeni, pra në kuadrin e një sulmi fronal të shtetit.

Dua ta them që në fillim. Sa herë kaloja në rërën e bukur të plazhit të Golemit, gjithmonë më ka shqetësuar arroganca e ndërtimit të Irfanit, mënyra se si muret e larta u kishin vjedhur qytetarëve të drejtën për të vijuar rrugën përgjatë bregut dhe ndërtimi i stërmadh, natyrisht me lejen e qeverisë, i cili thyente një rregull që në zonën e Qerretit nuk mund të kishte ndërtime betoni mbi gjatësinë e brezit të pishave.

Pra, për të gjitha këto, sot duhet të isha i lumtur që njerëzve po u rikthehej hapësira e munguar dhe se shteti ishte kujtuar për të mbrojtur publiken në dëm të një milioneri.

Por, fatkeqësisht nuk është aspak kështu. Madje mendoj se yryshi i tanishëm i qeverisë për të shkatërruar është shumë më i rrezikshëm se bashkëpunimi i saj i dikurshëm me biznesmenin, për të zaptuar.

Sepse në kohën kur shteti jepte leje për këto ndërtime, në kohën kur IKMT mbyllte sytë për privimin e qytetarëve për të ecur në bregun që i përket të gjithëve, Edi Rama drekonte me Irfan Hysenbelliun pikërisht në mjediset që po shkallmon sot (Foto poshtë).

Image

Në mediat e tij i jepej hapësirë pa fund, sa herë që ai donte, Taulant Ballës. Në ekranet ku ai qe pronar, ndërpritej çdo emision dhe program, qoftë dhe kur Erion Veliaj dilte live për të lëshuar mufkën më të parëndësishme nga goja. Gazetat dhe TV-të e Irfanit ishin politikisht të pranueshme kur ato mbështesnin fushatën e Bashës, kundër ‘non-grata-s’, atë të Rilindjes për të kapur FSHF-në dhe atëherë, ndërtimet që sot po shkallmohen si të paligjshme, lartësoheshin arrogante dhe të paprekshme buzë Adriatikut.

Ende sot mbetet mister se ç’thyerje ndodhi mes biznesmenit dhe Edi Ramës, kur mediat e të parit filluan të botojnë skandale për drejtuesit e tatimeve dhe të doganave dhe menjëherë çeta e bashibozukëve u vërsul kundër objekteve që i kishte lejuar dhe mbrojtur prej vitesh.

Ditët e fundit ishte një sekret publik që fadromat do ia behnin për të prishur një nga pishinat e kompleksit ‘Prestige’. Madje zëra brenda kupolës konfirmonin se ish-drejtori i IKMT, u shkarkua ngaqë nuk e mori përsipër këtë aksion dhe aty u rikthye dallëndyshja e preferuar e Ramës, që është e aftë të mbajë gjithçka mbi trup.

Dhe pikërisht këtu, kjo histori që nuk ka të bëjë fare me Irfan Hysenbelliun, por me të gjithë ne dhe me shtetin arbitrar që kemi mbi kokë, ngjan si dy pika uji me atë që po zhvillohet kundër Ilir Metës. Deri dje, spiuni i sotëm I.M. ishte bashkëkryetari i koalicionit qeverisës, aksioneri i 1 milionë shuplakave që rrëzuan regjimin e Berishës, madje atij i ishte falur edhe video- përgjimi i Dritan Priftit, pasi sipas Ramës, fajin nuk e paskësh pasur njeriu por sistemi.

Por, sapo u pozicionua kundër kryeministrit, ai u bë menjëherë, i lajthitur, qesharak, me fjalor të pakontrolluar, pastrues parash për lobim, shkelës i rëndë i kushtetutës. Porsa morën urdhrin nga Kongresi i PS-së: ‘gjithë Shqipëria e do Metën në burg’, dallëndyshet e SPAK filluan çështje kundër tij, ndërsa dallëndyshet pa autoritet të dosjeve, zbuluan papritmas nga një email anonim, pikërisht ditën që Meta u rikthye në politikë, se ish presidenti kishte punuar për sigurimin e shtetit tre dekada më parë. Sikur mos mjaftonte ky inskenim qesharak, parlamenti ndërmori menjëherë nisma ligjore pët t’i ndaluar atij rikandidimin dhe drejtimin e forcës së vet politike.

Pra, mjafton hipokrizia e padurueshme e këtyre dy fabulave për të kuptuar se problemi ynë sot nuk është as tek zaptimet e Irfanit, as te e shkuara e Metës, as ata të cilëve u prishen shtëpitë tek 5 maji apo unaza e re, se gjoja kanë ndërtuar pa leje, në një qytet ku vija e verdhë po shtyhet pafund dhe ku copa nga parku i liqenit po kafshohen përdhunshëm prej atyre të cilët mediat i kanë vënë në shërbim të qeverisë.

Halli ynë real është me një shtet personal që po fashistizohet përditë. Me një administratë që mbyll sytë për zbatimin e ligjit, kur t’i i vardisesh Edi Ramës dhe turr ruspat në emër të tij, kur dikush i del kundër. Me një tufë dallëndyshesh, në IKMT, në SPAK, në ç’autoritetin e dosjeve, në tatime, që shtegtojnë kuturu sipas humoreve të çekuilibruara të autokratit që i jep urdhra. Pa zgjidhur punë me një regjim si ky, askush nuk do çlirohet dot, as nga garnitura përreth tij, që sa herë duhet na shitet si e bardhë dhe herën tjetër si e zezë.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Mirela Kopliku03/09/2022 11:43

I nderuar z. Andi Bushati ! Ju falenderoj shume per artikullin tuaj sa te guximshem dhe po aq inteligjent. Them i guximshem, sepse keni analizuar te dyja anet e medaljes, gjithashtu, pavaresisht nga sherbimet ndaj rregjimit, ju vjen keq per te demtuarit, qofshin ata miliardere, qofshin ata te varfer qe ju a kane rrenuar pronen e ndertuar duke ngrene buke me turshi ose gjize. Me respekt kam konstatuar se ju nuk jeni nga ata qe kthejne koken nga ana tjeter dhe thone : " Nuk eshte lufta ime, nuk me duhet mua, kokat hengeshin"! Jo, ju ju dhimbset Shqiperia, ju dhimbset populli qe nuk di te gjykoje, qe genjehet me nje therrime sot dhe mbyll gojen kur i marrin kafshaten neser! Per kete ju respektoj, sepse nuk e drodhet gjuhen si bene edhe mediat e biznesit qe po shkaterrohet sot. ( patjeter edhe ju do te keni patur propozime per poste dhe shuma te majme, por keni pranuar te rreshtoheni ne krah te atyre qe nuk shiten por e thone te verteten si eshte)! Kete duhet te bejne edhe demokratet " te tjeret", te rreshtohen ne krah te Doktor Berishes dhe te ndihmojne ne mos instalimin e nje shteti barbar, super monist e mos te lejoje instalimin e nje junte fashiste! Mos te behen paterica e kesaj qeverie dallkaukesh, dikush me pompozitet e dikush me xhestikulime teatrale neper studiot televizive, duke u munduar ti mbushe mendjen shikuesve se une jam me Z. Berisha, por nen flamurin e alibashes, alibeajt; qe i njoh kryetare te PD- se. Dhe ne fund te fundit per cfare e bejne kete?? Per te perfituar te mirat e deputetllekut akoma per 3 vjet, sepse eshte e sigurte qe ata nuk i zgjedh me kerkush !!! Kjo eshte pak por e sigurte ! Tani mbeshtetja e nderkombetareve sekur po lekundet, patronazhistja amerikane e qeverise nuk po ndihet per shkaterrimin prones se biznesmenit Musabelliu, ajo qe do te ishte e para ne cdo eveniment, nuk do te linte pa bere komentet e saj edhe per nje mize qe fluturonte!! Ku eshte kjo koreano jugore, qe nga sjelljet me jep pershtypjen qe eshte rritur ne Korene e Veriut, qe te shohe qe djali qe kane rritur dhe ndihmuar ka dale nga binaret dhe po vret dhe te tijet nga cmenduria e nje pushteti te pakufijshem ??? A po ajo do te largohet pas pak muajsh dhe kujt po i plas per Shqiperine, nuk eshte lufta e saj, kokat hengeshin ! Si edhe per Irakun, per Afganistanin, per Vietnamin dhe per shume shtete te tjera qe nuk i dime ne injorantet e zakonshem, qe nuk shohim pertej hundes tone!!!

Durrsaku03/09/2022 07:28

Bravo Bushat i drejt mendimi jot. Por vall njerzit e kan kuptuar se ça po ndodh apo nuk ja man të ngruhen për lirin absolute dhe të dinjitetit. Vetëm me protesta e rrëzoni kët nuk di me ça fjale ta quj kët psikopat kët të smur mendor që në Beograd shan gjuhën amtare. Litari për ate o minimumi. Ngrihuni në protesta ta shfarrosim kët të keqe 1 her e mir. Zoti bekoft shqiptarët dhe SHQIPRIN ton të bukur.

Askushi02/09/2022 21:23

Ah more djale Po cte bejme Te gjitha I dime verbalisht she te hequr me kuriz.Tek ne I ndershmi eshte budalla.I pasuri injorant dhe hajdut eshte pasha.

EO02/09/2022 18:39

Jam dakord me ato që thua!
Pak humor kaposhi (KM): të gjithëve u nxehet telefoni kur shfletojnë Lapsi.al?

Shto koment

Denonco