'Aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp, nuk të vlen gjë as shteti, as ligji'

'Aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp, nuk të vlen gjë as shteti, as ligji'

Nga Kim Mehmet - 02/09/2022

Nëpër shoqëritë shqiptare kurrë nuk kanë ndodhur krime të përmasave monstruoze dhe nuk ka pasur aq amoralitet e paturpësi sa gjatë kësaj dekadës së fundit.

Një ndër ato ngjarje monstruoze është edhe kjo e fundit e ndodhur në Prishtinë, ku një grup meshkujsh monstra, me orë të tëra kanë dhunuar seksualisht një engjëll me fytyrë fëmije. Ngjarje që ndodhin shpesh edhe në Shqipëri, ku shteti vepron ashtu siç e urdhërojnë kriminelët që e kanë financuar partinë fituese në pushtet.

Dhe kjo ndodh mbase pse shoqëritë shqiptare qëmoti i kanë dëbuar ndershmërinë, turpin dhe moralin si dhe shkaku se nëpër “Shqipëritë” tona, shtatë ditë në javë, nga njëzet e katër orë në ditë, promovohen cullakosja, shthurja, amorali dhe paturpësia. Dhe shkaku se të gjithë ne i njohim hajdutët dhe kriminelët tanë, por nuk na pengojnë kur ata ulen në krye të Odës së Burrave.

Kjo ndodh edhe pse kemi harruar se sa më pak moral e turp në një shoqëri, aq më pak ka njeri në njerëzit që jetojnë aty. Dhe se sa më të shumtë janë profesorët kryemëdhenj, por anti-islamistë kokëtulë që e përçajnë shqiptarinë duke zbuluar mes nesh ‘anadollakë’ e ‘arabë’, aq më të pakta janë vlerat shqiptare që do t'i kenë hije shqiptarisë.

Ku ta dish, mbase ka ardhur koha kur disa "pro-perëndimorë" tanë "mendjehapur" do të duhet të mësojnë diçka nga shqiptarët "e prapambetur e prolindorë" të Maqedonisë, të cilët thonë se nuk të vlen gjë as shteti as ligji, aty ku nuk ka ndërgjegje, moral e turp. Dhe të cilët, ndershëm e mbrojnë dinjitetin e nënave dhe motrave të veta, ngaqë e dinë se gjatë dekadave të socializmit, atëherë kur ata e kishin të ndaluar të shkolloheshin, këto gra heroina e mbrojtën gjuhën tonë dhe shqiptarinë si dhe bënë çmos që ta kuptonim se shtyllat mbi të cilat qëndrojnë familjet dhe shoqëritë shqiptare janë nderi, morali dhe turpi.

Mbase pse e kishin kuptuar këtë ata edhe u bënë ‘djep’ që rriti dy nobelistë dhe shumë mendimtarë e atdhetarë me të cilët mburret mbarë shqiptaria.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA05/09/2022 21:04

HEU, ATY KU NUK KA NDËRGJEGJE, MORAL, TURP, NUK VLEN MË AS SHTETI AS LIGJI"!
EU, ATY KU NUK KA PËRGJEGJE, KORBAL, KURP; TUK VLEN MË SA TRETI NA IMIGJI?!
KUR NJË GRUP MONSTRA MESHKUJSH NË PRISHTINË, KOSOVË, KANË DHUNUAR NJË
VAJZË TË MITUR 11 VJEÇARE; PO KJO ËSHTË TURP MË I MADHI TERË POPULLKOMBIT
MBARË KOMBËTARË, MBARË SHQIPTARË; QË KJO NA JEP ME KUPTUAR DHE TREGON
SE KY POPULLKOMB KA KALUAR NË SHKIZOFRENI TË ÇFRENUAR ANTI NJERËZORE E
ANTI MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE! NE, KEMI QENË NJË POPULLKOMB OH
SHEMBULL NDËR MË I MORALSHMI, MË HUMANITARI O, SHEMBULLORI, TEMPULLORI,
QË PËR ÇDO LAVDATË, NDËR MBARË POPUJKOMBET E BOTES SIÇ KEMI DHENË DHE
FYTYRA MË HUMANITARE DHE MË LEGJENDARE EDHE MË KRYELEGJENDARE NIVELI
BOTËRORE DHE MBARË NJERËZORE!! HEEEJ, NE SI POPULLKOMB KEMI NEVOJË QË
TË KEMI NJË EDUKATË TË LARTË PËR MBARË SHTRESAT, DUKE FILLUAR NGA FËMIJË
TË VEGJËL E GJËR NË PARASHKOLLORË DHE SHKOLLA E FAKULTETË ORE, T'MBARË
POPULLKOMBIT TONË QË TA KTHEJMË DHE TA RINGRITIM E TA RILINDIM DASHURINË
NDAJ QENJES NJERËZORE, NDAJ MBARË POPUJKOMBEVE DHE LIRISË, PAVARËSISË,
DEMOKRACISË MBARË KOMBËTARE MBARË SHQIPTARE DHE MBARË BOTËRORE OH,
MBARË NJERËZORE!! T'FALA REFUGJATË LUFTE NGA TROJET SHQIPTARE, MANI USA

Mirela Kopliku03/09/2022 12:06

Ma bukur prishet z. Kim Mehmeti ! Ndergjegja, turpi dhe morali jane shtyllat e nje shoqerie per se mbari !! ( me keqardhje te madhe ; ne i kemi harruar)!!!

Ali Senjefi 02/09/2022 20:19

Or Kim…
Po pse mor burre merresh me nji gja qe tash asht ba menyre jetese.
Keto modernistet e pordhes nuk e kan aspak problem me nxjerre jashte edhe p…in.Se te tana te tjerat i’a kena pa’.Material kurverie ka n’tan boten.Por mekenese se jena ma afer majmunit,Ne I imtojme ato.
Nji popull qe fluturon me presh n’bithe,nuk len gja pa ba’.

Shto koment

Denonco