O meshkuj qeveritarë rilindas! Bëhuni të paktën një herë burra!

O meshkuj qeveritarë rilindas! Bëhuni të paktën një herë burra!

Nga Mal Berisha - 31/08/2022

Fundi pa lavdi i Gledis Nanos. Ngushëllim në familjen e Jonada Bledar Avdisë.

Me datën 3 gusht, 2022, i prekur thellë nga ngjarja më e trishtusheme që mund të dëgjojë njeriu në këtë vend, vrasjen nga policia e shtetit të Joniada Avdisë, i vetëm, vetëm në emrin tim, emrin e një qytetari që ndjente dhimbje, shkova për të ngushëlluar familjen.

Nuk njihja asnjë njeri as në familje dhe as në fis megjithëse ata janë tropojanë, madje nga fshati Berishë.

Të njëjtën gjë kisha bërë edhe për Klodian Rashën e shkretë, të cilin e vrau policia e shtetit dhe i vuri armën e krimit që përdorën vetë, tek koka.

Mjedisi pritës i familjes së Ismet Avdisë ishte aq sa i dhimbshëm, po aq edhe epik, i mbushur me forcë burrash që durojnë edhe atë që nuk e duron dot as Guri.

U ula. Ngushëllova me fjalët e malësorëve dhe i thashë vetes gjatë tërë atyre minutave:

‘A ka burra ma të fortë mbi këtë tokë sesa ky babë dhe ky gjysh që bajnë kaq gajret ndaj kësaj dhimbje kaq të papërballueshme!?’

Vjen Gledis Nano

Sapo e kisha përfunduar kafen dha ballë Shefi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pa uniformë. Atë ditë atij i kërkohej në mënyrë masive dorëheqja.

I Zoti i shtëpisë, Ismet Avdia, ia dha dorën tek dera e sallës ku bëhej pritja, e priti deri sa u ul misioneri pararojë i krerëve rilindas, dhe i dha kohën e duhur për të shprehur ngushëllimet e rastit.

Gledis Nano, me sy ulur i paraqiti ngushëllimet Ismet Avdia dhe të birit Bledarit për humbjen e vogëlushes Jonada.

Kodi malësor dhe familjar i Ismet Avdisë

Ismet Avdia, cili ishte i prerë i tëri, por që paraqiste statujën e një burri malësor, sa kreshnik në pamje aq edhe intelektual në sjellje, iu përgjigj:

Faleminderit për ngushëllimin!

Nëse do të më kishe njoftuar se do të vije, do të kisha thënë:

Mos eja!

Por tani që je në vatrën time të dhimbjes, Kodi i Malësorit Shqiptar dhe i familjes time më detyron të të pranoj si një vizitor. Miku në shtëpinë time, sipas traditës, edhe në se është hasmi, apo edhe vetë vrasësi, nuk nxirret jashtë!

Por ju keni bërë gabim që keni ardh. E para ju jeni përgjegjës për ngjarjen dhe së dyti në statusin tuaj në Facebook, keni lënë një nënkuptim që përgjegjësia për humbjen e Jonadës të ndahet midis policisë së shtetit dhe prindërve të vajzës.

Unë, vazhdoi z. Avdia, ju njoh mirë, e di edhe CV-në tënde, ta respektoj detyrën që mbani, por ju kurrsesi nuk përjashtoheni nga përgjegjësia. Megjithatë, jeni në shtëpinë time, e Kodi i Nderit të Malësisë time dhe i familjes time më detyron të pranoj ardhjen tuaj të pa-paralajmëruar dhe të padëshiruar.

I ndodhur në atë skenë aq epike ku zbatohej me një rigorozitet aq absolut marrëdhënia e të zotit të shtëpisë më mikun, edhe nëse është hasmi, mendova të thoja edhe unë disa fjalë.

Dorëhiqu zoti Nano!

I mora leje të zotit të shtëpisë dhe pak a shumë i thashë këto fjalë këtij polici rilindas:

Më së pari i kërkoj ndjesë të zotit të shtëpisë, pasi unë jam thjesht një vizitor, siç janë shumë të tjerë këtu. Pra po flas vetëm në emrin e një vizitori dhe jo të ndonjë anëtari të familjes apo të dikujt tjetër.

Ju zoti Nano, do të ishit shumë i nderuar nëse do të jepnit dorëheqjen dhe të vinit e ta deklaronit atë pikërisht këtu, në këtë mjedis burrash malësorë!

Këtë gjë po ta kërkojnë të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që shprehen hapur siç po bëj unë, por gjithkush që ka fëmijë në këtë vend:

Së dyti, ju jeni direkt përgjegjës për ngjarjen, pasi ju e keni kthyer në punë, me firmën tuaj, një polic delikuent, pasi është sorollatur prokurorive dhe gjykatave për veprime antiligjore kriminale të mëparshme;

Së treti, nën komandën tuaj nuk zbatohet ligja e shtetit. Në fakt ju jeni mbrojtës i anti-ligjit dhe jo i ligjit. Edhe mbrëmë JOQ të nxori me video se i tërë bregdeti shqiptar është i mbushur me skafe që notojnë brenda zonës së ndaluar, edhe pse ka ndodhur një ngjarje kaq e tmerrshme si kjo.

Së katërti, polici që e ka bërë veprën, noton me një skaf që i kalon 100.000 Euro në çmim, kur me rrogën që merr ai mezi mund të mbajë fëmijët me bukë. Cili ka qenë reagimi juaj ndaj këtyre njerëzve që blejnë skafe të tilla dhe e keni pyetur veten me çfarë i blejnë ata?

Dhe së fundmi, por jo nga rëndësia, ju keni ardhur këtu për të tatuar mjedisin që pastaj eprorët tuaj, të cilët janë njësoj siç jeni edhe juve të lidhur më këta kriminele e trafikantë të drogës, të vine më pas dhe të bëjnë atë maskaradën që bënë me Klodian Rashën, jetën e të cilit e katandisën tek mbjellja e një plepi tek Liqeni Artificial.

Gledis Nano nuk arriti t’i hapte rrugën shefave të tij që të shkonin për ngushëllime në vendin e krimit që vetë e kishin sajuar, tek familja Avdia.

Por nuk dha as dorëheqje që t’i lente vetes një pikë burrëri e nder.

Ai priti sa ta shtrydhnin mirë, u qa edhe nëpër ambasada që mos ta hiqnin dhe përfundoi edhe i pushuar edhe i poshtëruar.

Po si nuk del një mashkull që të jetë burrë në këtë Rilindje të dreqit xhanëm!

Apo kështu zgjidhen dhe po kështu shtrydhen!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

lira02/09/2022 19:06

Shkrim qe te le pa koment. Te lumte Z. Berisha!

sul cakoni01/09/2022 10:05

Nuk do thoshja si Nardi, por ne nje kahje tjeter politike.Tek rilindja nuk kemi patur pritshmeri dhe skemi pse e kerkojme aty burrerine dhe zotesine.Ju dhente zoti force atyre prenderve te perballojne ate dhimbje!Se dyti per mua do mjaftonin vetem dy fjalet e kryefamiljarit ardhja ne vaki i padeshiruar.

Gj31/08/2022 18:36

Ky shkrim të lë pa fjalë!
Po zaten se ka të tillë Njerëz pa ekziston akoma Shqipëria... se veç bëmat e rilindësve do mjaftonin të shuhej një vend edhe 10 herë në numër më i madh!

Nardi31/08/2022 18:05

Rrespekte Z.Berisha per argumentat qe i ke parashtruar keti pusht-etari rilindas per te dhene dorheqjen por me vjen keq qe je lodhur kot sepse ky dhe soji politik i tij i rilindjes nuk jane burra poooor ( te me falni ju dhe lexuesit ) jane thjesht ca kurva me mjeker

Nuk jam robot31/08/2022 17:51

Zgjidhen mbasi kane kaluar me rezultat maksimal testin e shtrudhjes.

Toni31/08/2022 17:35

Hera pare qe me pelqen nje artikull ne Syri.

Shto koment

Denonco