Dhjetë hapa që ndërmori qeveria aktuale për të shpopulluar Shqipërinë

Dhjetë hapa që ndërmori qeveria aktuale për të shpopulluar Shqipërinë

Nga Mal Berisha - 27/06/2022

Ky është një mesazh për të gjithë patriotët shqiptarë që duan të dinë se çfarë po ndodh në vendin tonë.

Secili është i lirë ta përkthejë dhe ta shpërndajë. Nuk përmban të drejtë autori.

Hapi nr. 1 - Manipulimi i zgjedhjeve:

Çdo keqbërje në Shqipëri rrjedh nga manipulimi i zgjedhjeve të qeverisë së Edi Ramës.

Hapi nr. 2 - Manipulimi i zgjedhjeve prodhon qeverisje të korruptuar.

Hapi nr. 3 – Një qeveri e korruptuar, për t’i hapur rrugën mosndëshkimit të vetvetes shkatërron sistemin e drejtësisë.

Hapi nr. 4 - Pasi sistemi i drejtësisë humbet pavarësinë e tij dhe vihet nën kontrollin e qeverisë, qeveria ka në dorë të bëjë çfarë të dojë.

Hapi nr. 5 - Tashmë, e lirë të bëjë çfarë të dojë, qeveria përfshihet në korrupsion masiv bruto dhe funksionon si një grup i organizuar kriminal duke përdorur Parlamentin dhe Këshillin e Ministrave si mburojë për të miratuar ligje dhe për të justifikuar të gjithë hajdutët që veprojnë në bashkëpunim dhe nën kujdesin e Kryeministrit.

Hapi nr. 6 – Tashmë qeveria apo ekzekutivi ka dalë jashtë kontrollit dhe ushqen ditë pas dite dhe pak nga pak krijimin e një autokrati që qëndron si një Kumbarë në krye të grupit të organizuar kriminal.

Hapi nr. 7 - Autokrati kontrollon gjithçka, legjislacionin, drejtësinë, biznesin dhe median, duke përdorur të metat e sistemit të dobët demokratik, që ai vetë e ka shkatërruar, si mjet për të arritur objektivat e tij. Demagogjinë dhe bashkëpunimin me kriminelët dhe grupet e organizuara kriminale ai e alternon me një grusht të hekurt duke frikësuar qytetarët e vendit të tij, duke u shfaqur si një sundimtar “modern”.

Hapi nr. 8 - Autokrati rrethohet me një grup të vogël oligarkësh, mbështetësish, PO burra e gra, dhe njerëz të korruptuar që kanë kontroll mbi paratë, drejtësinë, biznesin dhe median.

Hapi nr. 9 - Kur situata arrin në atë kulm, ai mbyll gjykatat, sulmon bizneset e mesme dhe hap rrugën për të krijuar një mjedis jo të gjallë për të gjithë kundërshtarët e tij. Si rrjedhojë, qytetarët e gjejnë emigracionin si të vetmen alternativë për të mbijetuar.

Hapi nr. 10 - Autokrati tani ka formësuar një vend me një sistem shëndetësie të korruptuar, një mjedis të shkatërruar arsimor dhe kulturor dhe kontrollin e drejtësisë si mjete të qeverisjes së vendit.

Pasoja është shpopullimi i vendit tonë të dashur, Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA27/06/2022 21:15

HEU, DHJETË HAPA QË NDËRMORI QEVERIA PËR TË SHPOPULLUAR SHQIPERINË!..
EU, JETË KRRABA QË PËRDORI NEVERIA PËR TË DEPOPULLUAR TERË SHTIPEGRINË!!
ËËËH, QEVERI OJ QEVERI! HËËË, NEVERI MOJ NEVERI!! QË NA NGRITE VRERIN EDHE
NA PRITE, ZBRITE NDERIN; N'KORRUPSIONE ME HORRUKSIONE, ME BANALIZME DHE
KANALIZIME; ME SHITJE OR SHKITJE, ME TREGTI ILEGALE, OR, KËRRDI HILEZHGALE;
DUKE BANALIZUAR, KUKE KANALIZUAR; SJELLJEN EDHE PJELLJEN TË ARMIQËVE MË
SHEKULLORË, LERË ZGARDHË TRIQEVË TEMPULLORË; DUKE UA FALUR KISHAT TONA
KUKE PA NDALUR ATYRE SI BISHA KARPATIANE, SI ISHA TRAKTATZIANE; OUUH, TERË
PËR TË NA PËRBIRË, PËR T'NA SERVIRË, DUKE SHTRIRË, SHKRIRË PËR KOLONIZMIN
HORRORIZMIN; PËR HUMBJEN, SHKRUMBJEN, TERË TRADITAT O AGDITAT PELLAZGO
ILIRO MBARË SHQIPTARIE; HEEEJ, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIKA VËRRIE; A PSE
QE PSE: KËTO TRADHTI, KËSO TRAGJEDI, NUK I MBANË AS NUK I DURON OUH, TUK I
QANË DHE TUK E NGURRON; PËR ZOT SHTËPIE T'NGREHËJ O T'PREHËJ AH, ARMIKU
SHEKULLORË, QË NA FIKU TEMPULLORË: PUSO VËRBO FERKO TURKO JUGOSLLAVE;
AAAH, RUSO SERBO GREKO TURKO JUGOSLAVE!! REFUGJATË T'LUFTËS, MANI USA

Daj Jaku27/06/2022 15:51

Shumë e saktë analiza e Zotit Berisha. Mungon pika e 11. Kur do shpërthejë e gjithë kjo energji negative e akumuluar në 9 vje? Fitilin e kësaj bombe me hidrogjen të stërngarkuar do ta ndezë Berisha, Z Berisha? Emri Berisha e tmerron diktator zullapin si djalli nga tejmani ? Kur do dalim tek pika e 13?

Shqiptaro-Amerikani27/06/2022 14:27

I nderuar Mal!
Shqipëria është një dështim total i SHBA dhe Evropës!
Në radhë të parë SHBA është qelbur, pastaj është qelbur Evropa, pastaj populli shqiptar dhe në fund u ble edhe opozita shqiptare. Këtë po e them me fakte bindëse, sepse e njoh me shumë detaje si tuatën botërore, në SHBA, në Evropë, në Ballkan dhe sigurisht në Shqipëri, prej 30 vitesh. Nuk është thjesht opinioni apo mendimi im, por janë faktet.
E para. Në SHBA ndikimi i miliarderëve dhe filantropëve majtistë tek Partia Demokratike Amerikane (majtisto-liberale) dhe i Sorosit tek partitë e majta të Evropës, të Ballkanit dhe të Shqipërisë, që pas vitit 2009, është mjaft i fuqishëm dhe shkatërrues për Konservatorët, për Qendrën e Djathtë dhe Të Djathtët në SHBA, Evropë, Ballkan dhe në Shqipëri. Kjo ka bërë që demokracia të jetë drejt mbarimit dhe po shkohet drejt liberal-sorosianizmit-majtist, drejt degjenerimit dhe degradimit të shoqërisë njerëzore, duke rikthyer regjimet autoritare dhe diktatoriale anti demokratike.
E dyta. Shoqëria shqiptare është në dekadencë të thellë dhe po bëhet gjithnjë e më tepër e korruptuar, servile, injorante, idiote dhe analfabete. Kështu që në këtë fazë ku ka arritur ky degradim social, është shumë më e lehtë për një pushtet dhe për një regjim autokrat, autoritar, kriminal dhe diktatorial dhe me mbështetje të fuqishme Amerikane dhe Evropiane, për ta intimiduar, frikësuar, dëbuar, tmerruar, për ta blerë, për ta nënshtruar dhe për ta sunduar me çdo mjet që të jep pushteti i pakufizuar!!
E treta. Kriminalizimi me projekt dhe me plan të programuar mirë qeveritar i të gjithë shoqërisë shqiptare, i administratës shtetërore, i policisë, i të gjithë sistemit të drejtësisë, i qeverisjes qëndrore dhe lokale, i të gjitha institucioneve shtetërore ligjvënëse dhe ligjzbatuese, i politikës, i të gjithë jetës ekonomiko-sociale të shqiptarëve. Sot, nuk gjen asnjë zyrtar shteti që nuk ka një dosje kriminale të hapur apo të mbyllur me urdhër të Edvin Ramës!
Të gjithë këta zyrtarë dhe politikanë majtas dhe djathtas, janë peng i dosjeve penale kriminale, që Edvin Kristaq Rama, me shumë zgjuarsi ua ka përgatitur prej 9 vitesh. Po ashtu edhe klientët e tij oligarkë dhe të gjitha grupet dhe organizatat kriminale të strukturuara dhe të mbështetura fuqishëm nga Rama, janë pengje të tij dhe i shërbejnë si qenë sulmi mbajtjes së pushtetit të tij kriminal, përndryshe përfundojnë në pranga dhe burgjeve. Ndërkohë që SHBA dhe Evropa e dinë shumë mirë këtë fakt dhe përsëri heshtin dhe e mbështesin!!
Përballë këtij realiteti kriminal shqiptarët janë të pashpresë dhe po ikin e po largohen nga sytë këmbët sa më parë dhe të shpëtojnë kokën.
Situata në Shqipëri është më e keqe se sa në Ukrainë!
I vetmi shpëtim për Shqipërinë, për lirinë, për demokracinë dhe për shqiptarët, sot është ose një ndërhyrje e fuqishme ndërkombëtare Amerikane dhe Evropiane, ose do të ketë gjakderdhje të madhe!

Shto koment

Denonco