‘5 pyetje për Bujar Kapexhiun’

‘5 pyetje për Bujar Kapexhiun’

Nga Agim Xhafka - 02/05/2022

1- A është Sali Berisha antiamerikan

-Të thuash që Berisha është antiamerikan është njëlloj sikur të pranosh që Edi Rama është xhuxh. Ose t’i thërrasësh Braçes, ku je o gjigand!

2 - Ç'mendim keni për Blinken?

- Të njëjtin mendim që kam për Taulant Ballën. Personazhe simpatikë të karikaturave të mia. Lënda ime satirike.

3 - Edhe ambasadoren Yuri Kim e keni bërë në karikaturë?

- Sigurisht, sepse e çmoj dhe e simpatizoj prandaj e respektoj me artin tim.

4 - Çfarë kanë të përbashkët Yuri Kim me Eskobar?

-Yuri Kim, barin e ka në tekstin kërcënues që na bëri, ndërsa EskoBAR e ka në mbiemër.

5 - Si është sot Partia Demokratike?

- Si autobus nga ato që prodhonte Shkodra në diktaturë. I tej mbushur autobusi, ndërsa te rimorkio nga pas gjendet veç faturino Alibeu me dy bashistë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj02/05/2022 13:17

Përshëndetje z. Xhafka,
A mund të më japësh përgjigje me një shkrim 10 rreshta për pyetjen:
-Ka edhe më keq se Basha?-

Shto koment

Denonco