Kishte platformë për shkatërrimin e PD, besimi i njerëzve po e shpëton atë

Kishte platformë për shkatërrimin e PD, besimi i njerëzve po e shpëton atë

Nga Bujar Nishani - 24/03/2022

Zhvillimet politike në Partinë Demokratike që pas 25 prillit të 2021 kanë pasur një dinamikë politike të jashtëzakonëshme.

I gjithë debati publik, vëmendja e opinionit, media, madje dhe bisedat e kafeneve mbeten të fokusuara tek Partia Demokratike dhe zhvillimet në të.

Kjo ishte krejt e natyrshme. Për faktin se 25 prilli i 2021 solli prishjen totalisht të të gjitha ekuijlibrave edhe më minimalistë që janë jetësor për një shoqëri me standardin minimalist.

Kjo jo pse Partia Demokratike humbi zgjedhjet dhe mbeti 12 vite në opozitë dhe se Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë në pushtet.

Këto fitore e humbje politike mund të ndodhin në çdo vend, madje edhe më të përsëritura.

Në politik ndodh.

Në Shqipëri prova të panumërta janë faktuar se Partia Socialiste ka blerë vota të padrejta masivisht, ka përdorur pushtetin e shtetit dhe shantazhin e pushtetit për të shtuar vota të padrejta, për të fituar në dy palë zgjedhje (2017; 2021).

Por 25 prilli tregoi një problem edhe më të madh se manipulimi, blerja apo mbledhja me shantazh e votave.

25 prilli dhe pas 25 prilli, provoi një gjë shumë më të rëndë.

Që prej shtatorit të 2013 u ndërtua dhe zbatua një projekt i pështirë e kriminal.

Asgjesimi total politik i Partisë Demokratike !

Eshtë kaluar çdo kufi dhe vijë e kuqe !

Në një sistem politik ku pluralizmi është i garantuar në Kushtetutën e vendit, një projekt i tillë është i palejueshëm e për pasojë ai kthehet drejtpërdrejt në një qasje armiqësore (asgjesuese), nuk ka asnjë emër apo përmbajtje tjetër.

Ne në PD, sot e dimë këtë shumë mirë dhe nuk do ta harrojmë atë.

Gjatë kohës së debatit mbi Partinë Demokratike, gjatë gjithë kësaj kohe shpesh është rrjedhur teza ……“ndoshta është fundi politik i PD dhe se ajo mund të shkrihet, e të dalin forca të reja politike. Kështu ka ndodhur dhe në shumë vende ish-komuniste”…..

Në parim kjo edhe mund të ndodhë, nuk është as e pandodhur më parë në Evropë e as është fundi i politikës apo jetës shoqërore në Shqipëri.

Por një realitet i tillë mund të ndodhë veçse kur imponohet nga proçese normale politike, brenda proçeseve që imponon sjellja masive politike e qytetarëve, votues dhe mbështetës deri atëhershëm të asaj force.

Ai proçes nuk mund të pranohet kurrsesi të imponohet mekanikisht e aq më tepër me makanizma kriminal apolitik, artificialisht dhe në minim total të parimit bazë kushtetues.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka provuar copëzime e “shizma” prej saj shpejt, që pas themelit. Në 1992 u shkëput e u krijua Aleanca Demokratike e pas saj me dhjetra “shizma” të tjera ka patur.

Seicili rast ka patur edhe largim të një elektorati të caktuar, por vijimësisht PD ka ruajtur një shumicë solide që jo vetëm ka garantuar ekzistencën e PD por duke u shtuar me elektorat rishtar ka rimarrë edhe pushtetin e ka qeverisur.

Mundet të kishte ndodhur që Partia Demokratike të ishte zhdukur nga skena politike. Por kjo nuk ka ndodhur.

Arsyeja e vetme që kjo nuk ka ndodhur ka qenë ekzistenca e një përfaqësimi të lartë popullor në mbështetjen e saj elektorale.

Pra këtë PD nuk e kanë mbajtur në ekzistencë 5, 10, 100 apo 1000 individë që kanë patur apo ekzekutuar mandate në strukturat dhe hierarkinë politike të saj, qofshin ata kryetar partie, anëtarë kryesie, ministra, deputetë apo kryetarë bashkish, etj,.

Një kryetar deges së PD në një qytet mundet që në mbrëmje të jetë njeriu më i fuqishëm politik aty dhe të nesërmen në mëngjes nëse politikisht pozicionohet kundër vullnetit politik të shumicës së votuesve demokratë, ai kthehet menjëherë në individin më pavlerë politike po aty.

Pra gjithshka nis dhe mbaron tek përfaqësimi real elektoral e politik mes njerëzve.

Ndaj gjithkush që rreket të ndërtoj narrativën surreale të shkrirjes së PD dhe daljes së forcave të reja politike që zëvendësojnë atë janë tërësisht jashtë realitetit.

Gjithsesi askush nuk pengon këdo të investohet e ndërtojë formacione të reja politike.

Shumë janë provuar e kanë dështuar.

Pikërisht, sepse ekzistencën e PD e garanton mbështetja elektorale në terren. Kjo mbi të gjitha është çështje besimi.

Ata që i konsiderojnë shqiptarët si “kope” janë thjesht ca palaço !

Autorët e platformës së asgjesimit e dinin fare mirë këtë analizë mbi ekzistencën e PD, ndaj zgjodhën doktrinën e asgjesimit total nga brenda saj !

Ne sot në PD e dimë këtë dhe nuk do ta harrojmë atë.

Doktrina e asgjesimit total të PD thyhet vetëm me një model. Ringritjen masive të mbështetjes territorjale, të masës së njerëzve.

Ngjarjet pas 25 prillit në Selinë e PD nisën të konfirmonin ditë pas dite se doktrina e asgjesimit total kishte funksionuar.

Selia kishte zvogëluar bazën, kishte përjashtuar e përjashtonte këdo që ngrite zërin për parimet apo gremisjen e frikshme elektorale. Goditi simbolet më domethënëse, importoi anonimitet publik mbi kurrizin e votuesve.

Korrupsioni qeveritar kishte depërtuar tentakulat e pista të korrupsioni mu bash brenda selisë së PD.

Doktrina e pisët dhe kriminale anti PD kishte funksionuar me perfeksionin e kirugjisë.

Ky rast ishte përtej fatit thjesht të një partie politike.

Në Shqipëri po eksperimentohej modeli i ri i mbajtjes së sistemit pluralist politik në legjislacion, por asgjesimit total të mundësisë së alternativës politike në realitet.

Kjo ishte doktrina e re që e majta politike po testonte në Shqipēri.

Brenda asaj doktrine ishin të gjitha, korruptimi, shantazhimi, kapja, antiligji, mashtrimi dhe propaganda.

Në ditët kur në publik rrodhën të dhënat mbi pagat dhe të ardhurat e qindra/mijëra qyterarëve përveç se shumë treguesve kriminal ra në sy dhe një syresh.

Para e pagesa të frikshme që paguheshin për propagandën në funksion të doktrinës së asgjesimit total të Partisë Demokratike.

Kjo kaloi në heshtje, si zor për tu harruar !

Partia Demokratike ka humbur edhe në të shkuarën gara elektorake. Do të humbasë e të tjera në të ardhmen e saj politike deri sa të ekzistojë. Kjo është jeta politike, herë fiton e herë humbet.

Por pas 25 prilli e vuri PD përballë asgjesimit total.

Kjo, jo për shkak të proçeseve normale politike, të braktisjes masive prej elektoratit, cka mundet të ndodhë me një parti, por për shkak të një projekti të lig dhe kriminal.

Cilido prej nesh në PD që neglizhuam, toleruam apo nuk kuptuam këtë doktrinë jemi me faj.

Cilido në PD që u bë pjesë e kësaj doktrine, (për arsye të interesit ditor, të paaftësisë për karrierë mbi merita apo kapjes korruptive) duhet të ndihet i turpëruar.

Cilido që përpiqet ende të fshijë gjurmët e pista të asaj doktrine, nuk do të munden të jetë më pjesë e besimit të njerëzve që u sakrifikuan në pabesi.

Besimi i njerëzve të terrenit e ndali hovin e kësaj doktrine.

Padyshim që njerëzit kanë nevojë për lidership. Por lidershipi rrjedh nga besimi njerëzve jo korruptimi.

Unë sot, afro 6 muaj pas nisjes së proçesit të thyerjes së asaj doktrine, kam bindjen (mundet të jem i gabuar) që edhe vetë S. Berisha ishte 10 herë më pesimist kur nisi “foltoren”, se sa jemi sot të gjithë pas 6 marsit.

Por ajo funksionoi. U konfirmua po ashtu teoria se doktrinën e asgjesimit total e zhbën vetëm ekzistenca e mbështetjes reale elektorale në terren.

Natyrisht që ajo merr goditje të forta e nuk kalon pa konseguenca, por mbron thelbin.

Konseguenca më e rëndë që vijon të prodhojë oksigjen për doktrinën e asgjesimit total mbetet mbajtja përdhunshëm peng e regjistrit gjyqësor të Partisë Demokratike dhe selisë zyrtare të saj.

Nuk ka dyshim që ky është shërbim i pastër ndaj doktrinës.

Disa individë të vetëndjerë drejtues në seli e kanë shumë të qartë se nuk kanë kurrfarë përfaqësimi politik.

Sepse partia nuk jemi ne idividët sado karrige komode të kemi nën të ndenjura për një kohë të caktuar.

Individi është një hiç politik kur nuk ka kush e mbështet dhe voton politikisht. Kjo e stërprovuar tashmë në PD.

Tentativa për të negociuar ndarje llokmash politike, përsëri në kurriz të njerëzve që sakrifikojnë në terren, jo vetëm që nuk është përpjekje për të shëruar por mbetet pjesë e ligësisë së doktrinës së asgjesimit total, e cila ndonse ka dështuar keq nuk është tërhequar apo zhbërë ende.

Partia Demokratike sot pas 25 prillit ka arritur të ketë disa qartësi të rëndësishme por ka shumë më shumë sfida për të zgjidhur.

Partia Demokratike nuk ka më dilema lidershipi, por kjo nuk mjafton.

Doktrina ndaj saj nuk ishte një doktrinë e një konkurence politike, ku ka edhe kurthe edhe makinacione të pandershme etj., ajo ishte doktrinë e asgjesimit total.

Përballja me të nuk ka shumë alternativa dhe hapsira është tmerrësisht e kufizuar.

Njerëzit e terrenit, demokratët janë mundësia e plotë.

Kur ata binden e besojnë, japin zgjidhjen përfundimtare.

Kjo është rruga për këdo që është kurioz të kuptojë të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA24/03/2022 21:40

HEU, KISHTE PLATFORMË PËR SHKATËRRIMIN E PD-SË, BESIMI I NJERËZVE PO E SHPETON
ATE! EU, ISHTE KLANHORRMË PËR SHPARTALLIMIN PD-SË; A, PËSIMI I NJERËZVE
DO E
SHPEJTON FATE!! SIÇ ËSHTË E THËNË NGA ANEKDOTA SHQIPTARE STRATEGBOTA
OR, QË
SHKRIPZARE: NËSE MË TRADHTOJË NJË MANDATË, NDODHË QË TA FALI, SE ORE
NUK TË
KAM NJOHUR MIRË; POR EDHE NËSE MË TRADHTOJË EDHE PËR HERËN E DYTË
AUH,
MUND TË I MBYLLI SYTË, QE PRAP TEPRAP, LE TA FALI SE NUK TË NJOHA SHUMË
MIRË;
POR HEJ, NËSE MË TRADHËTOJË EDHE PËR HERËN E TRETË, ATËHERË DUHEJ TA
KTHEJË
VEMNEDJEN PËR VETËVEDIN, DHE PËR TERË VENDIN, SI DHE, PËR TERË POPULL
KOMBIN
AH, ZERË RROKULL KOBIN; QË PO IA SHKAKTOJË, SHKARKOJË, EDHE TRADHTINË
MBARË
KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE; PRANDAJ, ANDAJ, DUHEJ DORËHEQJE O, TË PA
REVOKUAR,
KËRKUAR FALJE PUBLIKE POPULLKOMBIT, PËR GABIME FATALE, KATASTROFALË!.
MANI USA

Shto koment

Denonco