Gjenerata e dytë e ish-stalinistëve ia ka kaluar edhe paraardhësve

Gjenerata e dytë e ish-stalinistëve ia ka kaluar edhe paraardhësve

Nga Bujar Nishani - 24/01/2022

Gjenerata e dytë e ish-stalinistëve shqiptarë që e qeverisin vendin tash e 9-të vjet, ka dëshmuar fort se jo vetëm nuk ka kurrfarë ndryshimi me paraardhësit e tyre por janë akoma më të thelluar në po të njëjtat parime, sjellje, ambicie, (ndonëse procedurialisht ndryshe), në kontekstin e ndërtimit dhe dinamikës së sistemit dhe kulturës shoqërore.

Gjenerata e dytë e ish-stalinistëve shqiptarë është shumë më tepër e korruptuar se paraardhësit e tyre!

Këta të sotmit kanë shumë më tepër investim në instalimin e kontrollit monist mbi shtetin dhe shoqërinë.

Pasuesit e pushtetarëve 50 vjeçar të komunizmit, kanë shumë më tepër injorim, tallje e mospërfillje ndaj qytetarëve dhe standardit të jetës së tyre se sa të parët e tyre.

Gjenerata pasuese e ish-stalinistëve shqiptarë e ka nxjerrë në shitje Shqipërinë dhe interesin e saj kombëtarë shumë më lirë se sa paraardhësit. 

Nga pozita e pushtetit dhe me forcën e shtetit shpenzojnë para korrupsioni dhe influenca ilegale masivisht për të kontrolluar e asgjësuar çdo kërcënim ndaj pushtetit të tyre. 

Kapja dhe kontrolli i opozitës politike prej 8 vitesh duke e kthyer atë në fasadën e turpit politik, nuk tregon se nëse do kishte reagim force ndaj dhunimit të parimeve prej tyre, ata nuk do të kishin dalë edhe tek dhuna e paraardhësve të tyre. 

Por aty do të ishte në provë fortësia e nervit shoqëror, të cilit i tremben më shumë se sa paraardhësit e tyre, trashëgimtarët e sotëm.

Ndaj kapja dhe asgjësimi i opozitës u projektua dhe realizua përmes blerjes dhe korrupsionit e jo dhunës e burgosjes, siç paraardhësit e tyre.

Sot, gjenerata e dytë e ish-stalinistëve shqiptarë, ka po aq kontroll e komandë mbi pushtetin, shtetin e shoqërinë sa dhe të parët e tyre në hemisferën e modelit lindor.

Por sot, penetrimini tyre është shumë më i thellë, më domethënës e natyrisht shumë më i sofistikuar.

Eshtë e vërtetë që qëllimet, synimet, ambiciet duken të realizuara sipas parimeve dhe cilësive të paraardhësve të tyre, por Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbetur përsëri të fundit.

Kështu i duan shqiptarët dhe armiqtë e tyre të përjetshëm. 

Kështu kënaqen edhe albanofobët e të katër anëve.

Ndaj pasardhësit e ish-stalinistëve shqiptarë, ua kanë kaluar edhe paraardhësve të tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA25/01/2022 01:01

HEU, GJENERATA E DYTË E STALINISTËVE IA KA KALUAR EDHE PARAARDHËSVE!.
EU, KRENEGATA E NDYTË E STALINISTËVE IA KA SHKALLUAR EDHE PARATHARËSVE!!
KUR RUSO SERBO KARPATËT E PYESIN ISH DIKTATORIN STALIN: PSE PO I DONË AQ
SHUMË KOMUNSTAT SHQIPTARË?!" AI PËRGJIGJEJ: SEPSE, KOMUNSTI SHQIPTAR E
HAN BUKËN E VETË, NGA TROJET E VETA ILIRO SHQIPTARE; A, MENDON E VEPRON
PËR SHITJE TË TERË TROJEVE ILIRO SHQIPTARE RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVË!
SI DHE VETË AUTORIN E KËTYRE RRESHTAVE, KUR GJATË LUFTËS DIKTATURA RUSO
SERBO JUGOSLLAVE, NA MBERTHEJË ME DHUNË EDHE NGA KËTO TROHA TROJE TO-
NA KOSOVË E ASGJASUAR! DHE, POSA ZBRITËM NË LOUSIANA USA NBC E USA DUKE
BERË NJË INTERVISTË ME MUA,REFUGJATË LUFTË NË BANESË MES 9 FËMIJËVE TË
VEGJEL, NGA TRI FAMILJE: TIMEN, TË VËLLAUT DHE MOTRES! QË VETËM UNË ISHA SI
FAMILJAR ME NËNA E FËMIJË TË VEGJËL NDËRSA MESHKUJT NA KISHIN MBETUR NË
FRONTIN E LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UÇK-SË; DHE, PO NGA NBC PO MË PYET: ËH, ÇKA
MENDON, SLLOBODAN MILLOSHEVIÇI SI KRIMINEL I LUFTËS CILIT KRYKRIMIENËL PO I
PËRNGJAN MË SHUMË?! PËRGJEGJJA IME ISHTE: PO, SLLOBADAN MILLOSHEVIÇ MË
SHUMË I PËRGJIGJET KRYEKRIMINELIT KUNDËR GJITHA KOMBEVE TË BOTËS, MU ATI
KRYKRIMINELIT STALIN; I CILI PËR KARIRERË PËRSONALE, AI LIKUODOI DHE MILIONA
RUSË, DUKE I LIKUIDUAR PA SHEJË E PA DOKË!!" TË FALA REFUGJAT LUFTË MANI USA

Shto koment

Denonco