PD si 'pallati i ëndrrave' për soj sorollopët e pushtetit!

PD si 'pallati i ëndrrave' për soj sorollopët e pushtetit!

Nga Armand Maho - 03/01/2022

Nëse do kishte një çmim për gjenialitetin e humbjes, pa dyshim që ish kreu i opozitës, në tetë vite do ishte rrëmbyes i atij trofeu. Dhe jo vetëm, por Lulzim Basha çuditërisht zotëron dhe një aftësi të pazakontë për të larguar njerëzit dhe në momentet kur i duhen më shumë.

Sot ka arritur në pikën, kur ka ndërmarrë dhe hapa për blindimin e zyrave të PD-së, sipas një informacioni të mbërritur në zyrat e Syrit. Në rast se kjo vërtetohet atëherë ai përbën vërtet një rast studimor, përfundimet e të cilit me patjetër duhet të futen në tekstet e studimeve politike. 

Mënyra se si kërkon ta mbajë partinë është vërtet e habitshme. Duke e kthyer PD-në në një bunker, i cili mendohet të mbajë larg revoltën e atyre që u bënë copash në fushatë për të, është si t'i hedhësh benzinë zjarrit. Kemi dëgjuar për paranoja kryeministrash, presidentësh, mbretërish, që i druhen revoltës së qytetarëve të tyre, por paranojë nga një ish-kryetar që i druhet anëtarësisë së tij, është vërtet rast unikal. 

PD e sotme nuk ka asnjë ngjasim me një forcë politike. Mund të ngjasojë deri dikur me një institucion bankar, i cili ruhet me forca sigurie, një tip fortese e kohëve moderne, por kurrsesi në një godinë, ku forca e saj është fryma dhe mendimi që përçon.  

Rama e përdor këtë metodë sa herë ka protesta. Dhe frika e tij, për ndonjë përshkallëzim situate për shkak të zullumeve që ka bërë është e kuptueshme. Po Basha nga kush ka frikë? A mund të pretendosh të jesh kryetar i një partie në opozitë kur nuk mund të dalësh dot përpara njerëzve të tu? 

Jo më kot e përmenda që në krye të herës trofeun për “gjenialitetin” e humbësit. Viti i fundit, ai që sapo kaluam është dëshmia më e qartë se sa është dëmtuar PD dhe anëtarësia e saj. Në janar të vitit 2021, kishte entuziazëm tek demokratët për një fitore të mundshme më 25 prill. Vetëm mendjet e blera apo të sëmura mund t'i jepnin një fitore Ramës. 

Pavarësisht parave apo favoreve që shpërndante pushteti, sërish urrejtja kishte tejkaluar çdo manipulim. Madje tek një fitore e Ramës nuk besonte më as administrata. Poeti i ndjerë Arben Duka, që shquhej për militantizmin e tij të sëmurë ndaj së majtës, do shkruante madje dhe një poezi disfatiste, ku pranonte humbjen e së majtës në zgjedhje. Në 26 prill ndodhi pikërisht ajo që shumëkujt s'ja rrokte mendja. Rama fitoi një mandat të tretë. 

Kjo është arsyeja se përse janë revoltuar më së shumti demokratët. U investuan me mish e me shpirt për fitoren e një njeriu që me sa duket nuk e donte atë. 

Duke ashpërsuar gjuhën me liderin historik të së djathtës, dhe duke rehabilituar nga çështje të ndjeshme Ramën, mendon se tashmë që ka humbur anëtarësinë do arrijë të fitojë shtresën gri. Pra, rreket që të ngrejë një forcë politike të djathtë, me një shtresë që njerëzish që nuk kanë një qëndrim apo një formim politik. Që nuk kanë dalë kurrë në fushata, që nuk e dinë çfarë janë strukturat apo forumet, që nuk kanë pasur asnjëherë shpirtin partiak. Qesharake apo jo. 

Dëshpërimisht sot kërkon ta adresojë problemin e paaftësisë së tij tek non grata e sponsorizuar nga Rilindja për Sali Berishën. Një tezë që nuk ngjit. Kjo për faktin se dhe vetë Berisha është përballur nervozizmin e anëtarësisë për përkrahjen që i ka dhënë Bashës, qoftë dhe me heshtje. Pra, problemi ka ekzituar prej kohësh. Që në humbjen e 2017-ës, tek falja e pushtetit lokal Ramës, tek defaktorizimi i opozitës për shkak të kauzave të humbura. Basha për të gjitha këto ka qenë gjeni i dështimit, dhe këtë s'mund t'ja mohojmë. 

 Demokratët që ta kuptojë Basha dhe ata përreth tij, janë revoltuar nga lojnat që ka bërë ish-kryetari. Janë revoltuar nga përdorimi që ai i ka bërë atyre, nga trajtimi si njerëz të dorës së dytë, ku nuk kuptohej se ku mbaronte diskriminimi i Ramës dhe ku fillonte braktisja që Basha i bënte anëtarësisë.

Janë revoltuar nga përdorimi si pronë familjare e PD-së ku persona që nuk kishin asnjë lidhje me atë  forcë politike, i adresonin kauzat dhe përpjekjet opozitës drejt interesave personale të biznesit. Këto i kanë ditur të gjithë, i kanë parë të gjithë, i kanë prekur të gjithë, por kanë heshtur për hir të shpresës për fitore. 

Sot demokratët skanë më asnjë arsye ta mbështesin Bashën. Gjenialitetin e tij për të humbur është i lirë ta ushtrojë diku tjetër. Ashtu siç është i lirë të kontribuojë në pozita të tjera për mbajtjen në këmbë të pushtetit të Ramës, por jo nga zyra e kryetarit të PD-së. Selia është strehë e opozitarizimit dhe jo “pallati i ëndrrave” për soj e sorollop që kërkojnë të përfitojnë ndonjë post nga situata e krijuar, për ti shkelur më pas syrin pazareve me rregjimin.

Sot Shqipëria ka një nevojë emergjente, atë të përballjes me regjimin Rilindas, dhe ky është një detyrim opozitar. Dhe kjo luftë  nuk bëhet për interesa personale askujt, siç rreket ai të na bëjë të besojmë. Kjo është në interesin e të gjithëve, dhe atyre që nuk e votojnë të djathtën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA03/01/2022 20:51

HEU, PD SI "PALLATI I ËNDRRAVE" PËR SOJ SOROLLOPËSH TË PUSHTITT!
EU, PD SI "TRAKTATI I GJËNDRRAVE" PËR LLOJ HORROTROPËSH PRUSHVEDIT!.
QË PO NA PËRSRITEJ,TEK DO NA TËRSEPRITEJ, KËSI FARË SOROLLOPËSH AUH,
FERRZIZARË HORRORLOPËSH; QË NGA DJALL BIR DJALLI; O NA KALL NXIR KALLI;
DIRIGJUAR NGA JASHTA; NGRIRI ZGUAR NGA E LASHTA, MË E STËRLASHTA; QË
DUKE U PARAQITUR, KUKE U HARAQ NGRITUR; SIKUR DIKUR, KOHË SI E HIENA,
MOHË GRI GRIENA; NGA ZOGOLI E TOPTANI OUH, MËSA GOGOLI DHE RROPTANI;
QËNË NIP E DAJË; KRENË ZGRIP E SHAJË; DUKE TENTUAR, KËRKUAR, TË BEHËJ
DHE TË DEHËJ, MË DJALL SE BIR DJALLI; QË NA KALLË E NXIR KALLI, HALLI ËËH,
ME ANITI SHAQIPTAR; SE BIJ E BIJA TË PLAN O KLAN RUSO KARPATEVE HEJ ORE,
PUSO TRAKATEVE; PËR TREGTI, GËRRDI, KËRDI; ME TROJET DHE POPULL KOMB
NËN PLOJET TERË RROKULL KOB, KORB; PËR SHFARROSJE TOTALE O, GLOBALE;
PORSE, HORRSE; DUKE U VRARË TRADHTIA NË PARIZ; KUKE U NDARË TRAGJEDIA
NË PARIZ; ATHUA A, ËSHTË MUNDUAR TË NA RIGJALLËN PRAP TEPRAP, KËSO PËSO
FANTAZMA, KRRAKAZMA; SERVILË, DEBILË, TË DEMONKRACISË NË VEND TË DEMO-
KRACISË?! ËH, SHQIPTARIE E MEKUAR, BEKUAR; KURR NUK MBETËM, TUK TRETËM,
KËSO ZVARË TARDHËTARË SOROLLOPËSH, BARBARË HORRORTROPËSH!! MANI USA

Shto koment

Denonco