Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Një Parti Demokratike për tridhjetë vitet e ardhshme

Një Parti Demokratike për tridhjetë vitet e ardhshme

Nga Avenir Peka - 31/10/2021

Infinite Monkey Theorem (Teorema e majmunit të pafund) është një teori në fushën e matematikës së probabilitetit.  Kjo teori parashtron një skenar të tillë të probabilitetit: nësë një majmun godet tastierën e një kompjuteri për një periudhë të pafund kohe, pothuajse me siguri do të shkruajë një tekst të caktuar, sic janë për shembull veprat e plota të William Shakespeare. Megjithatë, probabiliteti që të gjithë majmunët e globit, në një periudhë kohore të pa fundme, të shkruanin në një sekuencë të tillë sa të mund të shkruanin tekstualisht Hamletin e Shekspirit, është jashtëzakonisht e ulët, por teknikisht jo zero.

Kjo teoremë mund të përgjithësohet për të deklaruar se çdo sekuencë ngjarjesh që ka një probabilitet jo zero për të ndodhur, me siguri që do të ndodhë dikur, në cfarëdo të ardhme.  

Sië duket, kjo është edhe teoria që ka adoptuar Lulzim Basha dhe njerëzit afër tij. Pra nëse Basha dhe kryesia e tij, (në mënyrë figurative), të rrijnë duke shtypur në tastierë për një periudhë të pafund do të arrijnë të shkruajnë ‘Hamletin”, apo edhe ‘Lahutën e Malësisë”. Qasja e tyre është që perderisa probabiliteti që PD të vijë në pushtet është më e madhe se zero, ata janë në rrugën e drejtë.

Qëndrimi i të gjithë të tjerëve, që nuk janë dakort me të, është që Partia Demokratike është në krizë lidershipi. Kjo është e verëtë, por vetëm gjysma e të vërtetës. Kriza momentale e lidershipit në fakt, është e keqja më e vogël. Partia Demokratike është në një krizë tjëtër, shumë më të madhe. Ajo është në krizë identiteti.

Sali Berisha ka nisur një ofensive të fortë politike, që shumica e shqiptarëve e shikojnë si një aksion politik për të zgjidhur pikërisht krizën e lidershipit. Edhe kjo është gjysëm e vërtëtetë. Po të dëgjosh më vëmendje diskursin e tij politik në seciliën prej ‘Foltores” së tij, vëren se ai ka kapur thelbin e problemit.  Operacioni i Berishës në fakt shkon shumë larg. Zgjidhja e krizës së lidershipit është vetëm hapi i parë.

Hapi i dytë është zgjidhja e krizës së identitetit.  Këtë, siç duket ai po pregatitur ta bëjë duke ri themeluar Partinë Demokratike. Termi më i saktë do të ishte ‘ri-shpikja-ose reinventing’ . Ri-shpikja nënkupton ndryshimin apo tranformimin e diçkaje aq shumë sa të duket si diçka e re. Dhe me të drejtë.

Partia Demokratike u themelua tridhjetë vjet më parë, si partia e parë anti-komuniste në Shqipëri. Megjithëse, e themeluar si një parti klasike, Partia Demokratike më shumë u krijua si një lëvizje, për të shembur një sistem të vjetër, dhe për të ndërtuar një të ri mbi të. Po ashtu, Partia Demokratike e Shqipërisë është një nga dy partitë (partia tjetër është Partia Fidesz në Hungari) anti-komuniste të themeluara me shembjen e sistemit komunist në Europën Lindore dhe Ish-Bashkimin Sovjetik që i ka mbijetuar kohës. Të gjitha të tjerat janë shuar. Dhe kjo nuk është pak.

Por, sot, tridhjetë vjet më vonë, ajo gjendet para alternativës së shuarjes graduale, apo riformimit.  Nuk është vetëm konteksti lokoal, por edhe ai ndërkombëtar, që e bën jetike një reformim të tillë.

Sot bota ka ndryshuar. Nuk është më ajo e viteve ’90. Partitë tradicionale në botën demokratike janë në një process transformimi të jashtëzakonshëm. Modeli i vjetër ka rënë. Fija e hollë e ndarjes ideologjike midis partive klasike konservarore dhe liberale tashmë është shndërruar në një hapësirë  e madhe.  Vetë Francis Fukuyama, ideolog dhe shkencëtar politik amerikan, autori i librit bestseller ‘The End of History and the Last Man -1992 (Fundi i Hostorisë, dhe Njeriu i Fundit) tashmë e pranon se parashikimi i tij tre dekada më parë ka rezultuar gabim.  Atëbotë, ai pati parashikuar se me fitoren e demokracisë liberale perndimore (pas rënies së komunizmit), njerzimi ka arritur jo vetëm kalimin e një periudhe të historisë post-luftës së dytë botërore, por vet fundin e historisë, si e tille: që do të thotë, pikën fundore të evolucionit ideologjik të njerëzimit, dhe universalizimin e demkoracisë liverale perendimore, si forma finale e qeverisjes”.

Dhe, si cdo gje tjetër, gjithcka nis në ShBA. Sot, SHBA-të ndodhen në mes të një procesi deri diku të dhunshëm të riformatimit të shoqërisë, ideologjisë dhe partive politike. Ndërkohe që Partia Demokratike rreshqet drejt një majtizmi ekstrem, Partia Republikane po ashtu po ripozicionohet drejt një konservatorizmi të theksuar. Ndarja ideologjike jo vetëm që është më e madhja që nga themelimi i partive politke, porse sot ka filluar të përshkruhet si ‘procesi i krijimit të dy amerikave, e ngjashme me skizmën e madhe midis Perandorisë Romake të Perëndimit me atë të Lindjes”. Ky process transformimi ka filluar të zërë vend edhe në Europë, të paktën që nga viti 2016 e këtej.

 Ky është një kontekst ndërkombëtar, që heret a vonë do të prekë edhe Shqipërinë. Partia Demokratike, duke qenë aksidentalisht (për shkak të lidershipit aktual) dhe jo, në krizën më të madhe të ekzistencës së vet, ndodhet gjithashtu përpara një mundësie, e cila nëse shrytëzohet me mencuri, fare mirë do të bëntë të mudur hedhjen e themeleve të një partie moderne për tridhjetë vitet e ardhëshme.

Dhe ja pse.

Dialektika njerëzore parasheh që aty ku ka krizë ka edhe mundësi. Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike rastësisht ose jo, ndodhet në pozitën të avantazhit konkurues ndaj Partisë Socialiste. Së pari sepse Partia Demokratike tashmë ka hyrë në një proces reformimi të thellë, dhe Partia Socialiste jo. Së dyti, ajo është futur në këtë process përpara kundërshtarit të saj. Dhe së treti, sepse Partia Socialiste nuk mund të futet në një process të tillë reformimi të thellë. Ajo sot është një parti i një idividi dhe e ashkusheve. Një parti ku përzihen autoritarizimi Stalinist i kryetarit të saj, me organizatat kriminale dhe korrupsionin. Gjasat që Partia Socialiste të reformohet në një parti të majtë liberale të stilit perendimor janë të barabarta me gjasat e reformimit apo ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike me Lulzim Bashën në krye.

Hartimi i Statutit të ri nga zoti Berisha, synon hedhjen e themeleve të rithemelimit të Partisë demokratike mbi baza ideologjike konservatore, duke patur si kolona kryesore familjen, kombin, besimin në zot, pronën, referendumin si forma më e lartë e demokracisë direkte, një formë bashkëkohore e Reganizmit ekonomik, një qeveri e vogel, sistem taksimi që nxit zhvillmin ekonomik, investimet publike, dhe sigurisht, rikthim tek grupet e saj të interesit, vecanërisht, ish-të përndjekurit, pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, dhe biznesi i vogël dhe i mesëm. 

Statuti dhe lidershipi i ri i Partisë Demokratike është vetëm hapi i parë.

Hapi i dytë është hapja. Ajo duhet të sigurojë hapjen më të madhe që nga themelimi i saj para tre dekadash. Një hapje që do t’i bënte vend cdo individi apo grup intersi që e gjen veten në këto shtylla ideologjike. Por hapja më e madhe duhet të ndodhë ndaj diasporës. Sot, mbi 25% e shqiptarevë janë qytetarë apo rezidentë të Bashkimit Europian apo Amerikës Veriore. Ata janë një thesar i pashfrytëzuar. Në tre dekada, mbi 60 mijë djem e vajza kanë përfunduar arsimin e lartë në shkolla perendimore. Nga këta mbi 15 mije kanë arsimim sipëror, nivel masteri apo doktorature. Numri i shqiptarëve që kanë studiuar në universitetet elite (Ivy Leagu), si Harvard, Yale, Standford, MIT, Oksford, Cambridge, LSE, Sorbonë, etj, shkon në  qindra, në mos në mijëra. Po kaq i madh është numri i atyre që punojnë pranë dhe për qeveritë perendimore, organizatat më prestigjioze ndërkombëtare, kompanitë multinacionale më të medhatë në botë.  Ekspertiza dhe profesionalizmi i tyre i bën për turp të gjithë ekspertët e huaj që sot punojnë në Tiranë. Gadishmëria e tyre për të kontribuar ka vetëm një kusht:  seriozitetin. Një parti serioze, një program serioz, dhe një qeversisje serioze.

Hapi i tretë është aksioni popullor. Për ketë nuk ja kam merakun PD.

* Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tirana01/11/2021 16:10

Ti mire e ke shkrujt mor zotni .....!
Por pasi te nise te rindertohet partia demokratike per 30 vitet e ardheshme ...; duhet para se gjithash te mendohet mire e te ngrihet nje ADMINISTRATE e qendrueshme ne Miniature , me specialistet dhe njerezit e perkushtuar ne vite qe prej 1990 - es , mundesisht pa grada shkencore . Keta te fundit jane bere 100 cope 100 leke , synojne vetem rrogat private ..??!!
Ne strukturen e saj te parashikohen te gjitha hallkat ne teresi ( nje lloj organike baze ) te qeverisjes ne hije , srtrukture e cila te merret me studime ne fushat kryesore te ekonomise e politikes per te hartuar me tej gjate fushatave zgjedhore te rradhes bazen e programit te ardhshem politik ......????!!!! Gjithashtu kjo gje kerkon te perfshihen jo vetem prof. e fakulteteve , por edhe specialiste me pervoje te madhe ne fushat e tyre respektive .

Skrapari31/10/2021 16:18

Ju komentuesa enveriste, te tmeruar nga Foltorja e Doktorit gjumi naten nuk po u ze. Pse shqetesoheni? Zini ndonje vrime dhe vegjetoni se pas shembjes se rregjimit te Edvin qelbesires, puna e pare qe do te bejme ne demokratet eshte me ju ndyresirat e bodrumeve te kryeministrise ju qoftexhinjte patronazhiste qe edhe komentet i keni shume te shpifura, pa nivel si km qelbesira qe ka nje fjalor te ndyre si vete fytyra e tij e piste e pa lare qe bie era mut.

reti31/10/2021 14:37

Zotnia qe shkruan ketu eshte thjesht nje komunist qe nuk ka lidhje me demokracine.
Konkretisht fisit tim i ka mohuar te drejten e prones duke mos konsideruar vendimin e gjykates dhe duke marre nje vendim te kundert me te ,thuaj se ishte ai gjyqtari.

Kosta31/10/2021 13:06

Doli ky nga strofka....

Det31/10/2021 11:35

Hapi i pest. Dhe kryesor. Sali berisha te mari drejtimin e pd. Dhe pasi te ket ber hapjen e madhe. Te bej ate qe di me mire. Ti zhduk prap ata qe do vin.
Aaaa ju i dini njerzit idiota.
Nuk ka me parti demokratike.
Karma po ju ndiek.

Arber31/10/2021 11:26

Fjala e urte popullore thote sikur te behesha edhe nje here nuse, jo tre here. Berishes iu dha shansi qe te behej nuse per here te dyte ne 2005, veshtire se behet per here te trete.

Shto koment

Denonco