Ideja mediokre e vetingut të politikanëve

Ideja mediokre e vetingut të politikanëve

Nga Artan Fuga - 21/10/2021

Çfarë ideje mediokre, e dëmshme, populiste kjo e vetingut të politikanëve! 

A thua se nuk ka organe që kontrollojnë pasurinë e deputetëve dhe politikanëve! A thua se nuk ka Prokurori dhe gjykata! 

Nuk funksionojnë? Po kush tha se kjo struktura tjetër që gjoja do të kontrollojë hajdutlliqet me pasuritë publike të politikanëve do të funksionojë! 

Hajde pra hapim gjyqet e kaluara! 

Pse kështu ndërtohet shteti? Me struktura të posaçme si komitetet e shpëtimit publik në Francën e shekullit 18? Apo me gjyqet e posaçme të revolucionit bolshevik? Apo me kontrollet puntore - fshatare të viteve 70 në Shqipëri? 

E bëtë telef shtetin me struktura mbi struktura! E bëtë çorap! 

Edhe pastërtinë e politikanëve doni ta ktheni në një çështje urgjente, pra që gjykohet me struktura ad hoc? A thua nuk kemi gjykata administrative! 

Regulloni mo shtetin, mjaft me këto ide mediokre populiste! Ka aq struktura sa t'i tregojnë vendin hajdutëve, abuzuesve politikanë. Po kush i le seeeeee! 

Çfarë mungese fantazie, veting gjyqtarëve tani veting politikanëve!

Bëni veting edhe për lojtarët e dominosë buzë detit!

Pra prokurorëve dhe gjykatësve të vetinguar nuk u besohet të kontrollojnë deputetët§

Hiqni dorë nga kontrolli politik ndaj drejtësisë dhe pastaj e shihni se ku shkojnë politikanët që kanë vjedhur me katër duar! Shihni pallatet që zotërojnë dhe dhjetra afera të tjera që duken nga larg! 

Ide për të ngopur popullin me lugë të zbazur. 

Gjoja radikale! Gjeni një vend evropian që e bën këtë budallallik! Një të vetëm! Pse shtet i së drejtës është ky me struktura mbi struktura! 

Kush i fut hajdutët në Kuvend dhe në kryesira partie? Kryetarët pse kush? 

Hiqni privilegjet e deputetëve, vjedhje me ligj! Këtu filloheni. Mos e filloni si mbledhje Fronti ku dikush mban fjalime të tipit : "Ta fillojmë shokë nga vetja!". 

Se i kanë lënë pasuritë tani zbuluar ata! Po vëllai, daja, tezja, bodigardi çfarë bëjnë?

Nuk di çfarë të bësh me këtë teatër, të qeshësh apo të qash! Eshtë komedi apo tragjedi!

Cirk, estradë,

Çfarë është moooooo!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Antoni23/10/2021 18:23

Profesor je shume I vertete. Fatkeqesia eshte se ne shqiptaret kujtojme se te gjithe jemi aq te mencem sa te gjithe mund te bejme politikanin, juristin, filosofin, mjekun, ekonomistin, etj, etj, dhe per kete aresye jemi te gjithe kunder te gjitheve. Anarshi totale. Ne edhe kur lexojme dicka, e lexojme thjeshte per ta kundershtar ose per ta miratuar pa u menduar e pa bere asnje lloj analize. Prandaj jemi gjithemone te fundit. Do te vuajme shume profesor. Me dhimbet vehtja, por edhe te tjere. Nuk ka ilac qe na bene derman ne...

krasasi tp22/10/2021 16:48

Profesor, para disa muajsh Ju në një shkrim po në këtë portal, po për Reformën në Drejtësi, u shprehët se Vetingu duhet të përfshijë gjithë qytetarët. Unë shpreha rezerva ndaj propozimit duke aluduar se ky propozim fuste në kolaps gjithë reformën. Sot po ju dhimbsen politikanët dhe godisni thelbin dhe qëllimin e reformës. "Rregulloni mo shtetin" këshilloni Ju, nga pozitat e atij që i shikon gjërat nga lartë. Statusi juaj si profesor, pedagog dhe filozof ju kthen në një udhërrëfyes për Ne qytetarët. Por edhe Ju si 'qënie' politike nuk mund të jeni asnjëanës.Ndaj për 5 % të atyre që këshilloni i marrim me rezerva. Ndoshta nuk e kuptojmë mesazhin. Për çfarë shteti e keni fjalën profesor?. Pse çfarë e ka gjetë shtetin profesor?. Ju keni një të drejtë ndoshta. Si puna e atij që vajti të ndërhynte për një nuse për shokun, u kthye 'duar bosh' dhe i tha shokut: "Mezi e rregullova për vete". Nga një shtet demokratik, të hapur ndaj vlerave, ashtu siç e kërkuan qytetarët :" E duam Shqipërinë si gjithë Europa" politikanët ndërtuan "shtetin e leshit". Për interesa grupi,personale,familjare dhe klienteliste. Për të ruajtur dhe çimentuar pushtetin, realizuar rrotacionin dhe instaluar
pandushkëmërinë ?. Paratë e pasuritë e përfituara paligjshmërishtë, duhet të derdhen te "thesi". Tu jepet një mësim shëmbullor politikanëve, ashtu siç ju dha një mësim edhe gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me ligj, në zbatim të ligjit. Askush nuk po kërkon gijotinën. Ke parë apo ke dëgjuar profesor që ndonjë politikanë të kërkojë ndjesë. Tashti ka dalë në modë t'ja lënë topin Soros-it. Sorosin që nuk e kanë kundërshtuar kurrë. Domosdo që i bijen derës që të dëgjoj dritarja. DMTH Amerikës.

Shto koment

Denonco