Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Nga një ‘B’ për çdo mandat, ja si Rama po i përdor ‘kundërshtarët’

Nga një ‘B’ për çdo mandat, ja si Rama po i përdor ‘kundërshtarët’

Nga Avni Nezaj - 21/09/2021

Nuk është çudi që në politikë të përdoren njerëzit nga drejtuesit e një kapanoni politik dhe të hidhen pastaj pas përdorimit si puna e limonit, ose të marrin shpërblimin pas shtrydhjes. Disa përfundojnë në “qese” mediatike, disa të tjerë presin radhën për t’u rishtrydhur e disa të tjerë edhe pse janë të gatshëm të shtrydhën, nuk u ndodh kjo “mirësi”. Duhet talent edhe që të jesh i përdorshëm.

Por në politikën e Partisë Socialiste nuk kanë ndryshuar rregullat. Janë ato rregullat historikë. Rama shpik kundërshtarë brenda partisë që ata të lëkundurit e tij në rilindje t’i mbajë nën kontroll. Në këtë mënyrë votuesit të mos shkojnë as te forca të tjera politike të majta, por as të kalojnë “mos o zot” djathtas. Gjatë fundit të mandatit të Parë Edi Rama nxori si kundërshtar të tijin të “ashpër” Ben Blushin, ose dopio “B”-ja e mandatit të parë. Nuk la gjë pa thënë për liderin, krijoi edhe një forcë politike që të mbante nën kontroll të mërziturit me Ramën. Dhe ia arriti qëllimit.

Aq shumë u akuzuan me njeri-tjetrin sa dukej se së shpejti do të niste lufta “civile” në Rilindje, por edhe më gjerë. Ata ishin “gjithë bota” e shqiptarëve. Sepse janë specialistë luftërash dhe propagande, majtistët.

Bën Blushi u “dhunua”, u kryqëzua se dilte kundër udhëheqësit. Por kjo ishte loja. Dhe këtë e kuptuam plotësisht vetëm pak muaj më vonë kur Blushi “shiti” partinë pasi kishte shitur shpirtin dhe hyri në vadhë, në rresht bile dhe i paguar mirë. Disa zëra thonë se plehrat që hedhim ne në kosha i riciklon Blushi me urdhër e leje partie, sepse duhet të paguhet robi se shpëtoi mandatin e dytë.

Tani pasi nisi qeverisja e mandatit të dytë, pasi opozita iku në drejtim të paditur, Rama dhe rilindja kishin nevojë përveç murrizëve dhe kurrizëve në parlament edhe për një “B” tjetër brenda partisë. Dhe përzgjedhja ishte e menjëhershme. Bushati ish-Ministër i Jashtëm dhe dikush që kishte një farë stature në Rilindje duhej të gradohej kundërshtar. Dhe kështu ndodhi. Edhe pse ai nuk ishte shumë i ashpër me liderin pasi ai ndihmohej shumë edhe nga opozita anonime në Kuvend, e bëri shumë mirë punën e tij. Denoncoi me nënkuptime disa sjellje të liderit siç janë marrëdhëniet me Serbinë apo me Greqinë. Dhe nuk bëri më shumë.

Por këto kishin ndikimin e tyre tek elita “patriotike” e PS. I “dënuari” Bushati tani është anëtar kryesie i Partisë. Dhe përtej hamendësimeve se Rama e riktheu sërish për ta pasur nën kontroll duhet besuar se ai u rikthye për shërbimin e “armikut” që beri kohë më parë. Thjesht ishte në rol, ose situata e tij i shërbente Ramës dhe ai inskenoi edhe përgjigjet dhe reagimin rilindas ndaj tij.

Tani pasi mandatin e tretë e ka në xhep edhe si dhuratë të ndërkombëtarëve, edhe si specialist manipulimesh mediatiko - elektorale që është i duhet një armik tjetër brenda Partisë. Dhe në heshtje me metodat e demokracisë së rilindjes, ai hoqi Ballën nga Sekretar i Përgjithshëm në parti dhe nga drejtues i Elbasanit dhe e përplasi në Fier. A do të jetë ky “viktima B” e radhës për t’i shërbyer Ramës si një varkë e shpuar për të mbajtur kundërshtarët brenda linjës së qeverisjes së tij. Mendoj se është e njëjta strategji. Ka edhe zotin Braçe që po rilind si kundërshtar pasi kreu trimërinë e radhës duke rrezuar karrigen e zyrës. Por ky bashkë me Ballën pak më shumë se një ‘B’ bëjnë.

Ndërsa, këtej nga drejtimi i opozitës nuk ka shenja se dikush do kalojë ylberin. Të paktën të kundërshtojë sa këto “B”-të e emëruara.

Kjo, vetëm që Ramës të mos i kujtohen “B”-të dhe nuk ka nënkuptim tjetër. Ose për të thyer fjalët e këqija që qarkullojnë nëpër “kazanët” e medias se “B”-ja e opozitës nuk është i njëjtë si “B”-të e pushtetit. Se ky as nuk “përdoret” as nuk “shantazhohet”. Thjesht shton radhët e “B”-ve që nuk janë armiq të Ramës, por shërbëtorë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco