Abazoviçët ndër ne shqiptarët shtohen çdo ditë!

Abazoviçët ndër ne shqiptarët shtohen çdo ditë!

Nga Enver Bytyçi - 07/09/2021

Dje në Cetinë të Malit të Zi u përplasën dy palë: Kisha Ortodokse e Serbisë e dirigjuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nga njëra anë dhe qytetarët malazezë të përkrahur nga presidenti i këtij vendi, Milo Gjukanoviç. Shkak ishte shugurimi i kreut të kishës ortodokse të Malit të Zi. Në shugurimin e tij ishte i pranishëm patriarku serb, Porifije dhe krahas këtij dukej i lumtur shqiptari i serbizuar, Dritan Abazoviç.

Në parantezë dua të kujtoj një bisedë të një shqiptari të Kosovës me kreun e doganës në Morinë, Sh. Qenami, në vitin 1980. Kreu i doganës pasi pa në pasaportë se mbiemri i shqiptarit që po vizitonte Shqipërinë mbaronte me prapashtesën "viç", e pyeti atë: - Pse nuk e hiqni këtë prapashtesën viç? Dhe shqiptari iu përgjigj: - Unë jam gati ta heq, por lopa pjell prapë viça të tjerë!

Ngjarja e djeshme në Cetinë ma kujtoi këtë sekuencë të një bisede të para 41 viteve, të dëgjuar me veshët e mi, por njëkohësisht më bëri të besoj se ne shqiptarët jemi të dënuar në ardhmërinë tonë prej politikanëve tanë. Abazoviçi mori pjesë në një ceremoni ku këndohej kënga e rikthimit të ushtrisë serbe në Kosovë. Këndohej prej vetë peshkopëve ortodoksë serbë. Kryepeshkopi dhe peshkopët, të cilët kënduan këngën e ushtrimit të dhunës në Kosovë, janë dëshmuar bashkë me sinodin e tyre si pararoja e terrorizmit serb kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Me atë këngë Kisha Serbe rivendikoi territorin e shtetit të Malit të Zi, zv.kryeministër i të cilit është Abazoviçi. Drejtpërdrejt rivendikoi territorin e Kosovës. Dhe më e turpshmja ndër këto angazhime të tij ishte deklarata e tij se "Milo Gjukanoviç përkrahu terrorizmin në Cetinë"!

E kisha thënë para pak muajsh, kur Abazoviç u takua me Edi Ramën, se ky politikan malazez nuk është në linjën e interesave të shqiptarëve. Thjesht është një demagog e mashtrues, si Edi Rama! Ndërsa dje ai e dëshmoi vetë këtë pozicion të tij anti-shqiptar, anti-malazez e pro-serb, për pasojë edhe pro-rus. Por Abazoviçi i djeshëm nuk është i vetmi. I pari Abazoviç ndër elitën e politikës shqiptare në këto tri dekada është Edi Ramoviç. Si kryetar I Bashkisë së Tiranës dhe si kryeministër i Shqipërisë, por edhe në rininë e tij, Edi Rama më shumë ushqeu urrejtje për "malokët" e malësisë së Shqipërisë dhe ata të Kosovës, sesa për Serbinë dhe serbët terroristë e kriminelë vrasës të shqiptarëve! Prej vitesh është bërë palë me Serbinë kundër Kosovës dhe shqiptarëve dhe vazhdon të këmbëngulë në realizimin e projekteve të Serbisë së Madhe. Madje bën thirrje që të falen kriminelët serbë që masakruan shqiptarët!

Ngjarjet e djeshme në Mal të Zi dëshmuan se Serbia është në sulm për ta zhbërë shtetësinë e këtij vendi. Qëndrimet e Beogradit ndaj Kosovës na dëshmojnë se qeveria e presidenti i Serbisë duan e luftojnë me çdo mjet e në çdo formë për zhbërjen e shtetësisë së Kosovës. Nxitja që presidenti i Serbisë i bën udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Dodik, për shkëputje, është gjithashtu në kuadër të projektit të shkatërrimit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës. Në krah të tij për realizimin e këtyre projekteve Vuçiq prej vitesh ka Abazoviçin numër një të shqiptarëve, kryeministrin Edi Ramoviç. Ramoviçi e mbështeti fillimisht Beogradin në iniciativën e krijimit të Jugosllavisë së Re me shtetet ish-jugosllave plus Shqipërinë e minus Slloveninë dhe Kroacinë. Ramoviçi e mbështeti projektin e ndarjes së Kosovës. Ramoviçi mbështet tani rikrijimin e Jugosllavisë të formatit që përmenda më lart, por të kamufluar me emërtime të tilla si "Minishengen" ose "Open Balkan"!

Edi Rama rekrutoi në këto misione edhe Abazoviçin tjetër, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndërkohë që zanafilla e këtyre abazoviçëve lidhet me rekrutimin e hershëm nga ana e sigurimit serb të këshilltarit kryesor të Edi Ramës, Baton Haxhiu. U rekrutua gjithashtu një Abazoviç tjetër ndër shqiptarët e Maqedonisë, Ali Ahmeti! Këta Abazoviçë morën si detyrë të parë e themelore rehabilitimin e Serbisë si "shtet normal" e madje "modern" e "model" për shtetet e tjera të rajonit. Ata rehabilituan kriminelin e luftërave në ish-Jugosllavi, Aleksandër Vuçiq. E kurorëzuan atë si lider të integrimeve rajonale, në fakt të integrimeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Perandorinë serbe të Aleksandrit! Më pas u përkushtuan në realizimin e projektit të Milosheviçit për krijimin e Serbisë së Madhe me territore të Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe në fund këta duan që ta nxjerrin Serbinë në Detin Adriatik.

Për ta realizuar këtë objektiv, Abazoviçët shqiptarë morën detyrën dhe vijuan misionin e përçarjes së politikës shqiptare. Kërkuan për këtë edhe ndihmën e lobeve serbe e ruse në Evropë e SHBA, si dhe kontributin e George Soros. Deri diku ia kanë arritur kësaj, ta përçajnë politikën shqiptare. Por fatmirësisht akoma nuk kanë mundur të shkatërrojnë plotësisht harmoninë e politikës në Kosovë sa i përket qëndrimeve të saj ndaj Serbisë.

Historikisht Serbia i ka konsideruar si armiq të saj shqiptarët dhe kroatët. Por ndërsa te kroatët nuk gjeti dhe nuk ka as sot ndonjë bashkëpunëtor të saj, në Shqipëri, sidomos në Shqipëri, por edhe te shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malit të Zi Beogradi ka tashmë si bashkëpunëtorë jo një apo pesë abazoviçë, sa përmenda më lart, por ka shumë më tepër se kaq. Disa rrinë fshehur e përgatiten për një skalion të dytë ose të tretë. Ndërsa disa i shohim çdo ditë aktivë në ekranet televizive tek mburren me shërbimet që ia bëjnë Serbisë e Beogradit. Kjo është arsyeja kryesore pse ne shqiptarët jemi kombi më i prapambetur i Ballkanit. Aq më tepër që abazoviçët gjejnë mbështetje publike dhe elektorale te vetë ne shqiptarët!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari07/09/2021 12:50

I NDERUARI PROF. BYTYÇI!
JO VETËM SOT ABAZOVIÇËT, THAÇOVIÇËT, BATON HAXHIÇËT APO RAMAVIÇËT, NUK I KANË MUNGUAR NDONJËHERË KOMBIT SHQIPTAR, POR MË HERËT, SHUMË MË HERËT, QYSH NGA EPOKA E SKENDERBEUT ME HAMZA KASTRIOTOVIÇËT!!
PASTAJ VIJOI ME ESAT TOPTANOVIÇËT DHE AHMET ZOGOVIÇËT E DERI TEK ENVER HOXHOVIÇËT!!
VETË KËTA TRADHËTARË, VETËM PËR ARSYET E TYRE SHUMË TË MBRAPSHTA DHE DJALLËZORE PERSONALE, I KANË SHKAKTUAR KAQ SHUMË DËME KOMBIT SHQIPTAR SA QË NUK KANË BËRË ASNJË PUSHTUES APO ARMIK I HUAJ NË TREVAT DHE TROJET SHQIPTARE NË HISTORI! PRANDAJ KOMBI SHQIPTAR SOT ËSHTË I NDARË NË 5 SHTETE, JO VETËM AKOMA I PËRÇARË, POR NË ARMIQËSI ME NJËRI TJETRIN. KËTA NGAZËLLEHEN, IU NDRIÇON SURRATI, IU GËZON ZEMRA, I BUZËQESH BUZA KUR TAKOHEN, PUTHEN, LËPIHEN DHE PËRQAFOHEN ME ARMIQTË APO PËRFAQËSUESIT E ARMIQVE TË KOMBIT SHQIPTAR, POR NXIJNË SURRETET, STERROSEN, INATOSEN, FYHEN, SHAHEN DHE KATRANOSEN E JANË GATI SA T'IA NXJERRIN SYTË NJËRI TJETRIT!! KUSH E KUSH TË SUNDOJË PASHALLËKUN E VET DHE TË RRËNOJË VENDIN E VET, DHE TË NËNSHTROJË, DËBOJË, TË VARFËROJË DHE TË SHKATËRROJË POPULLIN E VET!!!
VITET MË TË NDRITURA TË VËLLAZËRISË SHQIPTARE DHE TË PATRIOTIZMIT SHQIPTAR KANË QENË VETËM PERIUDHAT KUR TROJET SHQIPTARE KANË QENË TË PUSHTUARA NGA TË HUAJT! FATKEQËSI E MADHE KOMBËTARE VËRTETË!!!
PRANDAJ SHQIPTARËT ASHTU SIÇ KANË VUAJTUR NGA VETË SHQIPTARËT NË VITET DHE SHEKUJT QË KANË KALUAR, ASHTU DO TË VUAJNË EDHE PËR SHUMË VITE DHE SHEKUJ TË TJERË! DO TË VUAJNË PËR AQ KOHË SA "PROFESORËT", "TË MENÇURIT", "ELITAT", "INTELEKTUALËT", "ATDHETARËT", "DEMOKRATËT" DHE "PATRIOTËT" E FEJSBUKUT, TWITERIT, MEDIAVE, GAZETAVE, PORTALEVE, DRITAREVE DHE BANAQEVE TELEVIZIVE, DO TË RRIJNË ATY VETËM DUKE SHKRUAR, KRITIKUAR, DENONCUAR, DEMASKUAR DHE DUKE BËRË GAM-GAM SA PËR KLIKIME FITIMPRURËSE APO REPUTACION PUBLIK PERSONAL FALS, PA ASNJË VEPRIM KONKRET PATRIOTIK, ATDHETAR, LIRIDASHËS DHE DEMOKRATIK, SIÇ KANË BËRË DISA BURRA TË VËRTETË TË KOMBIT SHQIPTAR, HERONJ DHE PATRIOT QË E SHKRINË PASURINË E TYRE, JETËN E TYRE DHE TË FAMILJEVE TË TYRE PËR LIRINË DHE PËRPARIMIN E KOMBIT SHQIPTAR! BURRA SI SKËNDERBEU, SI HASAN PRISHTINA, IDRIZ SEFERI DHE ISA BOLETINI ME SHOKË, ISMAIL QEMALI E SHUMË PATRIOTË SHQIPTARË QË REALIZUAN PAVARËSINË E TROJEVE SHQIPTARE, AVNI RUSTEMI, IBRAHIM RUGOVA DHE I MADHI ADEM JASHARI, QË LUFTOI HEROIKISHT PA KOMPROMIS, DHE SAKRIFIKOI JETËN E TIJ DHE TË GJITHË NJERËZIT E TIJ PËR ÇLIRIMIN E TROJEVE SHQIPTARE TË KOSOVËS!!
PËRBALLË SAKRIFICËS, HEROIZMIT DHE VEPRËS MADHËSHTORE DHE TË PAVDEKSHME TË ADEM JASHARIT TË GJITHË POLITIKANËT SHQIPTARË SOT DUHEJ TË SKUQESHIN, TË TURPËROHESHIN DHE TË ZHDUKESHIN FARE NGA FAQJA DHE SIPËRFAQJA E DHEUT TË TROJEVE SHQIPTARE!!
POR KËTA SOT JANË SHËRBËTORË, RENEGATË, PUTHADORË, SERVILË TË ARMIQVE TË KOMBIT SHQIPTAR DHE ARMIQ E GRABITËS TË SHQIPËRISË DHE POPULLIT SHQIPTAR!

Shto koment

Denonco