Kur ia fut kot edhe Amerika…

Kur ia fut kot edhe Amerika…

Nga Artan Hoxha - 22/05/2021

Vendimi i Sekretarit të Shtetit për të shpallur publikisht ndalimin e hyrjes në ShBA të Sali Berishes pati jehonë e do ketë pasoja të parashikueshme në shoqërinë, politikën dhe shtetin shqiptar, të paparashikueshme gjithashtu.

Të parashikueshmet janë qartazi negative. Vendimi ç’ekuilibron edhe më shumë fuqinë politike të palëve në favor te fortë të Rilindjes së gjithëpushtetshme në një vend ku, edhe pa këtë vendim, kemi ç’ekuiliber që në 2013-tën, thelluar në 2017-tën, forcuar në 2021-shin, ç’ekuiliber që ka dhene efektet e veta ne shpartallimin e balances dhe kontrollit kushtetues te pushteteve dhe ne diferencimin ekonomik te shoqerise ne raport me perkatesine apo afersine me pushtetin. Te paparashikueshmet me gjasa edhe me negative.

Efektet negative shkaktohen nga menyra opake e vendimmarrjes ne kete rast, e mosshpjegimit te qarte, te plote e te detajuar. As nuk thuhet e as nuk dihet as koha, as menyra dhe as faktet a provat ne te cilat eshte bazuar vendimi. Menyra si iu servir publikut kerkon vetem pranim pa vertetim te vertetesise, drejtesise e dobise se tij. Imponim dhe kaq.

Per vendimin e tij Sekretari shprehet se eshte marre per dy aresye, e para per akte korruptive thelbesore te Sali Berishes; e dyta se ai penguaka drejtesine te hetoje keto akte nderkohe qe ShBA duan e perpiqen per nje Shqiperi demokratike, ku sundon ligji e barazia perpara tij. Duke goditur moralisht Sali Berishen ShBA shpresuakan qe do rrezohet a dobesohet kjo pengese.

Nese ky eshte qellimi s’ka se si te funksionoje pasi goditja morale, qe te jete efektive, duhet qe vete te behet me menyra e mjete te pastra, te qarta, te mbeshtetura, shume bindese e gjeresisht te pranuara nga shoqeria se ciles i adresohen. Perndryshe, prodhojne efektin e kundert.

Vendimi nuk i ka fare keto cilesi. Nese do te kishin patur fakte a prova te paditura nga me pare per Sali Berishen, e keto te ishin te verteta e ti jepeshin publikut, ndoshta shume qe besojne ne moralin e Sali Berishes do nderronin mendje.

Prova te reja te ketilla as jepen as lihet te kuptohet se ka. E kunderta u tha, qe gjithcka eshte bazuar ne ngjarjet, faktet, provat e pretendimet qe qarkullojne prej shume e shume vitesh edhe ne kanalet shteterore edhe ne ato diplomatike edhe ne ato medietike.

Po qe per keto te vjetrat e te njohurat, gjithkush ka krijuar me kohe e vakt vleresimin e vet per Sali Berishen, te mire a te keq, besues a mosbesues, mbeshtetes a kundershtar, adhurim a urrejtje. Pa prove te re vendimi i Sekretarit nuk ndryshon gje, vec forcon kontrastet, thellon polarizimin, ndez emocionet e kahjeve te kunderta.

Por, nese s’ka prove te re, pse ka nje vleresim te ri per Sali Berishen nga Departementi i Shtetit? Nje organizate koherente, me te njejtat provat do mbante te njejtin qendrim ne kohe. Koherenca prishet kur ndryshojne njerezit, pra ndryshojne interesat, botkuptimet, synimet e keto ndryshojne edhe organizaten, strukturen, qellimet, procedurat e mjetet e saj.

Sali Berisha eshte ai qe ka qene. Ka ndryshuar mendim Departementi i Shtetit. Sepse ka ndryshuar vete Departementi. Sepse ka ndryshuar Presidenca, Administrata, raportet politike dhe ato mes grupeve te interesave te ndryshme, e ku penetrojne edhe grupe interesi te huaja, perfshi ato te politikes se sotme shqiptare qe dominohet nga Rilindja e gjithepushtetshme.

Sot eshte nje tjeter Amerike. Qe ka bere e do beje shume gjera te medha e te mira por qe ka bere e do beje edhe gabime trashanike, si ky me Sali Berishen.

Durim. Sepse ShBA eshte edhe e mira me e madhe qe kemi kur ben mire edhe e keqja me e vogel kur ben keq. Por edhe qendrim te qarte e qendrese ndaj gabimeve te saj. Keshtu, edhe ndihmojme veten edhe i sherbejme sic duhet vete Amerikes, e cila lirine dhe dinjitetin e individit e ka ne themel te qenies se vet, qe i mbron me sistemin e vet demokratik, ligjor e gjyqsor, te ekuilibruar e te balancuar thuajse ne perfeksion, e ku, per rrjedhoje, edhe barazia perpara ligjit eshte me prane te vertetes se kudo.

Qendrim te qarte e qendrese ndaj gabimeve te Amerikes sepse Amerika ka ndryshuar,  ndryshon e do ndryshoje e, ndryshe nga superfuqite e tjera, edhe kur ia fut kot… heret a vone , Amerika i korigjon gabimet e veta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ciro di macio28/05/2021 17:36

o Mani paske rene nga kazani, ti paska ngrene dhia librat te dhe uses tende, ata nuk duhan as nonen e vet komb me koti dhe njerez rrota patllixhani

Skrapari24/05/2021 00:05

O eliot! O mavri! Ku kupton ti mut cfare thote i nderuari Artan Hoxha, nje nga analistet me serioze, nje intektual klasi. Analiza e tij eshte per nivele intelektualesh qe e njohin politiken ne pergjithesi dhe ate amerikane ne vecanti. Keshtu si mjeran qe je sic ne pergjithesi jane te majtet injorante bej ndonje pune qe te siguron buken e gojes ty dhe kalamaqve te tu. Ti i mjere nuk e di qe me shume se gjysma e shqiptareve kudo ku ata jetojne kane nje dashuri te vecante dhe vleresim maksimal per Doktorin, Prijesin e Demokracise Shqiptare.

tirana23/05/2021 22:01

.... jo kot , por kesaj rradhe me Doktorin ja ka fut kot fare ; fare , fare ....???!!!

Sazani23/05/2021 19:37

E ka thene bukur Arben Duka:

O moj Amerike,
per neve c'u trete
Me nje stillopen
Na bere per vete

Arqiduka 23/05/2021 14:04

Përfundimisht Zoti Hoxha është njëshi sot për sot,.

eliot 23/05/2021 13:00

Amerikanet kane te drejte berisha eshte i korrupatuar ;;; per interesat e veta personale shet shqiptaret kudo ku ...mjaft me hipokrizina ;;; cfare ka bere pozitve berisha per popullin shqiptar merci

Osman Murati23/05/2021 11:45

Dhe ti ia fut kot vella. Amerika ketu ka bere gabim trashanik me dashje. Doktorit meritat nuk ia jep nje shtet hegjemon, por kombi shqiptar.

MANI,USA.22/05/2021 23:46

HEU KURRË,NUK IA FUT KOT AMERIKA; EU BURRË, NUK NA NGUT O ZOT,AMERIKA!!
POR, NGADALË DHE SIGURT,EDHE MË SHUMË FAKTE; ORE, PANDALË DHE SIGURT
DHE NDËR SHUMË AKTE! POR, FAKTET NUK PUBLIKOHËN; AS NUK DUBLIKOHËN; A,
NËSE PËRSONI NË NON GRATA KËRKON TË NJIHEJ ME FAKTE DHE AKTE; AMERIKA
IA TREGON FIJE E PËR PË; PËRNDRYSHE, AMERIKA ËSHTË DJEPI I DEMOKRACISË
BOTËRORE; SI DHE, QË NGA LUFTA E PARË BOTËRORE,AMERIKA SIÇ THOT O DHE
BURRËSHTETASI DHE INTELEKTUALI MË I MADHI MBARË SHQIPTARË,FAN NOLI NË
THËNJËN E TIJË PËR AMERIKËN:-SHUAJ MOJ NENË, MOS KE FRIKË; SE I KE BIJË E
BIJA NË AMERIKË!" PRENDAJ, AMERIKA NA SHPETOJË PA U SHKATRRUAR O,NGA
LUFTA E PARË BOTËRORE; DHE, VAZHDIMISHT;A, SPECILALË PËR IDEALE MË TË
LARTA, MË TË ZJARRTA,DUKE NA SHPETUAR NGA ZHBERJA TOTALË, GLOBALË,
80% TË TROJEVE JASHTË KUFIVE SHQIPERISË;MU KOSOVËN O,QË USA+NATO+
DIASPORA SHQIPTARE+UÇK+MBARË BOTA DEMOKRATIKE E, PRAP SE PRAP,QË
DIKUSH PO PUNON, TUNDON, FUNDON, PËR RIKTHIMIN, RINËNSHTRIMIN OUH,
RINËNSHKRIMIN,NËN THUNDËR RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVË?! MANI,USA.

Rilindasi 22/05/2021 19:52

Mos ngatërroni USA me nje klan pabythsash sorrosiane . Nuk eshte USA qe morri ate vendim. Por meditesit e kuq te Sorrosit. Blinken nuk eshte as USA; as dhe nje dore drejtuesit te DASH nuk jane USA. Keta pabythsat I beri.zap Toma me Gjushin. Si gjithmonë te fala Kimetes nga Qifja

t22/05/2021 18:51

Po me Dvoranin,gjykates i korruptuar,qe kaloi vetingun me100 milion lek te padeklaruara,qe veproi politikisht me kandidaturat per ne Gj.K.a i takonte ketij bastardi titulli Kampion i Antikorrupsionit akorduar nga Dashi pa bole.
A ka korrupsion me te larte dhe shperdorim fondesh nga keto qe ka bere Rama?Raportet e deritanishme te dashit per shqiperine kane qene te mbushura me korrupsion e trafik droge gjithmone ne rritje,dhe per kete dashin pa bole o te tredhur,na qenka vetem berisha i korruptuar.Faktet per rame&rilindjen dash i ka perapara ne tavoline kur bente ato raporte dhe i korruptuar na qenka vetem berisha mbasi ka 8 vjet qe ka len pushtetetin.Berisha ka mekatet e veta,por korrupsion e droge si keto 8 vite nuk ka pare ndonjehere shqiperia.Prandaj te qifsha dashin me gjithe ameriken bashke.

Shqiptari22/05/2021 17:37

NUK IA FUT KOT AMERIKA, POR AMERIKA ME LIDERET QE KA, KA MARRE PER KOT!
CILEN AMERIKE TE BESOJME NE SHQIPTARET? TE AMERIKANEVE APO TE SOROSIT?
FATKEQESISHT NE SHQIPERI SOROS ME NDIHMEN DHE MBESHTETJEN E DASH PO PERPIQET QE TE RIVENDOS REGJIMIN DIKTATOTIAL TOTALITAR STALINISTO-KOMUNIST TE TIPIT NARKO-NAZI-FASHIST TE UDHEHEQUR NGA SATRAPI I SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA.
KJO ESHTE AMERIKA, SIMBOLI I DREJTESISE, BARAZISE PERPARA LIGJIT, I LIRISE DHE I DEMOKRACISE BOTERORE???!!!!!!!
SHBA KA MARRE TE TATPJETEN QE KUR MBAROI EPOKA BUSH. KLINTON MANJAKU E KISHTE MENDJEN TEK SHALET E GJOKSET E GRAVE, ME OBAMAN TALLEJ EDHE PLAKUSHI KARAGJOZ BERLUSKONI (E' BELLO, MA UN PO BRONZATTO!), TRUMP ISHTE NJE TRAP QE AS VETE NUK E DINTE PSE U BE PRESIDENTI I SHBA, NDERSA SOT, GJYKOJENI VET.

Shto koment

Denonco