Kujdes statistikat e vërteta, jo ato që masin shkallën e dhimbjeve

Kujdes statistikat e vërteta, jo ato që masin shkallën e dhimbjeve

Nga Artan Fuga - 28/03/2020

Pa panik! Sapo e tha një menaxher shumë i lartë i një vendi të madh europian që unë i besoj fort:

Gjendjen e epidemisë nuk e tregon aq numri i vdekjeve, sepse vdekjet e sotme janë përgjithësisht rezultat i ditëve të shkuara, si edhe është shumë relative shkaku, por e tregojnë:

1. Numri i personave të testuar dhe dalin me infeksion. Ka shumë rëndësi harta e të testuarve. Pa teste nuk ka gjë në vijë askush. OBSH rekomandon sa më shumë teste, por jo të bëra kuturu. Duhet shpërndarje statistikore e saktë.

Por a e kemi në të zhvilluar shkencën ndërdisiplinare të gjeografisë epidemiologjike digjitale? Kemi ne qendër kërkimesh të mirëfillta në këtë fushë? Albanologjiaaaaaaaaaa! Kemi apo jo? Apo bëjmë folklor dhe duam lekë pa dobi shoqërore?

Te jetë për mua asnjë shkence të paaplikuar në teknologji nuk i jap asnjë vend në institucionet kërkimore shkencore!

Pse kush jemi, Hjustoni?

Vetëm kërkim shkencor të aplikuar për hallet tona emergjente. Të tjerët të fshijnë buzët!

Le të shkruajnë romane!
Te bëjnë teori me gishta!

Duhen laboratore ore juuuu! Nuk bëhet shkencë me gishta! Nuk bëhet shkenca me dy karrige dhe një tavolinë me llogje!

Kur mendon që i diplomojmë studentët ende jo sipas profesioneve, por sipas fushave të shkencës, të vjen për të uluritur!

Kur mësimi bëhet sipas fushave të shkencave dhe jo sipas ndërthurrjes së tyre!

Kur departamentet nuk ndërtohen në mënyrë ndërdiplinare por si grup lëndësh brenda një dispiline!

Kur vendet në akademi hapen sipas fushave të izoluara dhe pa asnjë vlerë praktike!

Ulurima disavjeçare të kthehet në klithmë : O të uruar a keni pak mëshirë ta vini gishtin në kokë!

He mo na duhet shkenca, apo të prodhojmë vetëm ndreqësh çatish!

2. Numri i personave që njoftohen me simptoma të lehta te mjeku.
3. Numri i personave që shtrohen atë ditë, pra sot në spital.

Pra, për rrjedhojë mund të ndodhi që numri i vdekjeve në një ditë mund të jetë rritur, por ka mundësi që si rezultat i masave të izolimit, treguesit e vërtetë të gjendjes të ulen.

Kujdes statistikat e vërteta, jo ato që masin shkallën e dhimbjeve të mëdha lidhur me vdekjen e të afërmëve, por jo gjendjen e sotme të epidemisë!

E kuptuat?

Ashtu të masim edhe ne!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ervin28/03/2020 20:28

Respekte profesor!
Shume i drejte shqetesimi juaj. Por problemi eshte se as ne Itali Spanje Britani nuk ka testime dhe statistika serioze dhe atje perqindjet e vdekjeve jane te larta kurse ne Kore Japoni Gjermani ku testimet jane me te shpeshta perqindjet jane te uleta.
Tani ose keto shtete qe nuk bejne testime kane nje sistem shendetesor te deshtuar ose ketu luhet nje loje e permasave te medha, dhe kjo loje eshte e piste.

Shto koment

Denonco