O sot o kurrë, të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice

O sot o kurrë, të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice

Nga Ilir Meta - 15/09/2019

Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Në themel të demokracisë qëndron vota, e drejta e çdo qytetari për t’u zgjedhur e për të zgjedhur, pluralizmi politik.

Demokraci do të thotë që çdo qytetar të vendosë për të ardhmen e vet. Që çdo qytetar të ketë besim te roli i vet në demokraci. Që çdo qytetar të ketë mundësi për të ndikuar mbi vendimmarrjen. Për ta detyruar atë të jetë transparente, nëpërmjet llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe kombëtar.

Demokraci do të thotë që çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit.

Fatkeqësisht shumë nga këto parime e vlera që janë kolonat dhe zemra e botës demokratike, janë përçudnuar në vendin tonë.

Zhgënjimi është i madh. Jo ndaj demokracisë që sollëm në dhjetor ’90, por ndaj formës së shëmtuar që ajo mori në 30 vite. Shpopullimi dramatik i Shqipërisë dhe humbja e shpresës, veçanërisht tek brezi i ri, është treguesi më i dhimbshëm dhe fatkeq. Shikoni ku jemi sot: të fundit në rajon para dyerve të BE-së. Dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi. Ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri.

Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore.

Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Koha nuk pret!

Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë!

Për një Shqipëri demokratike, si gjithë Europa!

Sepse liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë të panegociueshme!

Mbrojtja e demokracisë sot është një detyrë patriotike për t’i rikthyer besimin çdo qytetari dhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë është vetëm këtu dhe kjo kërkon kontributin e secilit për ndryshim.

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi!

Largimi u intereson atyre që duan të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët, ndaj prej kohësh kanë planifikuar vrasjen e ngadaltë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!

Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t’u përmbysur!

Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!

O SOT O KURRË!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t15/09/2019 18:18

Nje fjale thote: me mire vone se kurre.
Ata qe e kane jetuar 91-92,duhet tu kujtohet qe ne krye te protestave ishin bijte e nomeklatures komuniste.Sot jane ne fuqi nipat e mbesatt e tyre.Perderisa nuk po e merr inisiativen dikush tjeter,perse mos ta marre presidenti.Cfare ka bere me pare,ti gjykohet kur ti vije radha,cfare po ben tani kjo ka rendesi

Shqiptari15/09/2019 11:57

Brockulla dhe propagande boshe z. President!
Ke nxjerre nje foto, e cila eshte shkrepur gjate takimit te perfaqesuesve te studenteve dhe pedagogeve me diktatorin e parafundit komunist Ramiz Alia ne Dhjetor 1990. Vetem Ramizi e di se si u zgjodh ajo perfaqesi, por koha e tregoi dhe e vertetoi qe ishit te perzgjedhurit e tij ashtu sic ishin te gjithe kryetaret e partive politike pluraliste qe u krijuan ne ate periudhe. Sepse te gjithe me radhe qe erdhen ne pushtet si te majtet dhe te "djathtet" asnjehere nuk e zbatuan piken e pare universale te demokracise dhe te se drejtes se njeriut: Kthimin e pronave tek i zoti, tek pronaret e tyre te ligjshem, Cdo gje tjeter eshte mashtrim dhe propagande!!!
Kjo eshte nje ironi shume therese!
Pretendohet se Iliri, Azemi, Arbeni, Shenasiu, Demeti e shume te tjere qe ne ate kohe, ishit me "trimat dhe me te vendosurit" per demokracine, sepse fatkeqesisht ne te tjeret (me mijera) bashke-studentet tuaj nuk na zuri "lapsi" qe te dukeshim neper ekrane, foltore dhe fotografira te kohes. Te ngriheshe kunder diktatures 45-vjecare komuniste te asaj kohe, te viheshe perballe policise, ushtrise dhe sigurimit famekeq te shtetit ishte vertete trimeri e madhe, ishte herezi, ishte vetevrasje. Por ne nuk e llogarisnim me jeten perpara lirise dhe demokracise se vertete, perpara kauzes tone rinore per ta rrezuar regjimin diktatorial komunist dhe per ta bere Shqiperine si e gjithe Evropa.
Ne u ngritem kunder pushtetit komunist diktatorial, dhe nuk kishim as gazeta, as televezione, as amabasaden e SHBA, te BE dhe OSBE, nuk ishim as anetare ne NATO dhe e detyruam qeverine komuniste me mjete paqesore dhe me greva e demonstrata mbarekombetare qe te dorezohej dhe jepte doreheqjen.
Sot shumica prej atyre qe u takuan me diktatorin e parafundit komunist Ramiz Alia, keni qene dhe jeni pushtetare, studenti i dikurshem Ilir Meta, ka qene deputet, kryeminister, zv/kryeminister, minister, kryetar i parlamentit dhe sot President i Republikes! Por edhe nje nga politikanet e pasur te Shqiperise, jo nga puna profesionale apo nga ndonje biznes familjar, por vetem nga politika dhe pushteti
A nuk eshte kjo shume ofenduese, ironike dhe shume tallese per aspiratat e ish-studenteve te dhjetorit 1990????
Cfare e pengon sot ish-studentin politikan dhe President qe te ngreje ne kembe popullin, punetorine, studentet dhe te gjithe rinine shqiptare per te rrezuar diktatorin e fundit komunist e te keq te Shqiperise, Edi Ramen dhe banden e tij hajdute RILINDJA?
Pse ka frike Ilir Meta te dorezoje mandatin e Presidentit dhe te vihet ne krye te protesetave dhe kryengritjes masive popullore per rrezimin e kesaj diktature te ndyre?
Asnje diktature nuk eshte rrezuar me mjete paqesore, asnjehere liria dhe demokracia nuk jane fituar me mjete paqesore, prandaj edhe kjo "demokracia" jone deshtoi dhe na polli perseri nje diktature te re!
Ngrije popullin ne kryengritje masive z.President dhe leri fjalet boshe dhe propaganden politike!
Nuk rrezohet regjimi i diktatorit te fundit komunist Rama nga foltoret dhe konferencat e shtypit te presidences, nga FB dhe nga studioja e Cimit!!!!
Dil ne rruge dhe ne kryengritje!!!!

Mond15/09/2019 11:15

Shpejt u kujtove o Meta.E kishe ne dore kur ishe kryetar kuvendi dhe kryetar i LSI. Nuk e rrezove Ramen se kishe rene dakort me te dhe Rucin qe te beheshe president.Mire qe nuk.e rrexove Ramen por vajte edhe votove si parti te gjitha ligjet qe donte Rama qe ta linte vendin pa kushtetute dhe pa gjykata.Nuk u bashkove me PD per mosvotimin e atyre ligjeve. Je teper vone por thone me mire vone se kurre.Po e ke seriozisht sbperndaje kete parlament te felliqur. Rilndja po mundohet te shkarkoje nepermjet ketij parlamenti antikushtetues.Vepro ti i pari shperndaje kete hale parlsment.Kur te behet gjykata kushtetuese te vendose si te doje per kete paflament ama ti do kedh bere gjene me te mire per kete vend. Rrige tjeter per ruajtur demokracine ne kete vend nuk ke. Pra shpetndaje kete parlament hajdutesh .

Shto koment

Denonco