Duhet të zgjedhim midis njeriut dhe kavjes!

Duhet të zgjedhim midis njeriut dhe kavjes!

Nga Alfons Zeneli - 23/08/2019

Disa gjykatës italianë që janë edhe shkrimtarë e poetë njëkohësisht, i kanë kërkuar falje Visar Zhitit në emër të gjykatësve shqiptarë që e dënuan dhe nuk kërkuan falje kurrë. Kërkuan italianët falje, sepse u erdhi turp që kolegët e tyre diku në një vend tjetër të botës kishin dënuar njeriun për poezi. Krahas shkrimit që bën fjalë për këtë ngjarje, është dhe prononcimi i xhelatit Rrapi Mino.

 "Nuk kam pse të kërkoj falje"- thotë Rrapi. "Ashtu ishin ligjet e kohës".

A ka ADN njerëzore në masën biologjike të Rrapit?! D.m.th, a ka ndërgjegje, ndjenja, dhimbsuri, shpirt, pendim, kokëulje? Atëhere ashtu ishte koha. Po sot që koha nuk është më ashtu? Rrapi është ende në atë kohë. Thjesht sepse kohërat në kokën e një shtaze janë gjithmonë kohëra të zeza për njeriun, dritën dhe lirinë.

Sot është dita e të persekutuarëve politikë. Ditë e cila na kujton trupin kombëtar që bëmë kolektivisht, duke lejuar diktaturën dhe njëkohësisht lavdinë kombëtare që na dhanë ish të burgosurit politikë, si simbole të përbotshëm të rezistencës së njeriut mbi antinjeriun.

Mjafton vetëm një shembull: Sami Dangëllia. 43 vjet burg politik.

Gati po kaq dhe Osman Kazazi. Mandela do tmerrohej para tyre. Apo biblioteka e gjallë Kardinal Mikel Koliqi.

Ku janë bustet dhe shtatoret e tyre nëpër sheshe?

Ku janë sot ceremonitë që duhet të organizojë qeveria progresiste, europerëndimore e Rilindjes?

Ku janë tekstet shkollorë me shembujt e tyre njerëzisht frymëzues?

Ku është mbrojtësi i pluralizmit Gramoz Ruçi?

Ku është, ku kakaris Erion Veliaj?

Shembujt e Sami Dangëllisë, Osman Kazazit, Kardinal Mikel Koliqit dhe dhjetëra të tjerëve do të duhej t'i njihte bota mbarë.

Shoqëria shqiptare ende bën faj. Ende hesht. Ende sheh qetësisht e atrofizuar se si shkel krimi dhe antivlera mbi trupin dhe shpirtin e saj.

Sot, në këtë ditë të gjithë duhet të zgjedhin midis Rrapi Minos dhe Sami Dangëllisë, midis Osman Kazazit dhe Nevzat Haznedarit, midis Kardinal Mikel Koliqit dhe Aranit Çelës, midis Bilal Xhaferrit dhe Shefqet Peçit, midis Musine Kokalarit dhe Nexhmije Hoxhës, midis Sabiha Kasimatit dhe Themie Thomait, midis klerikëve të pushkatuar e burgosur dhe Prokop Murrës, Muho Asllanit, Pilo Peristerit, Adil Çarçanit.

Duhet të zgjedhim midis njeriut dhe kavjes!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi 23/08/2019 16:05

Kriminelet lindin dhe vdesin si te tille kriminel. Ata jane te denuar nga zoti te jene kriminel, ky eshte nje denime shume me i rende se sa denimet me pushkatime, burgje,internime, pasi gjitheshka mundesh ta vrasesh, por nuk vret dot fisnikrin, trimerin, burrerin, patriotizmin,ndershmerin...etj. Vitet ikin, por si ndihen sote persekutoret dhe si ndihen te persekutuarit? Ata e fusin koken mes shaleve te tyre te dhjera, ndersa te persekutuarit jane me koken larte me krenari e ndershmeri...

Shqiptari23/08/2019 13:36

I nderuar Alfons!
Perfundimisht jemi nje popull frikacak. Frikacaku nuk ka dinjitet, eshte servil, tradhetar, korruptohet, blihet dhe shitet lehte, pranon ta shtypin, ta shkelin me kembe, ta pushtojne, ta grabisin, ta perdhunojne, ta denojne dhe ta burgosin pa te drejte. Nje popull frikacak nenshtrohet dhe gjunjezohet lehte ndaj kujtdo qe ka pushtet.
Tani jam plotesisht i bindur ne mendimin tim pse Shqiperia historikisht qe nga lashtesia eshte pushtuar lehtesisht nga te huajt dhe territori i saj ka ardhur duke u tkurrur, ngushtesuar dhe zvogeluar ne cdo shekull dhe shekull pas shekulli dhe shkaterruar vit pas viti. Sepse shqiptaret kurre nuk kane qene patriote te vertete, kurre nuk e kane dashur Shqiperine si shtepine e tyre, por vetem kane pare interesat e tyre te perkoheshme, personale dhe familjare. Kjo eshte fatkeqesia kombetare qe na ka shoqeruar historikisht. Armiqte me te eger te Shqiperise jemi vete ne shqiptaret. Te huaj thjesht e kane shfrytezuar kete tradite poshteruese shqiptare. Mos u mburrni kot! Kjo eshte e verteta! Lexojini faktet historike! Shqiptaret gjithone kane qene te percare dhe ne konflikte te brendshme, politike, ushtarake dhe ekonomike. I vetmi qe arriti deri diku t'i bashkonte shqiptaret ishte Skenderbeu. Por edhe ai deshtoi. Shqiptaret u bashkuan rreth Skenderbeut per interesat e tyre personale dhe nga frika e pushtetit te Skenderbeut dhe nga frika e turqve. Ky deshtim doli ne pah qartesisht pas vdekjes se Skenderbuet, kur Shqiperia ra perseri me shume lehtesi ne duart e turqve. Patriotizmin e kemi thjesht fasade fallco, per te mashtruar vetem shqiptaret qe japin voten. Patriotizmin e kemi si fasade mashtruese propagandistike sa per te marre pushtetin. Si mund te jete patriot nje udheheqes qe vjedh, grabit dhe neneshtron e shtyp popullin e tij, i mohon atij lirine dhe pasuron vetem familjen e tij?
Shqiptaret kane nje thenie mjaft te ulet, mjaft shkaterruese per veten e tyre: Edhe ti po te ishe ne pushtet njesoj do te beje!!!!!!!
Ky eshte nje mentalitet veteshkaterrues, qe do te thote se nje popull i tille eshte pa dinjitet dhe pranon neneshtrimin, injorimin dhe skllaverimin me bindja.
Prandaj ky popull historikisht i ka merituar qeverite qe ka pasur, ka dhe do te kete!
Ja shikoni KOSOVEN! Deri dje ankoheshin se fajin ua kishin SERBET! Po tani? Serbet iken, kane mbetur vetem "patriotet" shqiptare!!!! "Patriotet" po hane njeri-tjetrin, po bashkepunojne edhe me armiqte serbe, per t'ia futur njeri-tjetrit.
Pra cilet jane armiqte me te eger te vete shqiptareve???!!!! Serbet, greket, maqedonet, malazezet, cilet?
Ata po tallin bythen me "patriotet" dhe "patriotizmin" e dhjere shqiptar!!!!!!
"Udheheqesit patriote" shqiptare, kudo ne Shqiperi, Kosove, Mal i Zi dhe Maqedoni, sapo mbushin xhepat dhe thaset e tyre me miliona dhe miliarda euro te grabitura TIFOZEVE te tyre, ose largohen jashte memedheut te ngopur dhe te lumtur ose fillojne perseri te bejne rolin e "Patriotit" kur jane ne opozite!!!!!
Eshte i vetmi popull ne bote qe fatkeqesisht behet tifoz me cdo qeveri qe ka mbi koke!
Simptoma e rrezikshme me e pasherueshme e nje populli eshte TIFOZLLEKU ndaj qeverise.
Ajo qeveri qe arrin ta bej popullin e vet TIFOZ te saj eshte e fituar!
TIFOZI e do, e adhuron dhe nuk e kritikon kurre skuadren e vet edhe kur gabon, edhe kur humbet! Shqiptaret jane TIFOZE te cmendur te cdo qeverie!
Nje popull i tille te vetmen rruge ka: ZHDUKJEN!

Shto koment

Denonco