Kujt po i shkojnë 11 milionë eurot e Polit të Drejtësisë?

Kujt po i shkojnë 11 milionë eurot e Polit të Drejtësisë?

Nga Klodian Tomorri - 20/08/2019

Në vitin 2013, qeveria i dha Dhomës Kombëtare të Avokatisë, 25 mijë metra tokë shtetërore falas pranë fushës së Aviacionit.

Sipas vendimit, toka u dha me qëllim ndërtimin e Korpusit të Avokatisë dhe nuk lejohej ndryshimi i destinacionit.

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi Pallatin. Se me çfarë çmimi dhe se me çfarë parash e financoi, kjo nuk dihet, pasi Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF dhe jo institucion publik.

Nën zë flitet se e gjithë ndërtesa ka kushtuar 2 milionë euro, por ky është informacion i pakonfirmuar, sepse nuk është publik.

Tani pallatin e ndërtuar mbi tokën e falur shtetërore, qeveria po e blen si zyra për institucionet e reja të drejtësisë.

Çmimi i blerjes edhe ky ende jo publik, flitet se është caktuar 11 milionë euro.

Pra, 11 milionë euro do të paguajnë qytetarët shqiptarë për Dhomën e Avokatisë, për një pallat të ndërtuar në tokë të falur shtetërore. 
1- Kujt po i shkojnë paratë? 
2 - Si do të përdoren ato? 
3 - Pse u shkel vendimi i qeverisë, që ndalonte shprehimisht ndryshimin e destinacionit për pronën e falur? 
4 - Me ç’bazë ligjore është blerë prona?

Sepse ligji nuk e lejon qeverinë të blejë prona private sipas qejfit, por e ka kushtëzuar vetëm me shpronësimet.

Edhe këto, me çmime të përcaktuara dhe vetëm kur përdoren për vepra publike, që kanë rëndësi të veçantë.

Nuk e lejon njeri qeverinë të blejë prona private si të dojë, sepse po të ishte ashtu, Buxheti i Shtetit do të masakrohej nga pazaret.

Ky transaksion ka pikëpyetje të mëdha dhe shumë anë të errëta.

Është biznes i rëndë, që do të plasë shumë shpejt në publik.

Boll më me institucione hibride, që ngrihen për të devijuar paratë e taksapaguesve në llogari të paqarta dhe me mekanizma të dyshimtë.

Sepse po na del Dhoma e Avokatisë si biznes ndërtimi, që merr troje publike falas dhe fiton miliona euro.

Ç’janë këta?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp20/08/2019 11:26

"Pallati i Avokatise"eshte nje qoke e partitokracise,ndaj nje klani te percaktuar sherbysish dhe kontributor ne shkaterrimin e sistemit te drejtesise.Pallati i Ri i Drejtesise eshte nje detyrim i shtetit shqiptar ndaj institucioneve kushtetuese per ti akomoduar ne ambiente normale per ta permbush detyren.2.milion eurot duhet ti kalojne ndertusit te pallatit.Per pronen private duhet te kete kompensim ne rast se ne ate siperfaqe, nuk do kete ndertime te tjera.Gjithe praktika korruptive dhe antikushtetuese duhet te hetohet nga SPAK, ashtu siç do duhet te hetohet edhe vrasja makabre e avokatit Kleanthi Koçi, plot 20 vjete me pare ne 1999.Ku ka prone shteterore dhe publike ne zemer te qyteteve.Per hajnet, gjithe shteti eshte prone e tyre.

Shto koment

Denonco